• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si shqiptarët e përcjellin deri në SHBA “dhunën në familje”

by Java News
05/10/2021 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët emigrojnë në SHBA bashkë me "dhunën

Ndonëse kanë kaluar vite që kur shqiptaro-amerikania me origjinë nga Mali i Zi, Suada Demiri i dha fund martesës me një partner që e abuzonte, ajo thotë se ende vazhdon të vuajë traumën që i shkaktoi kjo marrëdhënie 8 vjeçare.

“Abuzimi nisi në fillim të lidhjes. Filloi kur u fejova. Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga ajo kohë, trauma ende ekziston. Ai ishte shumë kontrollues. Shkoja në shkollë, ai shfaqej aty. Mendoja se pas martesës gjithshka do të rregullohej”, thotë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Më tej Suada shpjegon se pas martesës situata u përkeqësua më tej.

“Si shqiptare, nëse divorcohesha pas një jave, do të jetoja me turpin e asaj që do të mendonin të tjerët për mua. Prandaj i thoja vetes se nuk mund të divorcohem tani… ndërsa koha kalonte, filloi të përfshihej dhe familja ime. I thirrja duke qarë, më bëri këtë, më bëri atë. Më detyronte të lija punët. Pra mundohej të më kontrollonte mendërisht dhe të më manipulonte financiarisht”, tregon zonja Demiri.

Këto rrethana e nxitën Suadën të punojë shumë për të ardhmen. Ajo përfundoi universitetin dhe sot është grua e pavarur, me një karrierë të suksesshme në sektorin financiar. Veç kësaj ajo angazhohet edhe kundër dhunës në familje.

“Nuk kisha kontroll mbi trupin tim. Ai donte fëmijë, ndërsa unë nuk kishta të drejtë fjale. I kemi dy fëmijë njërin pas tjetrit. Unë shkoja në shkollë. Ai mendonte se do ta lija shkollën, sepse vitin e parë dhe të dytë të studimeve i kalova duke qënë shtatëzënë. Ai mundohej të ma vështirësonte, por nuk doja të dorëzohesha. E dija sa e rëndësishme është për mua, që të edukohesha, sepse e dija, që një ditë, do ta gjeja forcën të largohem”, përfundon ajo.

Shumë histori si kjo janë pjesë e studimit të parë mbi marrëdhëniet e grave shqiptaro-amerikane me partnerët e tyre, të realizuar nga Kolegji për Drejtësi Penale, John Jay.

Nga 374 gra që morën pjesë në këtë studim, 89 për qind e tyre raportojnë se janë abuzuar. 43 për qind raportojnë dhunë fizike, ndërsa 46 për qind dhunë seksuale dhe 9 për qind janë në rrezik për jetën.

“Kemi dëgjuar rrëfime që ishin shumë të rënda, se si gratë janë dhunuar, janë qëlluar, janë kërcënuar me revole ose thikë, se si gratë janë rrahur fizikisht për më shumë se tri vite dhe nuk kanë mundur të ikin, gra që nuk kanë pasur mbështetjen e familjes për t’u larguar dhe gra që nuk kishin mbështetjen e sistemit”, thotë autorja e studimit Anila Duro, profesore në Kolegjin John Jay në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Më vjen shumë keq, që nuk kemi arritur t’i ndihmojmë të gjitha. Siç gjetëm gjatë hulumtimeve, disa ishin raste shumë të rënda, raste urgjente. Njëra ishte rrahur keq nga partneri. Të tjerat ndodhen në marrëdhënie manipuluese dhe kontrolluese, është si të mbash dikë peng në shtëpinë e vet”, thotë hulumtuesja në studim Suada Demiri, aktiviste kundër dhunës në familje.

Sipas studimit, 81 për qind e grave ankohen se partnerët e tyre përpiqen t’i dominojnë përmes dhunës psikologjike, verbale dhe emocionale, që autorja e studimit Anila Duro, e quan kontroll shtypës.

“Për shkak se nuk është fizike, është e vështirë t’u dëshmohet familjeve tona se jemi në një marrëdhënie abuzive. Dhe në shumicën e rasteve, kontrolli shtypës është i padukshëm në sytë e familjeve dhe komuniteteve tona. Është shumë privat, psikologjik dhe i planifikuar mirë. Nëse 81 për qind e grave raportojnë abuzim emocional, ky është kontroll i madh i partnerëve në to”, thotë zonja Duro.

Arjana Elezaj është një prej hulumtuesve të studimit. Ajo thotë se studimi është hapi i parë për t’u ardhur në ndihmë grave të abuzuara të komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Në nëntor kemi vendosur të bëjmë një bashkëbisedim me komunitetin dhe të analizojmë dhe diskutojmë se si mund ta adresojmë këtë. Aty janë të ftuar jo vetëm burrat dhe gratë, por edhe fëmijët”.

57 për qind e grave që morën pjesë në studim janë nëna. Aktivistja nga Organizata “Motrat Qiriazi”, shton se është e domosdoshme që ndërsa respektohet e kaluara, të fillojë reformimi i atyre që njihen si norma shoqërore.

“Në qoftëse ne duam të bëjmë ndryshim në shoqëri, ndryshimi fillon nga vetëvetja, ndryshimi fillon nga familja. Nuk flas vetëm për burrat, por edhe ne si nëna duhet t’i edukojmë fëmijët tanë që të vegjël se djemtë dhe vajzat janë të barabartë. Ne duhet t’i edukojmë djemtë jo vetëm me mendimin që djali ka të drejt për diçka, por se është i barabartë ashtu si edhe vajza. Të dy duhet të kontribuojnë në familje, të dy duhet të marrin përgjegjësitë e veta, të dy duhet të edukohen”, thotë Arjana Elezaj, anëtare e organizatës Motrat Qiriazi për Zërin e Amerikës.

Shumica e grave pjesëmarrëse në studim i përkasin grupmoshës nga 18 deri 44 vjeç dhe 78 e tyre janë të arsimuara.

“Sa më e edukuar që je, aq më shumë ke shanse të përjetosh këtë formë të abuzimit dhe kontrollit, sepse burri po humbet kontrollin mbi ty. Ju po bëheni më e lirë dhe më e pavarur. Po luftoni normat tradicionale, po luftoni patriarkalizmin”, tha zonja Duro.

Sipas studimit 75 për qind e grave të anketuara, ende nuk kanë arritur të largohen nga partneri abuzues. VOA

Next Post
Berisha i trembet Bashës? “Çdo marrëveshje me PS të miratohet nga Këshilli Kombëtar”

Ja cilët deputetë e shoqërojnë Berishën në Gjirokastër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In