1847-Lindi në Hungari, Joseph Pulitzer, themeluesi i Fondacionit, nga i cili çdo vit në Shtetet e Bashkuara jepet “Çmimi Pulitzer” për arritjet më të mira në gazetari, karikaturë dhe letërsi. Në Universitetin e Kolumbias në vitin 1903 themeloi shkollën e parë të gazetarisë.
1585-Vdiq Papa Gregori XIII (Gregorius), i njohur për reformën e kalendarit Julian, vdiq në vitin 1582. Kalendari i ri u emërua pas emrit të tij si Gregorian.
1813-Vdiq matematikani francez dhe astronomi Louis Lagrange. Ai lindi në Torino në 1736, ku për plot 19 vjet ishte profesor i matematikës në shkollën e artilerisë. Ai botoi një numër letrash nga teoria e numrave, llogaritje variacionike, teorinë e ekuacioneve të pjesshme, astronomi sferike (“Mekanika Analitike”, “Teoria e Funksioneve Analitike I, II”). (b.an)