1828 – Në Zvicër u lind Henri Dunan (Dunant) themelues i Kryqit të Kuq (1863) dhe fitues i parë i Çmimit Nobel për Paqe në 1901.
1852 – Ndodhi nënshkrimi i Protokollit të Londrës, i cili garantoi integritetin e Danimarkës.
1873 – Vdiq filozofi dhe ekonomisti anglez John Stuart Mill, një nga themeluesit e filozofisë së liberalizmit, ekonomisë politike, krijuesi i teorisë së induksionit në logjikë dhe avokat i utilitarizmit në etikë ( “Për Lirinë “, “Parimet e ekonomisë politike”, “Utilitarizmi”, “Logjika e sistemit”).
1880 – Vdiq shkrimtari francez Gustave Flaubert, autor i romanit “Madame Bovary”, për të cilën ai u akuzua për shkelje të moralit publik (“Sentimental Education”, “Salamba”, “Tundimi i Shën Antonit”).
1884 – Ka lindur shtetari amerikan Harry Truman, President i 33 i Shteteve të Bashkuara (1945-1953). Presidenti u bë pas vdekjes së Franklin Roosevelt. Ai paraqiti doktrinën (Truman) mbi ndihmën ushtarake dhe ekonomike për vendet e prekura nga lëvizjet e majta. (b.an)