• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Si shkarkohet presidenti? Avokati sqaron: Kallëzim penal, më pas heton drejtësia

by Os De
15/10/2025 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, avokati Arbër Hoxhaj ka sqaruar procedurat ligjore që parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e një Presidenti, duke iu referuar kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Bajram Begajt dhe ankimimit të dekretit të tij për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj. 

Sipas Hoxhajt, nisma e opozitës, edhe pse e pamundur për t’u realizuar pa votat e shumicës, është ligjërisht e drejtë dhe politikisht e justifikuar. “Opozita ka detyrimin moral dhe politik për të treguar mënyrën se si një president bën shkelje të rëndë të Kushtetutës. Opozita ka rastin më të mirë për ta demaskuar këtë lloj sjelljeje, dhe më pas është detyra e zotit Veliaj dhe e mbrojtësve të tij, nëse nuk ka ndonjë “Nesti Angoni” për Presidentin e Republikës, të bëjë ndonjë kallëzim pranë Prokurorisë së Posaçme”, tha Hoxha. 

Avokati shpjegoi se në një skenar ekstrem, nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të nisë hetime ndaj Presidentit, mund të kërkohet edhe masa e sigurimit, njësoj si për çdo zyrtar tjetër të lartë. 

“Në momentin që Presidenti merret në përgjegjësi penale, a duhet të caktohet edhe një masë sigurimi ndaj tij? Nëse një masë e tillë caktohet për kryetarin e Bashkisë, mund të caktohet edhe për Presidentin, për të mos bërë shkelje të tjera kushtetuese. Pastaj është detyra e Gjykatës së Posaçme që ta vendosë këtë president para përgjegjësisë penale”. 

Avokati theksoi se opozita është “në të drejtën e saj ligjore” për të kërkuar hetim dhe shkarkim, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e votimit të fshehtë në Kuvend. 

“Votimi duhet të jetë i fshehtë, ashtu siç duhet të ishte i fshehtë edhe në Këshillin Bashkiak. Nëse ndodh kjo, mund të ketë edhe deputetë të përgjegjshëm brenda Partisë Socialiste që mund të dalin nga llogorja e kryetarit dhe vendosin për shkarkimin e Presidentit. Nuk po them që ka gjasa të ndodhë, por besoj që mund të ketë disa elementë surprizë”. 

Ai vlerësoi gjithashtu veprimin e Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD-së, duke thënë se është në të drejtën e tij legjitime. “Në një shtet të së drejtës, siç parashikon neni 4 i Kushtetutës, nëse një zyrtar, përfshirë edhe Presidentin, shpërdoron detyrën, ai duhet të merret në përgjegjësi penale. Këtë garanci nuk e jep Presidenti Begaj, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që ai ka shkelur”. 

Hoxha shtoi se në 30 vite pluralizëm, pavarësisht se preisdnetët dilnin nga radhët e partive, ishin garant të Kushteutës.  “Kujtojmë profesor Mejdanin, që doli nga Partia Socialiste, por ishte garant i Kushtetutës. Kujtojmë zotin Topi, që vinte nga Partia Demokratike, por ishte garant i Kushtetutës. Njerëz që dinin të ngriheshin mbi partinë. Ndërsa është e çuditshme që zoti Begaj, i cili nuk ka qenë kurrë pjesë e PS-së, nuk arrin të sillet si kreu i shtetit. Dhe ç’është më e forta, ai jo vetëm që e ka shkelur Kushtetutën, por nuk e pranon shkeljen dhe nuk pendohet. Pendesa njihet edhe në Kodin Penal. Ai mund të kishte pranuar një gabim, por nuk e bën këtë. Prokuroria e Posaçme duhet të veprojë vetë, edhe pa kallëzimin e zotit Veliaj”. 

Next Post
Ndryshimet e para në Ministrinë e Drejtësisë, largime në radhët e zv.ministrave/ Kush ikën dhe kush emërohet

Ndryshimet e para në Ministrinë e Drejtësisë, largime në radhët e zv.ministrave/ Kush ikën dhe kush emërohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In