• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Si ndahet buxheti 2022 mes institucioneve? Shëndetësia merr pjesën e ‘luanit’! Sektorët ku tkurren fondet

by Java News
27/10/2021 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm ashtu si edhe buxheti aktual do të jetë i orientuar drejt menaxhimit të pandemisë COVID-19. Fakt ky që konfirmohet edhe në buxhetin e përcaktuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që është rritur me 6.623 miliardë lekë krahasuar me shpenzimet e parashikuara për këtë vit.

Konkretisht nëse këtë vit shpenzimet buxhetore për këtë ministri janë 70.452 miliardë lekë, për vitin e ardhshëm parashikohet shuma prej më shume se 77 miliardë lekësh, duke marrë edhe pjesën e ‘luanit’. Objektivat e këtij institucioni, do të jenë kryesisht përmirësimi i shërbimit spitalor, vaksinimi i popullatës, rimbursimi i ilaçeve apo financimi i kontrollit bazë mjekësor.  Institucioni që ka pasur rritjen më të madh të buxhetit është Ministria e Mbrojtjes me një rritje buxheti prej 7.9 miliardë lekësh.

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm ashtu si edhe buxheti aktual do të jetë i orientuar drejt menaxhimit të pandemisë COVID-19. Fakt ky që konfirmohet edhe në buxhetin e përcaktuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që është rritur me 6.623 miliardë lekë krahasuar me shpenzimet e parashikuara për këtë vit.

Konkretisht nëse këtë vit shpenzimet buxhetore për këtë ministri janë 70.452 miliardë lekë, për vitin e ardhshëm parashikohet shuma prej më shume se 77 miliardë lekësh, duke marrë edhe pjesën e ‘luanit’. Objektivat e këtij institucioni, do të jenë kryesisht përmirësimi i shërbimit spitalor, vaksinimi i popullatës, rimbursimi i ilaçeve apo financimi i kontrollit bazë mjekësor.  Institucioni që ka pasur rritjen më të madh të buxhetit është Ministria e Mbrojtjes me një rritje buxheti prej 7.9 miliardë lekësh, raporton Shqiptarja.com.

Konkretisht nga 24,728 miliardë lekë që janë shpenzimet buxhetore të parashikuara në aktin e fundit normativ për këtë vit, në vitin që vjen shpenzimet shkojnë 32.632 miliardë leke. Objektivat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes kanë të bëjnë me fuqizimin e Forcave të Armatosura, me pajisjen e Forcave Tokësore me armatim të ri të ndërveprimit me aleatët në NATO. Ndërsa Buxheti i ministrisë së Brendshme rritet me 230 milionë lekë me fokus rritjen e hetimeve kundër krimit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit apo dhe ulja e numrit të aksidenteve me 1% çdo vit. Reduktimi i krimeve në familje, ulja e kohës së reagimit si dhe lufta ndaj pastrimit të parave janë pjesë e agjendës së këtij institucioni për periudhën 2022-2024.

Ministria e Arsimit është institucioni me rritjen e tretë më të madhe të buxhetit me 4.944 miliardë lekë. Nga  40.714 miliardë lekë që është buxheti i këtij viti, në vitin e ardhshëm për arsimin do të shpenzohen 45.658 miliardë lekë. Prioritete të kësaj ministrie janë rritja e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor, reduktimi i klasave kolektive, sigurimi i transportit për 35 mijë fëmijë, krijimi i klasave IT nëpër shkolla dhe fuqizimi i teknologjisë, si dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe konvikteve.

Ministria e Drejtësisë gjithashtu do të ketë një fokus të shtuar, pasi buxheti i saj është rritur me 2.598 miliardë lekë, nga 9,179 miliardë lekë që e ka buxhetin këtë vit në 11,778 miliardë në vitin e ardhshëm. Synimet kryesore të kësaj ministrie janë të përqendruara tek reforma në drejtësi.

