• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si të ulni stresin dhe të rrisni humorin në mënyrë natyrale

by Java News
21/12/2017 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Serotonina është përgjegjëse për ndjenjën e lumturisë dhe mirëqenies, ndaj edhe shpesh njihet si hormoni apo transmetuesi i lumturisë. Ajo transmeton sinjalet nervore të trurit dhe ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, kujtesës, gjumit dhe tretjes. Nivelet e ulëta të serotoninës në trup, nxisin depresionin, vetëvlerësimin e dobët, acarimin nervor dhe ankthin.Për më tepër kur këto nivele janë të ulëta, nuk arrijmë të përqendrohemi, harrojmë shpejt, kemi neps për sheqerna dhe gjumë të mundimshëm. AgroWeb.org ju ofron 10 mënyra se si të përmirësoni nivelet e serotoninës në mënyrë natyrale.

Rrini në diell
Dielli ofron vitaminë D që luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës. Nivelet e serotoninës bien në dimër dhe rriten gjatë verës. Rrjedhimisht sigurohuni të merrni sa më shumë vitaminë D.

Aktiviteti fizik
Stërvituni deri sa të djersiteni. Djersitja mund t’ju duket e rëndomtë por luan rol në prodhimin dhe çlirimin e serotoninës. Ushtrimet si vrapi, çiklizmi, noti dhe kërcimi janë idealë për rritjen e nivelit të serotoninës. Nëse jeni përtacë nga natyra, përpiquni të ecni të paktën 15 minuta në ditë. Do të shikoni ndryshim.

Angazhimet sociale
Kaloni më shumë kohë më miqtë dhe familjen. Lidhjet miqësore nxisin çlirimin e oksitocinës që stimulon çlirimin e serotoninës. Me lidhje miqësore nuk nënkuptojmë ato virtuale. Ndërveprimet njerëzore në jetën e vërtetë janë të nevojshme për të qenë të lumtur dhe të shëndetshëm.

Mos pini alkol
Alkoli shkakton mërzi dhe depresion. Rrjedhimisht nivelet e serotoninës bien ndjeshëm duke i çelur rrugën ndjenjave depressive. Për më tepër, alkoli nxit sjelljet agresive. Nëse vuani nga pagjumësia, ndryshimet në oreks apo humor, hiqni menjëherë dorë nga alkoli.

Pozitiviteti
Jini optimistë dhe pozitivë. Mos e humbni toruan ndaj problemeve të vogla e të mërzitshme që ulin prodhimin e serotoninës. Stresi emocional dhe ai fizik çojnë në prodhimin e adrenalinës dhe kortizolit që ndërhyjnë në prodhimin e serotoninës. Kur ndiheni të rrënuar emocionalisht, kujtoni një ngjarje të bukur, njerëz të mirë apo momente që ju kanë bërë të qeshni me shpirt. Qeshni edhe nëse nuk ju qeshet, deri në momentin që buzëqeshja juaj do të jetë e vërtetë.

Lumturia nis nga stomaku
Serotonina varet nga shëndeti i stomakut. Konsumoni ushqime të pasura me baktere të mira që do e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Kosi është një prej tyre. Lexoni këtu për ushqimet me baktere të mira. Ha që të jesh i lumtur Ushqimet e duhura mund të të bëjnë të lumtur. Buka, makaronat dhe orizi i bardhë rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe e ulin nivelet e serotoninës duke ju bërë të ndiheni më të mërzitur e të trishtuar. Zgjidhni patate të ëmbla, tërshërë, thjerëza dhe fasule të pasura me vitamina B të cilat janë thelbësore për sintetizimin e serotoninës. Jini të lumtur duke e ushqyer trurin dhe trupin ashtu siç duhet./AgroWeb.org/

Next Post
FOTOT/ Kryemadhi akte banale në Kuvend, gjuan me çizme, merr kartat e deputetëve të PS që të mos votojnë

Tymueset në Kuvend, ja kur hyn në fuqi përjashtimi për deputetët e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In