• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si u arrestua djali i ish-bosit të VEFA-s Artan Alimuçaj, fshehu 647 mijë USD në Hungari

by Java News
07/07/2017 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i ish-bosit të VEFA-s, Vebi Alimuçaj, është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh. Artan Alimuçaj, 41 vjeç, është arrestuar gjatë një operacioni të shërbimeve të Forcës së Posaçme Operacionale. Ai ishte shpallur fajtor në vitin 2015, duke u dënuar me 4 vjet heqje lirie për pastrim parash

Djali i ish-presidentit të firmës piramidale VEFA, u mor në hetim pas zbulimit të një llogarie në një bankë në Hungari, ku kishte depozituar 647 mijë dollarë. Ai u arrestua teksa po pinte kafe në një lokal që ndodhet pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, te Rruga e Dibrës.

Burimet thanë se në momentin e ndalimit ai ndodhej vetëm dhe nuk bëri asnjë rezistencë, duke iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë. Sipas vendimit të Gjykatës, Vebi Alimuçaj është dënuar për veprën penale të mashtrimit të afro 59 mijë personave dhe rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, djali i tij, i cili u arrestua dje, ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Shuma prej rreth 1 milion dollarësh është depozituar në dy llogari të ndryshme në vitin 1996. Ndërsa janë zbuluar në vitin 2010, kur është tentuar të bëhet një transaksion, të cilin banka e ka ndaluar për shkak se dukej i dyshimtë. Në këtë kohë kanë nisur edhe hetimet nga Prokuroria.

Sipas vendimit të Gjykatës, rezulton se nga hetimet e kryera është provuar fakti se Vebi Alimuçaj është deklaruar fajtor nga Gjykata e Lartë në vitin 2002 për mashtrimin e 57.923 personave dhe është dënuar me 20 vjet burg.

Nga kjo vepër penale e konsumuar prej tij, referuar aktivitetit të paligjshëm të Shoqërisë “VEFA” sh.p.k për realizimin e huamarrjeve me interes të shumave të mëdha të parave nga publiku i gjerë, janë krijuar produkte të veprës penale, vlera monetare të konsiderueshme të siguruara nga aktiviteti kriminal për një kohëzgjatje të konsiderueshme të kësaj firme piramidale.

Pikërisht shumat e parave prej 328 mijë dollarësh dhe 647 mijë dollarësh, të ndodhura në llogaritë e Vebi Alimuçajt dhe djalit të tij, Artan Alimuçaj, në Bankën “Magyarorszagi Volksbank Zrt”, përbëjnë produkt të kësaj vepre penale. Referuar edhe kohës kur janë depozituar shumat fillestare dhe janë hapur këto llogari, që përkon me kryerjen e këtij aktiviteti kriminal nga Vebi Alimuçaj me cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të kësaj shoqërie.

Ka rezultuar e provuar se në rastin objekt gjykimi është vërtetuar ekzistenca e një vepre penale të kryer nga Vebi Alimuçaj, konkretisht ajo e “Mashtrimit”. Ai është shpallur fajtor me vendim të formës së prerë dhe ka vuajtur dënimin. Ndërsa në vendim theksohet fakti se babë e bir kanë qenë në dijeni të vendimit penal dhe të vendimeve të administratorëve për shpalljen e tyre si persona të lidhur dhe debitorë në shuma të konsiderueshme.

Por para organeve të drejtësisë ata kanë mohuar të kenë dijeni për shumat e parave të depozituara prej tyre në llogaritë respektive në emrat e tyre në bankën hungareze. Në këto kushte, me anë të veprimeve dhe mosveprimeve ata kanë fshehur vendndodhjen dhe të drejtën e pronësisë mbi shumat 328 mijë dollarë dhe 647 mijë dollarë, shuma që janë produkt i veprës penale të mashtrimit./Panorama/ma.me

Next Post
FOTOT/ Jeta luksoze e Arminës, ja sa para fiton në vit blogerja

Armina pushime me jaht, kalon me "sukses" provën me bikini (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In