• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si nisi sherri mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortit për shtëpinë dhe vajzën, përplasja në dyert e gjykatës

by A R
30/11/2024 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, i është përgjigjur një deklarate të ishgruas së tij, ku në fokus ka qenë çështja e fëmijës së tyre. Përgjigjja e tij erdhi pasi Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit që ajo moderon dhe akuzoi ish-burrin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria.

Ndërkohë ish-partneri i aktores ka reaguar lidhur me këtë deklaratë duke u ndalur në dy momente, së pari, pengesa për t’i depozituar ish-gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti, pamundësia për të takuar të bijën. Ai thotë se ka gati 3 vite që nuk takon të bijën për shkak të aktores dhe e akuzon se ajo nuk i ka dhënë në kohë llogarinë bankare të së bijës për të bërë depozitimin.rudina dembacaj3

“Bën sikur harron, besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime, që të isha në rregull me shtetin, se ato pagesat që bëja unë, kur të mori OPGJ në tel, i the ‘nuk ka paguar gjë’. Dhe justifikimi yt ishte ‘pse ça do thosha unë, qe i ke paguar’?”, shkruan ai në një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

rudinadembacaj5

Por veç konfliktit për vajzën, çifti ka edhe një gjyq tjetër, këtë herë për shtëpinë, ku çifti jetonte pasi u martua. Edhe për këtë temë, vetë Aleksandri e ceku disi në postimin e tij.  Çifti ka gati 3 vite që është në një tjetër proces gjyqësor, pasi aktorja kërkon që të marrë shtëpinë, që dyshja jetonte. Vetë ish-bashkëshorti ka bërë me dije, se banesa është e tija dhe se nuk i takon asgjë ish-gruas, por aktorja ka insistuar në kërkesat e saj dhe gjyqi është ende në proces, duke ndezur edhe një tjetër konflikt mes ish-çiftit.

rudinadembacaj4

Duket se sherri për shtëpinë, ka çuar edhe në prishjen e raportit të mirë, që ata kishin për hir të vajzës së tyre. Kujtojmë që pas ndarjes, Rudina dhe Aleksi shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, për hir të Viktorias, por konflikti për pronën ka bërë që ata të prishin këtë marrëdhënie duke u ndeshur dyerve të gjykatës, me një përballje jo vetëm për kujdestarinë, por edhe për shtëpinë. Vetë aktorja kur foli për divorcin e saj, nuk e fshehu aspak pakënaqësinë që kishte me ish-burrin.

rudina dembacaj2

“Baballarët shqiptarë duan të drejta të njëjta me nënën pas divorcit, por jo detyrime të barabarta. Sipas ligjit është 150 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijën, por në kohën e sotme janë të pamjaftueshme. Unë kam zgjedhur t’i hap një llogari vajzës sime dhe t’i ketë ato para kur të rritet. Sa përmendet rritje e pensionit, pala tjetër gjen justifikime, duke fshehur të ardhurat, duke treguar se nuk ka mundësi dhe rëndon gjithë situatën. Ajo që është edhe më e rëndë është se ai fëmijë, duhet të presë pafund që t’i vijë data e gjyqit sepse nuk ka i merr përsipër gjykata çështjet aq shpejt. Dhe një fëmijë që të shkojë të takojë njerëzit e vetë, duhet të presë dhe gjykata për time bijë është shumë e njohur. Prindërit shqiptarë nuk e dinë se çfarë i shkaktojnë këtij fëmije duke hequr dorë nga detyrime dhe duke aluduar se reagimi i fëmijës vjen si pasojë e ndikimit të nënës”, tha ajo.

rudina dembacaj

Një vit më parë, aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit, por që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. Dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, ka vendosur ta vuajë jashtë dënimin e saj.

Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit.

panorama

Next Post
“Duhet të mendosh më shumë për pensionistët në Shqipëri”, Rama emigrantes në SHBA: Ky është pengu i madh edhe për mua

"BE të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës", Rama reagon pas shpërthimit në Veri: Goditje kriminale që duhet ndëshkuar sa më parë

Comments 1

  1. Jorgo Sinjari says:
    1 year ago

    E kujt i kërciti për Rudinë Dembacën, këtë model ekstra ordinere, që vetëm burra zyrtarë me kurorë ka tre, për mos të folur për çka mund të marri njeriu me mënd.
    Edhe juve si redaksi nuk ju nderon të merreni me të.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In