• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra më 3 të vrarë në Durrës Gjykata e Lartë rihap çështjen

by Java News
06/03/2017 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një ndër ngjarjet kriminale më të bujshme të ndodhur në Durrës ka dalë sërish në skenë si për t’ju kujtuar durrsakëve atë fillim janari të vitit 2010 kur një lokal bastesh në lagjen nr. 9 u mbulua nga gjaku i tre personave të cilët u vranë me breshëri kallashnikovi.

Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që ka rikthyer për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë dosjen në ngarkim të 42 vjeçarit Arjan Çelaj nga Vlora i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga dy shkallët e gjyqësorit për vrasjen e trefishtë të shtetasve Luan Curri, Ani Curri dhe Edmond Shemsi.

Autori Çelaj ka paraqitur një kërkesë rekursi pranë Gjykatës së Lartë, me anë të të cilës kërkon pafajësinë. Sot është mbajtur seanca e dytë në Gjykatën e Durrësit, por vendimi u shty për në datën 21 mars. Çështja po shqyrtohet nga trupi gjykues me relator Petraq Currin, i ndihmuar nga Johana Qeleshi dhe Rexhep Bekteshi.

Trupi gjykues mori parasysh kërkesën e organit të akuzës, i cili kërkoi të sillte fakte të tjera të cilat vërtetojnë autorësinë e Çelajt. Mbi të pandehurin Arjan Çelaj, rëndojnë dy akuza: Ajo e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave të kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, ku për këtë të fundit Çelaj është dënuar me katër vite burg dhe në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, përfundimisht i pandehuri ka marrë dënimin me burgim të përjetshëm.

Avokati i tij mbrojtës thotë se nuk provohet fajësia e të pandehurit, ndaj ky i fundit ka kërkuar pushimin e çështjes. Rreth orës 22:30 të datës 27.01.2010, në Lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, një person i armatosur, që sipas prokurorisë dyshohet të ketë qenë shtetasi Arjan Çelaj, ka hyrë në ambientet e një lokali, në vendin e njohur si Lagjja e Re dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

Si pasojë mbetën të vrarë tre persona, ndërsa në lokal në momentin e shkrehjes së armës ndodheshin 9  persona, mes tyre edhe viktimat. Luan Curri dhe nipi i tij, Ani Curri, kanë qenë në një tavolinë, ndërsa shtetasi Edmond Shemsi ka qenë në një tjetër tavolinë duke biseduar me disa të njohur të tij.

Sipas Policisë, nga hetimet e atëhershme rezultoi se objektivi ishte Luan Curri, me të cilin autori kishte një konflikt të hershëm. Nëse automatiku i autorit nuk do të ishte bllokuar pas 19 shkrehjeve, mendohet se do të ishin ekzekutuar të gjithë klientët në lokal.

ma.me
Next Post
Historia e shëmtuar e spiunëve që promovohen nga partitë

Vettingu/ Bojkoti i opozitës, Kuvendi kërkon shtyrjen e afatit për komisionin ad-hoc?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com