• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kujdes, po vjen një javë e pazakontë! Meri Shehu paralajmëron kthesa të forta nga Hëna e Re

by A R
23/11/2026 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në datën 24 nëntor është një Hënë e Re në Binjak dhe është një nga Hënët më përmbysëse.” Këtë bën të ditur, astrologia Meri Shehu, këtë të hënë, më 23 nëntor, në emisionin “Rudina”.

“Shumë gjëra të reja do të shfaqen me pjesëmarrjen e Uranit. Më 25 nëntor ndodh kundërshtimi i Diellit me Uranin, pra jemi në javën më transformuese, më ndryshuese dhe më të lëvizshme. Tentohen gjëra të reja, por këto ndodhin me një forcë, me një dhunë më të madhe nga sa ne jemi të përgatitur.”

Dashi, 3 yje: Dashët marrin tre yje, sepse planet dhe projektet e tyre vërtet do të rinovohen, ose do të shikojnë një mundësi të artë në gjithë projeksionin e tyre, por ka ndryshime, transformime, ndryshime tërësore të planeve. Kështu që datat 24-25 nëntor ju sjellin edhe Hënën e Plotë, për të parë dhe për të marrë vitalitet, por edhe një ndryshim tërësor të planit. Me punën do të keni probleme. Më 26 nëntor futet Marsi në Virgjëreshë dhe ju streson.

Demi, 2 yje: Demat do të bëhen shumë aktivë në lidhje me erotizmin, do të kërkojnë gjithçka dhe me luftë, madje do të bëhen xhelozë, zotërues dhe do të kërkojnë llogari. Por Hëna e Plotë në Binjakë është në një pozicion të vështirë në shtëpinë e 12-të për ta, që do të thotë se ndodh një e papritur jo e këndshme në lidhje me punën, prapaskena dhe pasiguri, të cilat transformojnë tërësisht situatat e tyre në jetën e përditshme, në punë dhe në shëndet. Kujdes!

Binjakët, 4 yje: Binjakët e kanë Hënën e Plotë në shenjën e tyre dhe, duke qenë se Hëna e Plotë është në shenjën e tyre, i marrin të gjitha dritat dhe gjithë vëmendjen. Jeta e tyre personale do të ndryshojë, sepse merr pjesë Urani. Data 25 nëntor është shumë e rëndësishme, sepse Dielli në Shigjetar, përballë shenjës së tyre, kundërshtohet përsëri me Uranin. Pra, marrëdhëniet në çift, bashkëpunimet, çështjet ligjore, një ndryshim tërësor i situatave në jetën personale dhe i statusit të tyre bëhen shumë prezente. Kujdes në familje, sepse ka sherre dhe debate.

Gaforrja, 1 yll: Edhe Gaforret janë në një situatë të vështirë. Do të kenë prapaskena dhe pasiguri në datat 24-25 nëntor. Pushteti i tyre, i cili mund të duket si i fuqishëm ose i plotfuqishëm në mendjen e tyre, fillon të ndryshojë psikologjikisht dhe kemi kthesa të rëndësishme në plane, në projekte dhe në punë. Jeta e përditshme ndryshon tërësisht, sepse ato që i shikonin të sigurta tashmë nuk janë më të tilla. Kujdes nga debatet dhe sherret në jetën e përditshme, sidomos me njerëzit e afërt.

Luani, 3 yje: Hëna e Plotë në Binjak është një favor i mirë për jetën e tyre sociale. Ajo zbulon shoqëri të reja, mundësi të reja, por sjell edhe kthesa dhe ndryshime në mënyrën se si do të sillen me shoqëri, grupe apo individë të rinj që do të hyjnë në jetën e tyre. Pra, largohet një pjesë e shoqërisë së vjetër dhe fillon një etapë e re shoqërore. Jeta e tyre sociale fillon të ndryshojë dhe shfaqen marrëdhënie të reja. Kujdes në ekonomi, fillon një periudhë me shpenzime të konsiderueshme!

