• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndikon obeziteti te sëmundja/ Mjeku shqiptar në Nju Jork: Virusi prek të gjitha organet e trupit dhe mosha të reja

by Java News
11/04/2020 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku shqiptar në New York, Sulejman Celaj thotë se koronavirusi po prek të gjitha organet e trupit dhe se ka infektuar edhe mosha të reja, nga 25 vjeç e lart. Sipas tij, pacientët më sëmundje kronike po vuajnë më shumë, ndërsa njerëzit me moshë të thyer po e përballojnë më shumë vështirësi.

Një aspekt me rëndësi që nënvizon mjeku është obeziteti, që po kthehet në problem për të infektuarit.

“Obeziteti duhet konsideruar sëmundje dhe duhet trajtuar. Është koha që të shihet si diçka që çon deri të vdekja. Duke qenë obez kronik njerëzit krijon një urë që çon deri te fataliteti“, tha ai.

Në një lidhje me “ABC News”, mjeku duke folur për përhapjen e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se fatmirësisht ka shumë pak fëmijë të prekur, e nëse kjo do të ishte masive do të sillte pasoja tragjike. Celaj tha se gjysma e pacientëve të infektuar në SHBA janë nën moshën 50-vjeçare.

Çfarë po ndodh me sistemin?

Celaj: Po mundohet të lehtësohet puna duke u përqëndruar tashmë edhe tek pacientët më kritik. Kemi pacientë nga mosha 25-vjeçare deri në të moshuar. Virusi po prek të gjitha organet e trupit.

Pacientët më sëmundje kronike po vuajnë më shumë, ndërsa njerëzit me moshë të thyer po e përballojnë më shumë vështirësi. Gjithashtu pacientët me obezitet e kanë shumë të vështirë, pasi obeziteti po shkakton shumë probleme sepse virusi ka një efekt negativ tek këta pacientë.

Obeziteti duhet konsideruar sëmundje dhe duhet trajtuar. Është koha që të shihet si diçka që çon deri të vdekja. Duke qenë obez kronik njerëzit krijon një urë që çon deri te fataliteti.

sulejman celaj kardiolog abc

A mundet që vërtet të besojmë se ky virus është në disa variante?

Celaj: Fillimisht virusi ka qenë në fazën latente dhe ajo ishte faza më kritike pasi nuk e kuptuam. Mbyllja e kufirit me Kinën ndodhi shumë vonë.

Gjithashtu ai u shpreh se për këtë virus ka shumë pak informacion dhe nuk dihet se si do të jetë sjellja e tij në temperatura të ndryshme, pasi sipas tij klima nuk mbetet një nga faktorët që përcakton sjelljen e virusit.

“Nuk dimë shumë se si do të manifestohet në dimër”, u shpreh ai.

Ndër të tjera mjeku tha se njerëzit afrikano-amerikan kanë vdekshmëri më të lartë, por duhet të kemi parasysh se këta njerëz janë më të varfër dhe kjo dikton edhe nivelin e shëndetësisë. Sipas tij ata janë personat që kanë vdekshmëri më të lartë se të tjerët, por çështja qëndron më shumë te situata ekonomike dhe shëndetësia e individit, mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi ndaj shëndetit.

“Infektimi me COVID-19, po atakon të gjitha sistemet, të gjitha organet. Vaksinimi është i mirë, kujdesi mjekësor, është i mirë, aktiviteti fizik është i rëndësishëm. Është një virus i ri që nuk e kemi parë më herët. Viruset e mëparshme nuk kanë pasur të njëjtën sjellje. Tani për tani trajtimi po bëhet më për të ndaluar infektimet”, u shpreh ai.

Çfarë po ndodh me sistemin shëndetësor?

Celaj: Amerika është një superfuqi botërore, por nuk e kaloi këtë provë. Nuk ishim të përgatitur ashtu siç duhej. Kishim të dhëna nga Kina dhe Italia se preken vetëm njerëz në moshë dhe pandemia ndodhi nga mosinformi, por mobilizimi ishtë shumë i madh. Mobilizimi shëndetësor ishte i menjëhershëm. Tani çdo gjë po funksionon mirë.

Si është e mundur që nuk po gjendet një mjekim?

Celaj: Duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me virus, jo me baktere. Por, besoj që do ta kemi deri në fund të vitit të ardhshëm, jo tani. Zakonisht merr kohë, të gjitha qendrat janë duke punuar.

g.kosovari

Next Post
“Me çfarë e paguani internetin?”/ Rama replikon me ndjekësit: Edhe pa bukë dhe me fejsbuk, nuk shkon

“Me çfarë e paguani internetin?”/ Rama replikon me ndjekësit: Edhe pa bukë dhe me fejsbuk, nuk shkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

January 28, 2026
Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

January 28, 2026
Kadastra e Vlorës, urdhër për përgatitjen e dosjeve të pronave dhe dërgimin drejt Tiranës

Kadastra e Vlorës, urdhër për përgatitjen e dosjeve të pronave dhe dërgimin drejt Tiranës

January 28, 2026
SHBA-të presion mbi Kievin: Garanci sigurie nëse heq dorë nga Donbasi

SHBA-të presion mbi Kievin: Garanci sigurie nëse heq dorë nga Donbasi

January 28, 2026
Shiste kokainë, kapet në flagrancë 41-vjeçari me dy emra

Shiste kokainë, kapet në flagrancë 41-vjeçari me dy emra

January 28, 2026
Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

January 28, 2026
Çfarë informacionesh mbledhin hakerat shtetërorë rusë në Serbi?

Çfarë informacionesh mbledhin hakerat shtetërorë rusë në Serbi?

January 28, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”, ish-prokurori: Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta!

January 28, 2026
Horror në Selanik: Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik: Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In