• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndryshuan ndër vite këngët shqiptare të dashurisë, tekstet e sotme ordinere

by Java News
02/12/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Ti ma nxive jetën”, “Pse sillesh si katunare”, “Jeta s’bohet pa lek”, “E ke senin e vogël”… Këto janë copëza tekstesh të këngëve të sotshme për dashurinë. Djali, që atëherë të priste me biçikletë, sot të pret me sllon, nuk të dhuron një tufë mimozash, por çelësin e një “Ferrari”. Beli i këputur që imagjinohej te burimi i fshatit, ku vajza mbushte ujë, tani s’ka nevojë fare për imagjinatë, se vajza e ka zhveshur vetë; dhe jo vetëm belin, po çfarë të duash…

“Kënga njëherë këndon veten e pastaj për mua e për ty”, thotë tekstshkruesi Lefter Çipa. Po kështu këndojnë këngët polifonike, po ato që buçasin kanaleve televizive, radiove, xhamave të makinave, pub-eve, kujt i këndojnë?! Gjithnjë e interesuar ndaj fenomeneve të tranzicionit, Donika Mustafaj kësaj here është ndalur te këngët e dashurisë; si kanë ndryshuar ato në këto 25 vite demokraci. “Kur kënga nuk ishte Pazar”. Kështu titullohet dokumentari më i ri i skenaristes dhe regjisores Mustafaj, i cili u shfaq dje në Kinema “Millenium”.

DY KOHË

Kompozitorë e poetë, që kanë krijuar përpara viteve ’90, por vazhdojnë të jenë aktivë edhe sot, rrëfejnë se si shkruheshin këngët asokohe dhe si shkruhen sot; se si një autor teksti apo muzike kalonte net të tëra zgjuar, jetonte me krijimin e vet, vërente me vëmendje histori e i transformonte në këngë… Jorgo Papingji, Luan Zhegu, Lefter Çipa, Flamur Shehu, Nasho Jorgaqi, Adrian Hila, Pandi Laço, Agim Krajka, Arben Duka, e shumë të tjerë rrëfejnë për Mustafajn.

Posteri i dokumentarit

Dokumentari është ndërtuar mbi shumë zëra, mbi kontraste të forta dhe përplasje mes këngësh të dy periudhave të ndryshme; tekstesh; ritmesh. Ndryshimi është radikal. Dashuria e ndrojtur, e fshehtë, e veshur me një simbolikë erotike në këngët e para viteve ’90, qofshin këto të lehta apo edhe popullore, është zëvendësuar me erotikën e hapur, karnale, të drejtpërdrejtë, pa shumë naze dhe ojna, materiale e kapriçoze; ndërsa gëzimi i dashurisë dhe i pritjes është shndërruar në dhimbjen e ndarjes, tradhtisë, “tjetrës”.

Këngët janë vetë ato që flasin, por Mustafaj ka marrë edhe mendimin e një klase nxënësish. Çuditërisht, ata thonë se ata nuk e gjejnë veten te këngët e pas viteve ’90, se tekstet e tyre janë banale, që e trajtojnë dashurinë si një ndjenjë ordinere, që nuk të mësojnë asgjë për të, që flasin më shumë për vuajtjen se për gëzimin që të fal, se bëhen vetëm për të fituar treg.

PYETJE QË KËRKON PËRGJIGJE

Sipas vetë kompozitorëve apo tekstshkruesve “atëherë këngët bëheshin pa hile”, ndërsa sot është tregu ai që e orienton këngën. Por, nëse është tregu ai që i orienton muzikantët e poetët drejt një kënge sipërfaqësore, komerciale; nëse nuk janë të rinjtë ata që e pëlqejnë, atëherë kush janë ata që e konsumojnë këtë këngë?!

Përse ato shtohen dita-ditës, bashkë me fytyrat e këngëtareve manekine?! Autorja e orienton dokumentarin drejt idesë së saj që kënga e dashurisë ka pësuar një zvetënim të dukshëm, ajo e dokumenton këtë fenomen, por nuk na jep arsyen përse. As vetë kompozitorët dhe autorët e teksteve nuk na japin një arsye se përse ka ndodhur ky shndërrim.

Ata thonë se e dikton tregu; se nuk ka kontroll; se këngë mund të bëjë dhe mund të këndojë kushdo; se një këngë mund të blihet dhe shitet në Pazar, por nuk na thonë se si është krijuar ky Pazar dhe kush janë blerësit e tij. Ndër të intervistuarit nuk ka asnjë që të pranojë se i pëlqejnë këngët tallava, këngët e Çiljetës, Zajminës, Florit, Medës, Xhesika Ndojt, Encës, Luana Vjollcës, Getoarit, Tunës, Nojzit, Stresit dhe gjithë shokëve të tyre. Dhe nga sa shohim përditë, nuk janë pak ata që i pëlqejnë, i këndojnë e kërcejnë këto këngë. (Panorama)

ma.me

Next Post
Pesë nobelistë apel për shpëtimin e trashëgimisë kulturore në rrezik

Pesë nobelistë apel për shpëtimin e trashëgimisë kulturore në rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In