• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si po e bllokon Rusia pranimin e Malit të Zi në marrëveshjen për kontrollin e eksportit të armëve

by A R
27/11/2025 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet ruse po e pengojnë anëtarësimin e Malit të Zi në marrëveshjen ndërkombëtare për kontrollin e eksportit të armëve dhe mallrave me përdorim të dyfishtë, e njohur si Marrëveshja e Vasenarit.

“Rusia prej disa kohësh po e saboton procesin e pranimit të anëtarëve të rinj”, edhe pse të gjitha kushtet për anëtarësim janë përmbushur, thuhet në dokumentin e Qeverisë së Malit të Zi për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Komisionit Evropian.

Marrëveshja e Vasenarit ka 42 vende anëtare, mes tyre edhe Rusia, dhe të gjitha vendimet merren me konsensus.

Anëtarët, ndër të tjera, shkëmbejnë të dhëna për armatimin konvencional dhe teknologjitë e ndjeshme me qëllim forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ambasada e Rusisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) nëse Moska po e pengon pranimin e Malit të Zi dhe pse.

Marrëdhëniet midis Podgoricës dhe Moskës janë të dëmtuara prej më shumë se një dekade, kryesisht për shkak të hyrjes së Malit të Zi në NATO dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Çfarë është Marrëveshja e Vasenarit?

Marrëveshja e Vasenarit u krijua pas Luftës së Ftohtë, për shkak të nevojës së vendeve për bashkëpunim në uljen e rrezikut nga përhapja e armatimit konvencional dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Marrëveshja përgatit dy lista kontrolli mbi të cilat mbështeten si Bashkimi Evropian ashtu edhe Mali i Zi në legjislacionin e tyre, njëra që ka të bëjë me eksportet e armëve dhe tjetra me mallra dhe teknologji me përdorim të dyfishtë.

Në të parën përfshihen, për shembull, tanke, avionë luftarakë, helikopterë etj.

Në të dytën hyjnë kompjuterë, telekomunikimi, sensorë, laserë, sisteme shtytëse… pra mallra dhe teknologji që përdoren për qëllime civile, por mund të shfrytëzohen edhe për zhvillimin, prodhimin ose forcimin e kapaciteteve ushtarake.

“Marrëveshja nuk është e drejtuar kundër asnjë shteti apo grupi shtetesh dhe nuk pengon të drejtën e shteteve për të siguruar mjete legjitime për vetëmbrojtje”, tha një burim diplomatik i njohur me situatën.

Megjithatë, shton ai, qëllimi i Marrëveshjes është që eksporti të kontribuojë në paqe dhe siguri ndërkombëtare dhe të mos lejojë që armët të bien në duart e terroristëve.

Problemi i Malit të Zi

Nismën për t’iu bashkuar Marrëveshjes, Mali i Zi, anëtar i NATO-s dhe kandidat për BE, e paraqiti 10 vjet më parë.

Qeveria thekson se ka plotësuar të gjitha kushtet formale për anëtarësim.

Përveç përshtatjes së legjislacionit, Ministria e Punëve të Jashtme, kompetente për çështjen e anëtarësimit, ka theksuar për REL-in se procesi ka edhe një dimension të gjerë politik, pasi pranimi kërkon konsensusin e 42 vendeve anëtare.

“Megjithatë, vendimi përfundimtar, i bazuar në konsensus, për pranimin do të varet nga rrethanat gjeopolitike dhe klima brenda Marrëveshjes të Vasenarit, veçanërisht nga pozicioni i Federatës Ruse”, thuhet në dokumentin e Qeverisë.

Komisioni Evropian në raportin e këtij muaji për Malin e Zi ka konstatuar se nuk ka pasur përparim në çështjen e anëtarësimit.

“Për Malin e Zi kjo është një detyrë në kuadër të procesit të integrimit në BE, por BE-ja duhet të tregojë mirëkuptim për faktin që këtu ekziston një palë e tretë. Në këtë rast, Federata Ruse merr vendimin, jo institucionet e BE-së”, tha për REL-in analisti ushtarak Aleksandar Radiç.

Radiç shtoi se një sjellje e tillë e shteteve të treta nuk është korrekte, por se ato kanë të drejtë ta bëjnë këtë si anëtare.

Megjithatë, ai thekson se Mali i Zi tashmë po vepron sipas rregullave të Marrëveshjes së Vasenarit, duke veçuar cilësinë e lartë të raporteve malazeze për eksportet në krahasim me ato të vendeve të tjera.

Veprimi i Rusisë në Marrëveshje – problem për SHBA-të dhe BE-në

Sjellja e Rusisë në kuadër të Marrëveshjes së Vasenarit është vërejtur edhe nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Në një dokument të Parlamentit Evropian nga nëntori 2023 thuhet se Marrëveshja po përballet me sfida “për shkak të anëtarësisë së Rusisë dhe situatës së ndryshueshme gjeopolitike”.

“Struktura e anëtarësimit e bazuar në konsensus ka ngritur shqetësime për efektivitetin e tij. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur rezervat për respektimin e paktit nga Rusia, duke përmendur pjesëmarrjen e saj në sulme kibernetike dhe përpjekjet për të siguruar teknologji të ndjeshme”, thuhet në dokument.

Serbia dhe Shqipëria “në pritje”?

Mali i Zi nuk është i vetmi që pret anëtarësim.

Analisti ushtarak Aleksandar Rodiç tha për REL-in se edhe Serbia është në listën e vendeve që presin anëtarësimin.

Komisioni Evropian në raportin për Shqipërinë ka theksuar se “përfundimi i procesit të anëtarësimit është bllokuar nga një prej shteteve pjesëmarrëse”.

Raporti nuk specifikon se për cilin shtet bëhet fjalë.

Nga Ambasada e Shqipërisë nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjen e REL-it nëse bëhet fjalë për Rusinë.

Kroacia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, këtë vit shënon 20-vjetorin e anëtarësimit në Marrëveshjen e Vasenarit.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë i thanë REL-it se anëtarësimi në këtë Marrëveshje tregon se shteti ka një sistem të zhvilluar dhe të besueshëm të kontrollit të eksportit.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e sotëm gjeopolitik, në të cilin teknologjitë e avancuara, si inteligjenca artificiale, gjysmëpërçuesit e avancuar dhe teknologjitë kuantike, mund të përdoren për represion ose qëllime ushtarake”, thanë nga Ministria.

Shumica e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s janë pjesë e kësaj Marrëveshjeje./REL

Next Post
SPAK godet grupin kriminal në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie

SPAK, aksion të përbashkët me Prokurorinë e Brescias. Lëshohen 21 urdhërarreste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

February 17, 2026
Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In