• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’i plotësoja dot nevojat seksuale…” 86-vjeçari nga Korça nxjerr gruan nga shtëpia (VIDEO)

by A R
03/09/2024 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kemi shkuar në Korçë, për të takuar Spiro Naumin, 86 vjeç dhe Liljanën 77 vjeçe, dy bashkëshortë, që kanë 58 vjet të martuar.

Marrëdhënia e tyre, siç ata pohojnë, fatkeqësisht është krisur. Të moshuarit thonë se nuk kanë vendosur të divorcohen, por të mos jetojnë më bashkë në banesën e tyre.

Prej disa kohësh secili banon në dhoma të ndara, ndërsa Spiro i kërkon bashkëshortes, që të lirojë dhomën dhe të largohet.

“Në 2023, bashkëshorti se unë isha me djalin e madh se ishte në Gjermani dhe vija këtej që haja mëngjesin. Bëja andej dhe kaloja këndej. Në 6:30 kur vij unë gjej divanet të nxjerrë. Bashkëshorti më kishte nxjerrë, me një punëtor. Më përpara shumë mirë kemi shkuar. Edhe fjalët që thotë i kam bërë shumë lëshime sepse burri nuk i thotë gruas as shërbëtore, as kështu të bëjë se s’bën, unë jam pronar. Pse ai është pronar dhe unë s’jam pronare?”, shprehet nënë Liljana.

Liljana, nga ana tjetër shprehet, se pasuria është e përbashkët, ndaj nuk ka ndërmend të ikë. 86-vjeçari pretendon se mungesa e raportit intim prej gati 20 vitesh, ka sjellë në këtë situatë.

“Unë banoj këtu, zonja banon atje. Unë kam dy shtëpi. Ishte bashkëshortja. Grua ishte, grua le të mbetet, por në letër mbetet. Unë kam 6 hyrje, si mund të rri këtu në këtë dhomë? Domethënë të izolohem unë? Ajo është për vete, atë e ndihmojnë kur ngarkohet, nipërit thërret. Vetë lahem, vetë mirëmbahem”, thotë zoti Spiro.

Ndërsa sipas Liljanës, ajo nuk i plotësonte dot nevojat, pasi ishte e zënë me rritjen e nipërve e mbesave.

“Mbaja 4 fëmijë. Nuk kisha mundësi të rrija me atë unë. O do mbaja fëmijët, o do rrija me atë… që të kisha marrëdhënie intime me të. Isha shumë e tejlodhur, unë duhet të rrija mirëmbaj fëmijët. Kisha dhe dyqan. Le të kërkonte. S’kërkonte gjë dhe ai. Mjaftonte mos u preukoponte me punët e shtëpisë. Tashi iu kujtua. Ai dëgjon marrëdhëniet me seks. Ule zërin se të dëgjojnë nipërit, është turp. Nuk po i bën njeri shamatë, vetë është i lirë ama mos të kërkojë nga unë qiqra në hell”, thotë nënë Liljana.

“Stop” i vuri përballë dy të moshuarit, për të kuptuar problematikën dhe synuar gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Liljana: Kur do ai të flasë flet. Kur s’do, mbylle gojën ti se unë jam pronar.

Gazetari: Zoti Spiro pretendon që ti do të ndahesh?

Liljana: Jo.

Spiro: Është ndarë more, çfarë llafos ti. Është ndarë more, pensionin e ha vetë. Nuk paguan as drita, as ujë.

Liljana: Për kë i konsumoj dritat dhe ujë?

Spiro: Pse më rri ti mua këtu për të shfrytëzuar dritën, ujin dhe atë?

Liljana: Për të bërë shërbim ty, të të laj ty.

Spiro: Unë kam dy shtëpi. Njërën të vesh të banosh ti, njërën do rri vetë. Edhe këtu do fus shërbyesin.

Liljana: Jo këtu do të jesh më vete që unë të mos shoh çfarë veprimesh bën ti. Pse duhet të më përcjellësh nga shtëpia kur unë kam punuar me këto krahë, kam ndërtuar tre palë shtëpi siç thua ti. Unë kam investuar për këto shtëpi. Kam punuar tërë jetën, ta kam dhënë ty dhe qindarkën e fundit.

Gazetari: E do zonjën?

Liljana: E do për yzmeqare.

Gazetari: Ti e do burrin?

Liljana: E dua dhe nuk ndahem unë tani nga burri sepse unë jam, po them do bëhem stërgjyshe.

Spiro: Ka shumë qëllime të liga.

Gazetari: Mos ke qëllime të tjera ndoshta për të marrë grua tjetër?

Spiro: Nuk kam. Po të kisha marrë do e kisha marrë. Ajo s’ka pse rri.

Gazetari: Ajo të do zoti Spiro!

/a.r

Next Post
“Business Traveller”: Aventurat në Shqipëri

“Business Traveller”: Aventurat në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com