1915 – Franca dhe Britania e Madhe hapën frontin e Selanikut në Luftën e Parë Botërore, ku u dërguan forcat në frontin në Galipoli.
1960 – Në Newport, është lëshuar “Enterprise”, aeroplanmbajtësja amerikane me forcë atomike.
1971 – Mbretëria e Bashkuar dëboi 90 diplomatë sovjetikë për akuzën e spiunazhit.
1988 – Sprintieri kanadez Ben Johnson vendosi rekordin botëror në garën finale në 100 metra me 9.79 sekonda në Lojrat Olimpike në Seul. Gjashtë ditë më vonë u konstatua se rezultati u arrit me doping, rezultati u anulua dhe Xhonsonit iu hoq medalja e arit. (b.an)