“Funksionalizimi i organeve të reja të drejtësisë, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, zbatimi i reformimit të sistemit të drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin, përmirësimi i sistemit të ndihmës juridike falas që çdo qytetar në pamundësi financiare dhe grupet në nevojë”, këto janë disa nga prioritetet kryesore të drejtësisë.

Në kuadër të reformës në drejtësi është rritur edhe buxheti i SPAK nga 485 milionë lekë këtë vit, do të jetë mbi 1 miliardë lekë në vitin që vjen.
Nga ana tjetër janë rritur fondet për Ministrinë e Kulturës me 1.246 miliardë lekë, me synim restaurimin dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë arkitektonike dhe peizazhit, duke përfshirë restaurimin e disa linjave muzeale, si edhe përshtatjen me standarde bashkëkohore, po ashtu synohet edhe rritja e numrit të vizitorëve nëpër muze dhe zonat e trashëgimisë kulturore.

Edhe për Ministrinë e Turizmit janë rritur të ardhurat me 683.43 milionë lekë, me synim kryesor sigurimi dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit.

“Prioritetet për periudhën 2022-2024: Diversifikimi i produktit turistik për të arritur një turizëm gjithëvjetor. Arritja e përmirësimeve të matshme të cilësisë së ajrit në vitin 2024 sipas përcaktimeve në strategjinë kombëtare të ajrit. Përmirësimi i performancës së menaxhimit të integruar të mbetjeve. Rritja e sipërfaqes se zonave të mbrojtura”, këto janë disa nga objektivat e Ministrisë së Turizmit.

Nga ana tjetër e medaljes është ulja e të ardhurave për disa institucione. Me e ‘penalizuara’ është Ministria e Infrastrukturës, të cilës i janë ulur shpenzimet me 9.404 miliardë lekë. Konkretisht buxheti i kësaj ministrie është 56,852 miliardë lekë këtë vit, ndërsa në vitin që vjen do të jetë 47,448 miliardë lekë.

Prioritet për këtë ministri do të jetë zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare, zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, rritja e efiçensës së energjisë si edhe trajtimi i mbetjeve në mënyrë të kontrolluar sanitare, nëpërmjet vazhdimit të ndërtimit të impianteve të reja të trajtimit të mbetjeve të ngurta dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese.

Ulje buxheti ka pasur edhe për Ministrinë e Financave me 2.846 miliardë lekë, për Ministrinë e Bujqësisë janë reduktuar shpenzimet me 419.96 milionë lekë, apo për Kryeministrinë ulje me 290 milionë dhe Kuvendin me -64.594 milionë lekë.

Në total shpenzimet buxhetore për vitin 2022 janë 367,955 miliardë lekë, nga 354,673 miliardë lekë që janë këtë vit, pra me një rritje prej 13,281 miliardë lekësh.

Mbështetja buxhetore për disa institucione në 2022 krahasuar me 2021
Kuvendi -64,594 milionë lekë
Kryeministria -290 milionë lekë
Ministria e Bujqësisë -419.96 mln lekë
Ministria e Infrastrukturës -9.404 mld lekë
Ministria e Financave -2.846 mld lekë
Ministria e Arsimit +4.944 miliardë lekë
Ministria e Kulturës + 1.246 mld leke
Ministria e Shëndetësisë +6.623 mld lekë
Ministria e Drejtësisë +2.598 mld lekë
Ministria e Jashtme +266.487 mln lekë
Ministria e Brendshme + 230.53 mln lekë
Ministria e Mbrojtjes +7.904 mld lekë
Ministria e Turizmit +683.43 mln lekë
FSHZH +622.92 mln lekë/m.j

Next Post
Përplasjet në PD, Mustafaj paralajmëron zhvillime të reja: Berisha është strateg, hera e parë që e dëgjoj të kërkojë ndjesë

Përplasjet në PD, Mustafaj paralajmëron zhvillime të reja: Berisha është strateg, hera e parë që e dëgjoj të kërkojë ndjesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In