• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Si i shpëtuan shkatërrimit në vitin 71′ Kodikët e Beratit

by Java News
07/12/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shumëpërmendurit kodikë të Beratit nr. 1 dhe nr. 2, ose të referuar edhe si Beratinus 1 dhe Codex Aureus Anthimi, të cilët u shkruan në shekujt VI dhe IX, u zbuluan pas një periudhe të gjatë fshehjeje, më 12 gusht 1968 në kishën katedrale të Fjetjes së Shën Marisë në Berat (sot Muzeu “Onufri”) dhe u morën në dorëzim nga oficerët e Degës së Punëve të Brendshme të Beratit.

Më 21 gusht të po atij viti kodikët iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave nga Ministria e Arsimit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përmes një postimi në “Facebook” sqaron se për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishin pësuar, kodikët kishin nevojë të menjëhershme për restaurim, gjë e cila nuk ndodhi shpejt në kohë. Pas komunikimeve përmes kanaleve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 18 mars 1971, dy arkivistë të AQSh, Reshat Alia dhe Sanije Mara, u nisën për në R.P. të Kinës, vend i cili kishte shprehur gatishmërinë për të kryer restaurimin e kodikëve në laboratorin e Institutit Arkeologjik. Restauratorët kinezë pohuan se nuk kishin asnjë përvojë pune me materiale të tilla, por premtuan se do të bënin të gjitha përpjekjet për restaurimin.

Restaurimi kaloi në disa procese. Procesi i parë ishte shkëputja e fletëve të ngjitura me njëra-tjetrën. Për këtë arsye u ndërtua një arkë prej xhami, u montua një aparat i thjeshtë për prodhimin e avullit dhe futjen e avullit brenda arkës. Në arkë u vendos një barometër, për të vëzhguar temperaturën dhe lagështinë, duke i lënë fletët në atë mjedis për 3 orë. Gjatë këtij procesi u bë dhe numërimi i fletëve. Procesi i dytë ishte restaurimi dhe ngjitja e fletëve, të cilat ishin dëmtuar gjatë shkëputjes nga njëra-tjetra. Gjatë këtij procesi është bërë edhe pastrimi nga precipi-timet e ujit, pluhurit dhe mykut. Më pas është bërë rrafshimi i fletëve, duke i futur ato mes dy xhamave organikë dhe duke i vendosur nën pesha. Procesi i tretë ishte mbyllja e fletëve në xhama organikë në mënyrë hermetike. Mbyllja është bërë brenda një balloni që nuk përmbante ajër, por vetëm azot dhe thynol të pastër. Në fund, xhamat që mbanin fletët e të dy kodikëve u vendosën në zarfe plastike dhe u lidhën në vëllime. 190 fletët e Beratinus 1 u vendosën në 9 vëllime, kurse 420 fletët e Beratinus 2 u vendosën në 21 vëllime. Krahas restaurimit u bë edhe një punë e madhe, e kushtueshme financiarisht dhe mjaft e gjatë në kohë, për përgatitjen e kopjeve të dy kodikëve dhe të maketeve të tyre. Për të prodhuar kopjen e kodikut Beratinus 2, Instituti i Arkeologjisë së Kinës tërhoqi nga Banka Kombëtare e Pekinit 50 gramë ar për shkrimin, si dhe u therën 119 kokë dhi për të prodhuar 420 fletët e pergamenës.

Më 6 nëntor 1971, 3 arkat në të cilët ishin vendosur kodikët edhe materialet e tjera u ngarkuan në vaporin “Vlora” dhe u nisën për në Shqipëri. Vapori mbërriti në Portin e Durrësit më 31 dhjetor të atij viti. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i mori në dorëzim arkat e kodikëve më 6 janar 1972, kur vapori “Vlora” u fut në Portin e Durrësit. Më 15 janar, në DPA, u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të kodikëve, në praninë e drejtorit të DPA, Skënder Hajro, Këshilltarit të ambasadës së R.P. të Kinës, Sia Sin Fën dhe personaliteteve të shkencës: Androkli Kostallari, Stefanaq Pollo, Aleks Buda, Marika Vogli, Ballkeze Haxhihyseni, Mevla Kaba, Gani Strazimiri, e të ftuarve të tjerë. “Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe “Kodiku i Artë i Anthimit” (“Beratinus- 2”, shekulli i 9-të pas Krishtit) ishin dy prej veprave që gjendeshin në listat e objekteve të shpallur “në kërkim” në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. “Kodiku i Purpurt i Beratit”, sipas Aleksudhes, duhej të ishte shkruar “me dorën e shën Gjon Gojartit”. Mirëpo Batiffol mendon se “nuk është tamam dora e shën Gjon Gojartit. Kodiku i dytë (sipas kronologjisë), i quajtur “Beratinus- 2” ose “Kodiku i Anthimit”, po edhe “Codex Aureus Anthimi” – për shkak të germës prej ari që është përdorur, i takon shekullit të 9-të. (Gazeta Shqiptare)/a.k

Next Post
Bllokohet furgoni me 215 kg drogë në Vlorë… transportuesi zhduket

Bllokohet furgoni me 215 kg drogë në Vlorë... transportuesi zhduket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com