• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u bë shampanja pija e preferuar e të gjithëve?

by A R
04/01/2023 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka kurrë një periudhë të papërshtatshme për të konsumuar një shishe me shampanjë, por festat janë veçanërisht koha më e përkryer për ta bërë këtë.

Jo vetëm kaq por shampanja është bërë një pije ikonike edhe në raste dasmash ,ditëlindjesh e gëzime të tjera familjare. Por pse kjo pije e veçantë është  bërë kaq e njohur vitet e fundit?

Një përgjigje të saktë vështirë se mund të japim por duke qënë se prodhimi i saj është i vështirë kjo e bën atë mjaft të preferuar.

“Është një produkt i shtrenjtë sepse është i komplikuar për t’u prodhuar. Është një proces shumë i gjatë. Prandaj ne jemi të kufizuar në prodhim ,prodhimi i shampanjës është i vogël në shkallë globale. Pra, po, ne kemi konsumatorë që janë ndoshta më pak të prekur nga inflacioni se të tjerët, dhe vërejmë se që nga fundi i krizës së covid-19, njerëzit duan ta kënaqin veten. Ata duan produkte të mira dhe duan të festojnë, edhe nëse është thjesht një festë e thjeshtë. Dhe hapja e një shishe shampanje është, në vetvete, një festë, me miqtë, kështu që njerëzit po krijojnë raste festive”.

Që shampanja po bëhet një pije mjaft e pëlqyeshme këtë e tregojnë edhe shifrat e fundit të shitjeve.

Sipas David Chatillon, kryetar i Unionit të Shtëpive të Shampanjës në Francë, shitjet e shampanjës kanë arritur përgjatë vitit 2022 në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave me fitime që shkuan në 5.7 miliardë Euro.

Dhe ky vend evropian është në fakt shtëpia e kantinave më prestigjioze dhe më të shtrenjta të shampanjës në botë. Prodhuesit e kësaj pije gjatë vitit 2022 ja atribuojnë këtë bum fitimesh lehtësimit të  kufizimeve të lidhura me pandeminë e Covid-19 që çoi në një rritje të eksporteve.

“Eksportet po ecin mjaft  mirë. Tre tregjet tona kryesore, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Japonia, po ecin shumë mirë dhe po ashtu edhe destinacionet e tjera evropiane. Kështu që ne do të thyejmë rekorde përsa i përket eksporteve. Është e qartë që kemi rekrutuar konsumatorë të rinj. Marr shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Vlerësohet se kemi rekrutuar 1 milion konsumatorë që kanë mësuar ta konsumojnë shampanjën ndryshe. Ata e konsumonin atë jashtë shtëpive të tyre, në restorante apo klube nate. Ata vazhdojnë të bëjnë këtë , por tani po e konsumojnë edhe në shtëpi”.

Prodhimi i shampanjës në vitin 2022 ishte aq i mirë sa Chatillon e quan një mrekulli. Prodhimi ishte 45% mbi mesataren 5-vjeçare për shkak të kushteve të mira të motit.

“Ka shumë fjalë për të përshkruar vitin 2022 , shpëtimtar, i jashtëzakonshëm… Epo, ishin të korra të  mrekullueshme, si në cilësi ashtu edhe në sasi. Na duheshin të tilla të për të kompensuar të korrat shumë të vogla të vitit 2021, ndoshta të korrat më të pakta në dekada, kështu që ne jemi shumë të lumtur. Këto janë verëra që  do të konsumohen pas 2, 3 ose 10 vjetësh”.

Shampanja është sinonim i pasurisë dhe luksit. I gjithë rrushi duhet të korret me dorë dhe vjelës të aftë të cilët vlerësojnë rrushin gjatë korrjes duhet të heqin çdo kokërr të kalbur.

Dhe ky kujdes që shkon deri në detajin e fundit reflektohet edhe në çmimet e këtij kësaj pije të zgjedhur e cila edhe  në të kalurën kishte statusin e pijes ekskluzive për të pasurit në oborret mbretërore.

/a.r

Next Post
Paralajmërimi i Dashnor Sulës: Arben Kraja do të ketë fatin e Gledis Nanos

"Kushtetuesja" pranoi padinë për bordin e çmimeve / Sula: S’ka asnjë reagim për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In