Virgjëresha, 1 yll: Futet Marsi në shenjën tuaj, ndaj normalisht që do të doni një rrëmbim, një rritje energjie dhe do të doni të kapni kohën e humbur, por keni pak nervozizëm me Marsin në shenjën tuaj. Pra, bëheni disi më zotërues dhe më inatçinj në këtë periudhë, por kujdes në lidhje me punët me shtetin. Datat 24-25 nëntor janë të vështira për të mbajtur një punë dhe për të qenë stabël në marrëdhënie me shefat, me eprorët. Kujdes edhe me ligjin!

Peshorja, 3 yje: Peshoret do të kenë lajme të mira, kryesisht për çështjet ligjore, komunikimet dhe udhëtimet, por kujdes! Ndryshohen shpesh destinacionet, ndryshohen shpesh qëllimet, ndryshojnë shpesh bashkëudhëtarët që janë me ju, ndryshohen shpesh politikat dhe ndryshon shpesh e gjithë ajo pjesë intelektuale në këtë periudhë, pra nuk mbetet e qëndrueshme. Kemi një ndryshim drejtimi dhe duhet të shikojmë ku do të dalë. Edhe Marsi në Virgjëreshë tregon prapaskena, armiq dhe kundërshtarë.

Akrepi, 4 yje: Akrepët do të merren pak me çështjet ekonomike me Hënën e Plotë, duan të ndryshojnë dorë, si të themi. Nuk erdhi dora e mirë një herë, nuk erdhi dy herë, tashmë Akrepët duan të vendosin dorë që dora e mirë ekonomike të vijë. Por do të ndodhin disa ngjarje në datat 24-25 nëntor që do të ndryshojnë tërësisht mënyrën se si e shikojnë anën ekonomike. Marsi në Virgjëreshë tenton të tregojë se do të bëhen shumë aktivë në qëllimet e tyre, gati-gati luftarakë dhe të çuditshëm.

Shigjetari, 2 yje: Kundërshtim i drejtpërdrejtë me Hënën e Plotë. Kujdes me marrëdhëniet në çift dhe me marrëdhëniet në bashkëpunime. Bashkëpunimet ndryshojnë shumë. Disa do të lënë një punë dhe do të marrin një punë tjetër, ndryshon modernizmi, ndryshon filozofia, pra jemi në një periudhë rinovimesh dhe të papriturash. Ndryshimet nuk vijnë thjesht sepse i duan këta ose të tjerët, por janë të papritura. Kujdes edhe në karrierë, me shefat dhe eprorët, sepse kanë një eklips të fuqishëm sherresh.

Bricjapi, 3 yje: Sikur do ta shijojnë këtë Marsin në Virgjëreshë, shenjë toke me shenjë toke, kështu që do të ndihen mirë në çështjet ligjore, në udhëtime dhe në kontaktet me jashtë, por kujdes me punën. Shumë Bricjapë humbasin punën ose qetësinë në lidhje me punën, ose rutinën me të cilën ishin mësuar. Dhe, duke humbur rutinën dhe duke u përballur me ndryshimet, ato mund t’i gjejnë disi të papërgatitur Bricjapët në këtë periudhë.

Ujori, 4 yje: Do të merren shumë me anën ekonomike dhe me anën personale erotike, me erotizmin në radhë të parë. Do të kenë shumë kërkesa, shumë interes. Madje do të ketë një grup njerëzish që interesohen për talentet, karakterin, punën dhe projektet e tyre, aq sa këta nuk do të dinë ku të përqendrohen. Pra, kemi një javë rinovimi, ndryshimi dhe modernizimi, ndërsa e ardhmja vjen te Ujorët më shpejt!

Peshqit, 1 yll: Peshqit marrin një yll, sepse Marsi futet në Virgjëreshë më 26 nëntor. Mbajeni mend mirë këtë datë! Ai vendoset përballë shenjës suaj dhe kjo e bën situatën shumë antagoniste për ju. Të tjerët fillojnë t’ju kundërshtojnë, t’ju godasin, bëhen xhelozë dhe kthehen në antagonistë të paparë. Pra, kujdes në bashkëpunime dhe në çift, sepse nuk do t’ju presin me lule në asnjë moment. Kujdes edhe me çështjet familjare dhe karrierën. Ka ndryshime me Hënën e Plotë, jo me eklipsin, me Hënën e Plotë në Binjakë. Në çështjet familjare dhe të karrierës ka shpërbërje dhe ndryshime të papritura.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In