• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si nuk mund të drejtohet një emision politik

by Çapajev Gjokutaj
09/05/2025 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Mbrëmë emisioni Top Story, gjatë një pjese të mirë të kohës, nuk u drejtua nga Grida Duma po nga Edi Rama. Që ta perceptojnë dhe ata që s’e kanë ndjekur po sjell vetëm një episod.

Tani vijmë tek patatja e nxehtë, thoshte p.sh moderatorja me synimin që të kalonte diskutimin tek ish ministrat e burgosur. Kryeministri mohonte që këtu të kishte ndonjë patate të nxehtë.

Moderatorja nervozohej dhe në vend të thoshte ‘ministra nën hetim’ thoshte ‘ministra të dënuar’. Kryeministri e kapte lapsusin, kundërshtonte një copë herë dhe pastaj, për të ‘gjurmuar’ të vërtetën modertorja shfaqte në sfond listën e ofiqarëve të burgosur.

Rama e përqendronte vemendjen tek ata që janë akoma nën hetim dhe hidhej në sulm kundër kënetës mediatike që nëpër studio u ka bërë gjyqin e i ka dënuar, megjithëse ligji thotë se janë të pafajshëm derisa nuk ka vendim përfundimtar gjykate.

Moderatorja, e prekur në sedër, kthehej e mbronte emisionin e vet, i kërkonte të ftuarit të përmendte ndonjë rast që në emisionet e saj ishin bërë gjyqe të tilla dhe ashtu, e zhytur në llogoren e vetmbrojtjes, e linte emisionin që për minuta të tëra të rridhte mes cicmicesh.

Drejtuesët e emisioneve doemos që janë njerëz dhe si gjithë të vdekshmit gabojnë edhe ata. Veç kësaj, dikush duhet t’u kujtojë se nuk janë në studio për të mbrojtur veten dhe emisionet e tyre, po për të moderuar bisedën, për të mos e lenë të shkapërdredhet, për të injoruar vogëlimat e për t’u përqendrur në çështje që i interesojnë publikut.

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit, Policia e Shtetit me plan masash, 5316 efektivë në qendrat e votimit

Zgjedhjet e 11 majit, Policia e Shtetit me plan masash, 5316 efektivë në qendrat e votimit

Comments 1

  1. Ρrushi says:
    10 months ago

    Media është kthyer në një donKishot modern, pa e kuptuar. Shikojnë tek çdo mulli me erë armikun e tyre. Nuk e kuptojnë se prania e një kryeministri me vizion shton shikushmërinë më studiot e tyre. Ata e kërkojnë Krishtin për ta kryqëzuar dhe jo për të mësuar mesazhin e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In