• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Aferat e Zana Guxhollit, si përfitonte ish-këshilltarja e Berishës liçenca TEC-esh

by A R
29/12/2015 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- këshilltarja ekonomike e ish kryeministrit, Berisha, Suzana Guxholli, e paditur tashmë në prokurori për aferën CEZ nga Ministria e Energjitikës, në fakt shumë kohë më parë duket se ka qenë një personazhe e implikuar në konflikte interesi në një prej koncesioneve më të mëdha hidrike, duke përfituar nga koncesioni në bashkëpunim me një familjar të ish- kryeministrit, Berisha. Kohë më parë gazeta “Albania” ka denoncuar një implikim të saj në afera licensash për hidrocentrale, në konflikt të hapur interesi. Javaneës sjell në vëmendje këtë episod, i cili në atë kohë shkaktoi jo pak bujë.

Dy këshilltarët ekonomikë të kryeministrit Berisha, Petraq Milo dhe Suzana Guxholli, janë implikuar në konflikt interesi në një prej koncesioneve më të mëdha hidrike, duke përfituar nga koncesioni në bashkëpunim me një familjar të kryeministrit. Kjo histori u finalizua tri ditë më parë, kur qeveria shqiptare nënshkroi me konsorciumin “Interenergo Albania” marrëveshjen koncesionare për ndërtimin e 6 hidrocentraleve mbi lumin Shalë. Vlera e koncesionit është 145 milionë euro. Por verifikimi i të dhënave për firmën fituese tregoi se prapa këtij koncesioni kaq të kushtueshëm qëndrojnë këshilltarët, madje dhe familjarët e kryeministrit. Më konkretisht, konsorciumi fitues “Interenergo Albania” është krijuar në maj të vitit 2007 si bashkim i tri kompanive të ndryshme: “Interenergo Slovenia” (70 për qind), korporata “Dukagjini” e Kosovës (20 për qind) dhe “Euroconsulting” e Kosovës (10 për qind). Ky konsorcium paraqiti në muajin gusht 2007 në Komisionin e Oponencës Teknike projektin e saj për koncesionin në lumin Shalë, ose i njohur ndryshe si koncesioni i “Tre Dukagjinëve”. Tre muaj më vonë, me Vendimin Nr. 757 të datës 7 nëntor 2007, të firmosur nga kryeministri Berisha, kësaj kompanie i jepet një bonus favorizues prej 9.5 pikësh avantazh për tenderin që do të zhvillohej për këtë koncesion

Bonus për këshilltarët

Vendimi i kryeministrit ishte në dukje një dhënie bonusi, i bazuar në ligjin “Për koncesionet”. Por verifikimi i pronarëve të këtij konsorciumi tregon se në të vërtetë kryeministri ia dha bonusin konsorciumit në të cilin bashkëpronar ishte dhe një këshilltar i tij. Më konkretisht, firma “Euroconsulting” e Kosovës (10 për qind pronare në konsorcium) është një kompani konsulence tërësisht në pronësi të zotit Petraq Milo, këshilltarit për ekonominë të kryeministrit. Përveç evidentimit të tij si pronar te dokumentet autentike të firmës, zoti Milo e ka pranuar publikisht pronësinë mbi këtë firmë dhe në curriculum-in që ka shpallur në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Por surprizat nuk kanë fund. Një tjetër këshilltare ekonomike e kryeministrit ka shpallur në curriculum-in e saj zyrtar faktin se është drejtoreshë dhe menaxhere në këtë firmë. Këshilltarja në fjalë është zonja Suzana Guxholli, e cila është dhe koordinatore direkte dhe eksperte e zyrës së kryeministrit për të gjitha koncesionet që jepen në Shqipëri. Por ndonëse pronar fuqiplotë i firmës “Euroconsulting”, zoti Petraq Milo, nuk ka preferuar të lërë shumë gjurmë në dokumente. Ditën e krijimit në Tiranë të konsorciumit “Interenergo Albania”, për llogari të firmës bashkëpronare “Euroconsulting” ka nënshkruar, në cilësinë e “drejtorit të autorizuar”, një person i quajtur Zilif Lufi. Ky i fundit rezulton të jetë një zyrtar i lartë i administratës së Ministrisë së Financave të Kosovës.

Ia shesim kushëririt

Tenderi për koncesionin e “Tri Dukagjinëve” u zhvillua më 22 prill të vitit 2008. Por 20 ditë para zhvillimit të tenderit (më 2 prill 2008) brenda konsorciumit “Interenergo Albania” ndodhi një rikonfigurim i aksionerëve. Kësisoj, më 2 prill 2008, firma “Eurocnsulting”, në pronësi të Petraq Milos, ia shet aksionet (10 për qind) e saj ortakes “Interenergo Slovenia”. Në të njëjtën ditë, madje para të njëjtit noter (Agim Robo), firma sllovene (pasi bleu aksionet e “Euroconsulting”) i shet një firme të panjohur, të quajtur “Alb Ener Investments”, 20 për qind të aksioneve. Nga shqyrtimi i të dhënave zyrtare rezulton se firma e sapofutur në konsorcium, “Alb Ener Investments”, ishte krijuar vetëm tri ditë (themeluar më 29 mars 2008), para nënshkrimit të kësaj kontrate noteriale. Pronar i firmës “Alb Ener Investments” rezulton të jetë zoti Haxhi Bardhi, një biznesmen i vjetër, i cili është dhe kushëriri i parë i kryeministrit Berisha

Me letrat gati

Tenderin e zhvilluar më 22 prill e fitoi konsorciumi “Interenergo Albania”. Por, në ndryshim nga konfigurimi i mëparshëm, ky konsorcium kishte ndryshuar një pjesë të ortakëve. Pjesën prej 10 përqindësh që zotëronte në fillim firma e këshilltarit Petraq Milo e mori ortakja e saj sllovene, e cila në të njëjtën ditë që bleu 10 për qind nga këshilltari, shiti 20 për qind te një biznesmen me lidhje të ngushta farefisnore me kryeministrin. Kompania e zotit Milo u tërhoq nga konsorciumi 20 ditë para zhvillimit të tenderit, por prezenca e saj deri në atë kohë duket se ka pasur një implikim domethënës. Zoti Milo dhe kolegia e tij, Suzana Guxholli, duke qenë këshilltarë ekonomikë të kryeministrit, kanë akses të madh në informacionin mbi zhvillimin e propozimeve dhe tenderave për koncesionet. Zoti Milo ishte ortak i konsorciumit kur ky konsorcium fitoi bonusin favorizues prej 9.5 pikësh. Po çfarë nënkupton fitimi i një bonusi për koncesionet? E thënë shkurtimisht, bonusi i jepet një kompanie që paraqet në departamentet qeveritare një projekt të sajin për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Kompania që bën e para propozimin zakonisht avantazhohet nga pretendentët e tjerë për koncesionin. Ky avantazhim nuk është gjë tjetër veçse privilegj me disa pikë që ajo fiton nga bonusi. Por kush u avantazhua? U avantazhua pikërisht konsorciumi që projektin e vet e paraqiti para një zyrtari shtetëror, që në fakt ishte aksioner i konsorciumit./ Armando Meta/

Gazeta “Albania”

Next Post

Pasuritë përrallore të këngëtareve, ja kush kryeson listën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In