• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po transformohet “Qyteti Studenti”

by S T
16/10/2024 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një investim i qeverisë gjermane përmes KfW dhe BE, përmes Instrumentit të
Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nisur tri vite më parë do t’u përmirësojë cilësinë e jetesës në konvikte mbi 3000 studentëve në Tiranë.
Melisa Shaqiri, studentja nga Elbasani që ndjek degën e “Administrim Biznesi” në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, ka ardhur të shohë nga afër godinat e reja të “Qytetit Studenti”.

Aktualisht, ajo jeton në godinat që presin të rikonstruktohen. “Qiratë janë shumë të shtrenjta dhe shpeshherë të papërballueshme nga studentët. Kam vendosur të jetoj në konvikt, sepse me kushtet e reja, më duket më e lehtë të përqëndrohesh tek studimet”.

Në “Qytetin Studenti” Nr.1 ka përfunduar rindërtimi i pesë godinave të fazës së parë të projektit të përbashkët mes qeverisë gjermane dhe Bashkimit Europian.
“Qeveria gjermane ka dhënë më shumë se 30 milionë euro në formën e granteve dhe një huaje përmes KfW-së në këtë projekt, ndërsa Instrumenti i Investimeve tw Ballkanit Perëndimor i BE-së ka dhënë grantin prej rreth 5 milionë eurosh përmes KfW-së” – thotë Florion Ferro, përfaqësues i Bankës gjermane për Zhvillim.
“Shembëm muret dhe rikonceptuam dhomat”
Maja Studoviç, menaxhere projekti pranë kompanisë gjermane “Fichtner Gmbh Consulting” i ka parë godinat e vjetra që në çastet e para kur nisi puna. Ajo thotë se shumica e punës inxhinierike të bërë në fazën e parë, ishte shembja nga e para e mureve dhe konceptimi i dhomave me tualete dhe dushe brenda, në ndryshim nga ç’ishin më parë, ku kryesisht dushet ishin në pjesën e bodrumeve dhe në numër shumë të vogël.

“E kuptoni çfarë do të thotë të zbresësh me robdëshambër nga kati i pestë i konviktit, të shkosh të bësh dush në bodrum dhe të ngjitesh sërish sipër, edhe në temperatura të ulëta?” – thotë Studoviç për DW.
Ajo thekson se nevoja për të rindërtuar mjedise sa më të përshtatshme për studentët, ndryshoi dhe filozofinë e KfW, e cila në zbatimin e projekteve të saj përdor 50% të buxhetit për efiçencën e energjisë dhe pjesën tjetër për pjesën strukturore. “Zakonisht, financimet e KfW janë rindërtim në themel, por në këtë rast 70% iu kushtua ristrukturimit të dhomave të pesë godinave të para, me qëllim zgjatjen e jetëgjatësisë së ndërtesave dhe rritjen e rehatisë për studentët që do të jetojnë këtu”.

Në thelb një kusht shumë bazik, dushet brenda në dhomë në Tiranë janë konsideruar një luks deri në rindërtimin e godinave të reja. “Tualeti brenda në dhomë dhe ndarja e dushit vetëm me shoqen e dhomës më duket shumë komoditet” – konfirmon Melisa, studentja nga Elbasani.
Panele diellore në çatitë e konvikteve

Duke shfrytëzuar klimën e favorshme dhe ditët me diell në pjesën më të madhe të vitit në Tiranë, projekti ka përfshirë edhe vendosjen e paneleve diellore me qëllim uljen e kostove për studentët si dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme.
“Përveç përmirësimit të kushteve të jetesës për studentët, rinovimi i efektshëm i energjisë gjatë fazës së parë ka kontribuar në uljen me rreth 40% të konsumit të energjisë në godinat e rikonstruktuara, duke e bërë menaxhimin e “Qytetit Studenti” me më pak kosto dhe më të qëndrueshëm” – theksoi përfaqësuesi i KfW-së, Ferro.
Në të gjitha godinat e rindërtuara dhe që do të ndërtohet në muajt në vijim, janë instaluar sisteme ngrohjeje dhe ftohjeje, një tjetër domosdoshmëri që i mungonte konvikteve të Qytetit Studenti.

Projekti do të finalizohet pas katër fazash, me rindërtimin e plotë të 19 godinave të “Qyteti Studenti 1” dhe me akomodimin e mbi 3000 studentëve.
Elona Elezi (DW)

Next Post
“Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët ‘viktima'”, kreu i AKEP thirrje për kujdes: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit

"Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'", kreu i AKEP thirrje për kujdes: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

October 30, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

October 30, 2026
Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

October 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

October 30, 2026
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In