• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si përfundoi në pranga drejtori i komanduar i burgut të Reçit/ Zbardhen abuzimet përgjatë tre muajve në krye të detyrës

by
27/04/2022 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Burgut të Reçit në Malësinë e Madhe, Ervis Zika, është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Drejtori Zika është vënë në pranga mesnatën e 26 prillit pasi dyshohet se ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka futur brenda burgut sende të ndaluara kundrejt pagesave. Po ashtu, dyshohet se ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda mjediseve të Burgut të Reçit.

Një tjetër akuzë që rëndon mbi të është edhe firmosja fiktive e kartelave të karburantit. Në këtë mënyrë pas informacioneve të siguruara për këto veprime, SHKBB-ja ka vënë në pranga zyrtarin e lartë. Ervis Zika ishte i komanduar në krye të Burgut të Reçit, ndërsa edhe pse në rolin e drejtorit dyshohet se ka përfunduar duke shpërdoruar detyrën dhe duke kryer vjedhje.

Ervis Zika u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës. Ndaj drejtorit është caktuar masa e arrestit me burg dhe pezullimi i ushtrimit të një detyre nga shërbimi publik.

AKUZAT

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Shkodrës, drejtori i komanduar i Burgut në Reç, ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda ambienteve të burgut dhe në mënyrë që të shmangte skanerin, Zika ka kaluar vetë me sende të ndaluara për t’ia dhënë të dënuarve në regjim. Por, Ervis Zika akuzohet edhe për vjedhje. Dyshohet se drejtori ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive, skandal për të cilin, burimet thonë se janë në hetim edhe persona të tjerë, që kanë pasur dijeni dhe kanë lejuar veprimet e kundërligjshme të drejtorit. Ky rast i rëndë, tashmë është në duart e drejtësisë për t’u hetuar dhe gjykuar.

Burgu i Reçit është një investim i viteve të fundit me një sistem sigurie të lartë ndryshe nga burgjet e vjetra të Shqipërisë me qëllimin për të mos lënë asnjë mundësi abuzimi që brenda mjediseve të futen sende të paligjshme për të burgosurit apo edhe të lejohet abuzimi për pajisjen e të burgosurve me mjete komunikimi që nuk lejohen. Për shkak të këtij sistemi sigurie, drejtori Zika dyshohet se ka kaluar regjimin pa u futur në skaner.

Tashmë, pritet që drejtori i arrestuar të njihet me masën e arrestit përpara Gjykatës për të dhënë versionin e tij. Para arrestimit, Zika është telefonuar nga zyrtarët e SHKBB-së, duke iu thënë se po shkonte në krye të detyrës pa e ditur se do të prangosej. Ervis Zika u komandua si drejtues gjatë muajit janar, pas pezullimit nga detyra të drejtori Maliq Meta./ Panorama/

/b.h

Next Post
“Askush nuk do të mbetet gjallë”/ Presidenti Gjukanoviç kërkon hetim urgjent mbi kërcënimet me bomba në Mal të Zi

"Askush nuk do të mbetet gjallë"/ Presidenti Gjukanoviç kërkon hetim urgjent mbi kërcënimet me bomba në Mal të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In