1475 – Ka lindur skulptori, piktori, arkitekti dhe shkrimtari italian Michelangelo Buonarroti, një nga artistët më të mëdhenj të Rilindjes.
1900 – Vdiq inxhinieri gjerman Gottlieb Daimler Wilhelm, i cili në vitin 1883 ka projektuar të parin motor të automobilave me benzinë. Ai ka themeluar në vitin 1890 kompaninë “Daimler-Motoren Gezelssaft”, e cila 26 vjet pas vdekjes së tij, është bashkuar me fabrikën e Carl Benz (Benz) në kompaninë “Daimler-Benz”, duke u bërë prodhuesi i makinave luksoze, “Mercedes”.
1927 – Ka lindur shkrimtari kolumbian Gabriel Garcia Marquez. Shkrimtari i rrymës së “Realizmit magjik” që ka miksuar mitin, magjinë dhe realitetin,e ka kontribuar në letërsinë e Amerikës Latine vjen në qendër të vëmendjes së botës kulturore të shekullit të 20-të rreth viteve gjashtëdhjetë. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin 1982. (“Njëqind vjet vetmi”, “Dashuria në kohën e kolerës”). (b.an)