• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si t’ia shpjegojmë Alastair Campbell, lajmin e sotëm të SPAK?

by Mero Baze
22/05/2025 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka kritikuar në podcastin e tij të fundit mbajtjen në burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pa u ngritur një akuzë për të.

“Ajo çfarë mendoj se është skandaloze është se ai është në burg prej disa muajsh pa u akuzuar zyrtarisht për asgjë.… SPAK ka fuqi të jashtëzakonshme dhe pretendon se ka shumë prova kundër Erion Veliajt, por ai është në burg për muaj të tërë, pa iu komunikuar një akuzë…”, tha Campbell.

Campbell, që është një figurë me shumë ndikim në opinionin publik në Britani, por edhe mbi qeverinë britanike, që mbështet Zyrën e Shtypit të SPAK, në fakt “e mori përgjigjen” menjëherë, po nga Zyra e Shtypit të SPAK.

Për t’i treguar atij se nuk po e mbajnë në burg kot, shpërndanë një njoftim me gjuhë të koduar që të mos kuptohet nga askush, dhe me shpjegime informale që kanë sekuestruar një pronë të re të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxes, dhe se i kanë shtuar një akuzë të re çiftit për mosdeklarim pasurie.

Të gjitha portalet njësoj kishin titull të madh që sekuestrohet apartamenti i Veliajt tek “Kodra e Diellit”.

Një gënjeshtër e pastër e shpërndarë formalisht nga Zyra e Shtypit e SPAK, një program i financuar nga qeveria britanike. Nuk është sekuestruar asnjë apartament i Erion Veliajt. Lajmi i shkruar në mënyrë hermetike që të mos kuptohet se çfarë është fjala, dhe i shpjeguar në mënyrë informale nga zyra e SPAK, u sugjeron portaleve dhe medias në tërësi se kanë sekuestruar një pronë të padeklaruar të Erion Veliajt.

Në fakt bëhet fjalë për një apartament të kompanisë Agikons, që është pronare dhe ndërtuese e “Kodrës së Diellit”, i cili gjendet një kat më sipër apartamentit zyrtar të Erion Veliajt. Në këtë apartament më parë ka banuar aktori Gazmend Paja, i cili më pas bleu një apartament tjetër dhe u largua. Pas kësaj, kompania e jep me qira për klientë të ndryshëm apartamentin në fjalë.

Prokurori e ka vënë nën sekuestro pasi ka “prova”, që në shumicë janë lajme blogerësh, që ai kat sipër Veliajt do blihet nga Veliaj.

Apartamenti është pronë e atij që e ka ndërtuar, Agikons shpk. Nuk ka ndonjë transaksion bankar apo formal që të provojë që Veliaj ka dashur ta blejë atë apartament. Vënia e tij nën sekuestro, kur ai është pjesë e pronave të kompanisë që e ka ndërtuar, është më së shumti një operacion propagande, për t’u dukur që Erion Veliajn nuk po e mbajnë kot në burg, se po hetojnë – dhe më së paku një dëshmi e mungesës së thellë të profesionalizmit të një prokurori që ka objektiv linçimin e Veliajt, meqë ai e sulmoi publikisht, dhe jo hetimin e tij.

Tani jam kurioz si do t’ia përkthejnë lajmin Alastair Campbellit. Do t’i thonë që ti s’ke të drejtë, se ja sot, prokurori ka sekuestruar apartamentin fqinj me Veliajn, pasi ka zbuluar nga përgjimet në bisedë me gruan e tij se i kanë vënë syrin atij apartamentit ta blejnë?

Këmbëngulja për të vazhduar linçimin e Veliajt duke shtuar në dosjen e tij akuza të tilla dhe duke regjistruar vepra të reja penale imagjinare, meriton notën 10 për SPAK në propagandën për mashtrimin e opinionit publik, por e turpëron SPAK profesionalisht. Me këtë stil, SPAK mund të vazhdojë të shtojë çdo muaj nga një vepër në regjistrin penal për Veliajn dhe mund ta mbajë gjithë jetën brenda pa ngritur ndonjë akuzë. Por kjo nuk është drejtësi. Kështu ridënoheshin “armiqtë e popullit dhe partisë” në Spaç duke ua çuar akuzën për ridënim në qeli. Por kemi rënë dakord që ajo ishte gjenocid dhe jo drejtësi.

Next Post
Vuçiç: Qeveri e re serbe do të krijohet brenda 40 ditëve

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, diskutohet mbi situatën e serbëve të Kosovës dhe Bosnjën

Comments 3

  1. L.Xh says:
    7 months ago

    Si gjithmonë, SPAKISTET militantë të PD-së dhe Sali Berishes, duke filluar nga Dumani, Dado, Kraja, etj, etj…. me filialin e PD që kanë krijuar në këtë organizëm të rendesishem shteteror, të futur kontrabandë nda Argita Berisha, veprojnë si diversantë të instruktuar mirë, për të goditur partinë socialiste dhe nëpërmjet këtyre goditjeve, duan të gjunjezojnë Edi Ramën dhe këpusin në mes këtë forcë politike,, për,të arritur qellimet e Sali Berishes, duke sabotuar direkt, futjen e Shqipërrisë në BE.
    Duman e Co, ku e ke 21 janarin ?
    Duman e Co, ku e ke Gërdecin,?

    Reply
  2. PRoShi says:
    7 months ago

    Mero Veliaj u fut në burg për efekt elektoral nga spak. E kam thënë dhee përsërit ky spak i tanishëm është një aset i fshehtë i partive në opozitë. PD-PL. Qëllimi është të shkrijnë PS – në.
    Të zbresin nga kali E . Ramën. Nuk ndodhi kjo.
    Pas fitores të ps-së A-spak po kërkon të dëgjohet, fatkeqësisht me atë stilin tënd mashtrimin me anë të mediave. Do ketë jetën e ve deri në fund të vitit. Si jeta e një qeni.

    Reply
    • ccc says:
      7 months ago

      Per shkak te sukseseve te tij dhe peshes qe ka ne PS, Veliaj po perballet me gjithe perversitetin dhe urrejtjen e kamikazeve politik ne SPAK. Egersia e tyre prej hienash nuk paska limite!

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In