• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ra Ilir Meta shah-mat në Vlorë

by
13/04/2021 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër vite në opozitë krah Partisë Demokratike dhe kundër socialistëve mjaftuan që Lëvizja Socialiste për Integrim të pësonte një shkërmoqje në Qarkun e Vlorës. Disa prej pikave të saj më të forta elektorale, njërëz që kanë mbështetje dhe influencë, u larguan duke e shkrirë LSI-në e çiftit Meta-Kryemadhi si kripa në ujë.

Si të mos mjaftonte kjo, Kryemadhi caktoi drejtues politik të LSI-së për Qarkun e Vlorës, njëkohësisht kryesues të listës Luan Ramën. Ky i fundit nuk kishte asnjë lidhje me Vlorën dhe vlonjatët çka e thelloi edhe më shumë krizën brenda strukturave të mbetura të LSI në terren. Shumë prej eksponentëve të LSI-së u larguan dhe u deklaruan gjatë javëve të fundit në mbështetje te hapur të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama.

Gjendur në këtë situatë, me pakënaqësi të madhe ndaj bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, Ilir Meta vendosi të lërë mënjanë Presidencën dhe të zhvendoset vet në Vlorë. Aleanca e tij me Bujar Leskajn e Partisë Demokratike bëri që kurbani i parë të ishte drejtuesi i listës së LSI-së Luan Rama. Ai u cilësua tradhtar dhe në mënyrë paradoksale, ndonëse është nënkryetar i LSI-së dhe drejtues politik i kësaj force në Qarkun e Vlorës ju hoq në mënyrë demonstrative mbështetja politike.

Petrit Vasili u dërgua me urgjencë për të kërkuar votën për kandidaten e dytë në listë, Grisejda Myslimi dhe përjashtoi zyrtarisht Luan Ramën nga fushata. Por çfarë ndodh në fakt pas këtij veprimi?

Luan Rama është kandidati zyrtar i LSI-së i rënditur i pari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nuk ka asnjë mundësi që ai ti hapë rrugën kandidates së dytë pasi ky veprim është i pamundur në këtë fazë. Në çdo rast, nëse LSI do të mund të marrë vota aq sa i duhen për një mandat deputeti, ai mandat do ti shkojë pikërisht “tradhëtarit” Luan Rama. Vetëm pasi KQZ ti japë mandatin, me vullnetin e tij të lirë, Luan Rama mund të tërhiqej dhe ti linte rradhën një kandidati tjetër. Veprim që duket se nuk ka asnjë gjasë të ndodhë pasi Luan Rama ka deklaruar se nuk pranon përjashtimin nga fushata dhe do të vazhdojë betejën për tu përfaqësuar në Parlament.

Për të marrë një mandat deputeti, LSI-së në Qarkun e Vlorës do ti duhen së paku 8 mijë vota. Ky mandat do ti shkonte automatisht të parit në listë që është Luan Rama. Që Grisejda Myslimi të thyejë rënditjen dhe të parakalojë Luan Ramën, do duhej që ajo të tejkalonte herësin me vota preferenciale. Ndërsa herësi është numri i votave të marra në qark pjesëtim me numrin e mandateve të fituara, pragu që duhet të kalojë Myslimi do të ishte së paku 8 mijë vota me kusht që asnjë votë e vetme të mos shkonte për 11 kandidatët e tjerë përfshirë Luan Ramën.

Sipas sistemit zgjedhor në fuqi, në një kohë kur 8 mijë votat e LSI potencialisht do të ishin të shpërndara në 12 kandidatë përfshirë vet Luan Ramën, është krejtësisht e pamundur që Myslimi të mund të fitojë mandatin e deputetes. Rrjedhimisht, të gjithë kandidatët nga numri 2 deri tek numri 12 do të jenë të detyruar të bëjnë fushatë për LSI dhe votat shkojnë në fakt për të bërë deputet “tradhëtarin” Luan Rama.

E vetmja mënyrë për të mos u bërë deputet Luan Rama është që LSI të orientojë elektoratin të mos votojë forcën e vet politike por të shkojë të votojë listën e Partisë Demokratike. Në këtë formë LSI nuk do të merrte asnjë mandate por një veprim i tillë do të ishte fundosje përfundimtare dhe kapitullim i Lëvizjes Socialiste për Integrim në shërbim të Partisë Demokratike. Asnjë prej 12 kandidatëve të LSI nuk do të pranonin të bënin fushatë dhe të kërkonin vota për Partinë Demokratike.

Edhe varianti i ndihmës që Bujar Leskaj mund ti jepte Ilir Metës duke orientuar demokratët të votojnë listën e LSI-së është sërish shah-mat pasi kjo do të shoqërohej me një kryengritje brenda rradhëve të demokratëve të Qarkut të Vlorës, gërryeje e rezultatit elektoral të tyre dhe sërish me votat e demokratëve do bëhej deputet Luan Rama.

Ndodhur në këtë situatë, e vetmja gjë që mund të bëjë Ilir Meta është të tentojë të tensionojë klimën politike dhe fushatën në Qarkun e Vlorës duke bërë pis zgjedhjet dhe procesin. Një përpjekje e cila do ti vlente vetëm kauzës së tij politike për tu bërë kryetar opozite pas 25 Prillit./TEMA

Next Post
A mund t’i besosh “garancisë” së Lulzimit?

A mund t'i besosh “garancisë” së Lulzimit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

May 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pesë vjet pas “non grata”-s, Berisha e ka mundur SHBA, por do që t’ia blejë certifikatën

May 19, 2026
“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

May 19, 2026
A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

May 19, 2026
Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

May 19, 2026
Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

May 19, 2026
Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

May 19, 2026
“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

May 19, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Qeveria rishikon ligjin për pagesat e vonuara, afate strikte dhe kamatëvonesa automatike për të mbrojtur bizneset

May 19, 2026
Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta

Spiunë me 4 rrota?! Makina po i transmeton të dhënat tuaja palëve të treta

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In