Si sot, por më 14 maj të vitit 1998, vdiq këngëtari dhe aktori amerikan Frank Sinatra (Frank), i cili fitoi famë n botërore përmes hiteve “Stranger in the Night” dhe “New York, New York”. Ai fitoi një Oskar për rolin e tij në “Nga këtu në përjetësi.”
Si sot por në vitin 1955 në Varshavë u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Traktatit të Varshavës. Marrëveshja u nënshkrua nga Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Republika Demokratike Gjermane, Polonia, Rumania, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia. (b.an)