• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si mund t’ju shes me statistika të tilla”/ Kjo është historia e Ibrahimovic dhe Raiola. Kush më mirë se Zlatan e njihte menaxherin

by Java News
01/05/2022 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ibrahimovic filloi të kërkonte një menaxher të ri, pasi ndërpreu bashkëpunimin me ish-trajnerin Hasse Borg, të cilin e akuzoi se po e zhvaste.

Pikërisht atëherë e kuptoi se kishte nevojë për dikë që do t’i besonte plotësisht, dhe ky ishte Mino Raiola.

“Telefonova një shok dhe i thashë se kisha nevojë për agjent. Ai më rekomandoi dy, më tha se njëri punon me David Beckham dhe ka një seli në Londër dhe tjetri është italian, por më shumë “si ky” i llojit mafioz. Më tha se ky i dyti do të më përshtatet më shumë me mentalitetin tim, duke pasur parasysh origjinën time”, ka kujtuar Ibrahimovic dhe ka vazhduar:

“E mora numrin dhe i telefonova, organizuam një takim në hotel. Isha veshur me pallto Gucci, me orë ari dhe Porschen e parkova para hotelit. Doja të i bëj përshtypje…”

Kjo ishte mundësia më e mirë e mundshme për Ibrahimovic që të takonte Raiolën ashtu siç është në të vërtetë. “Kur Mino hyri, unë u habita. Ai kishte veshur xhinse të gjera dhe një bluzë Nike. Imagjinoni se si duket një burrë i përmasave të tij …”

“Mino”, u prezantua … “Mendova, kush është ky djalë ?!” “Zlatan”, u përgjigj Ibra dhe Raiola thirri kamerierin. “Ai porositi sushi për shtatë persona. Po shikoj përreth për të parë nëse dikush tjetër do të na bashkohet, por ishim vetëm ne të dy në tryezë,” kujton Ibrahimovic.

Pas kësaj ai ka zbuluar detajet e bisedës me Raiolan dhe se si ishte sjell menaxheri i panjohur me të atëherë.
“Sushin e hante me lakmi sikur të ishte ushqimi më i mirë në botë. Fliste anglisht, por jo tepër, biznes dhe në një mënyrë që më pëlqente. Ishte shumë i afrueshëm”, ka përshkruar Ibra momentet e para të bisedës së tyre.

Më pas ndihmësi i Raiolës iu afrua tavolinës dhe i dha një çantë dhe nxori statistikat e sulmuesve italianë.
“Inzaghi, 25 ndeshje, 23 gola. Trezeguet, 24 ndeshje, 20 gola. Vieri, 27 ndeshje, 22 gola… Ibrahimovic 25 ndeshje, pesë gola… Si mund t’ju shes me statistika të tilla”, tha Mino.

“Po të kisha statistika të tilla, do të më shiste edhe nëna, prandaj më duhesh”, ia ktheu Ibra. “Ke të drejtë”, u përgjigj Raiola duke i bërë të dy të qeshin. “Këtu e ndjeva se ishim të lidhur, thjesht përputheshim me njëri-tjetrin”, tha Ibra dhe vazhdoi tregimin.

Si mendon se mund të të shes me këto statistika? Mendon se mund të më impresionosh me orën e arit dhe Porshe? Ato janë të kota. Dëshiron të fitosh para apo të bëhesh më i miri në botë?’
“I thashë se dua të bëhem më i miri në botë”.

‘Mirë, atëherë? Nëse dëshiron të bëhesh më i miri do t’i kesh edhe gjërat tjera, nëse synon vetëm paratë do të ngelesh pa asgjë. E kupton këtë? Duhet ta shesësh veturën, orën dhe të fillosh të stërvitesh trefish më tepër se tani, pasi je katastrofë me statistikat’.

Dreka zgjati dy orë të tjera dhe Zlatan ishte gati t’i shtrëngonte dorën dhe të nënshkruante kontratën, por Mino e ndaloi …

“Jo, jo, jo… Kjo punë nuk shkon kështu. Tani shko mirë në shtëpi, mendo dhe më telefono…”, kujton Ibrahimovic. Zlatan shkoi në shtëpi, por brenda një ore e mori në telefon Raiolën… “Më dëgjoni, e di çfarë dreqin dua, ose do të nënshkruajmë tani ose asgjë… Dhe pjesa tjetër është histori”, përfundoi Ibrahimovic.

Raiola ndër të tjera ishte menaxher i Paul Pogba, Erling Haaland dhe shumë lojtarë të tjerë të famshëm. Ai ka lindur më 4 nëntor 1967 në Itali dhe vitet e fundit ka punuar me Henrik Mkhitaryan, Marco Verratti, Gianluigi Donnarumma, Matthias de Ligt dhe Mario Balotellin.

Raiola ka lindur në Salerno dhe si fëmijë shkoi në Holandë me prindërit e tij. Në rininë e tij ka punuar si kamarier dhe njëkohësisht ka mbaruar shkollën e mesme dhe drejtësinë.
Ai fliste rrjedhshëm shtatë gjuhë – italisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht, portugalisht dhe holandisht.

Next Post
Einxhel dhe Dagz fejohen/ Çifti zyrtarizon lidhjen dhe niset për ‘muaj mjalti’

Einxhel dhe Dagz fejohen/ Çifti zyrtarizon lidhjen dhe niset për ‘muaj mjalti’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet litri i naftës dhe benzinës!

September 22, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Hetimet për Ergys Agasin/ SPAK në aksion, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi në Durrës! (EMRAT)

September 22, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

September 22, 2026
Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

Tensione në rritje, SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë! Njëra i përket kohës së Luftës së Ftohtë!

September 22, 2026
Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

GJKKO cakton masën “arrest shtëpie” për kreun e SHISH, kërkesa nga SPAK

September 22, 2026
Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

Kujdesi shëndetësor, ministrja Spahiu nga Durrësi: Përgjigje konkrete nevojave të pacientëve, angazhim dhe përkushtim çdo ditë!

September 22, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Golem, turisti belg bie nga kati i tretë i hotelit dhe humb jetën! Dyshimet e para të Policisë, mister shkaqet

September 22, 2026
Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

Terror në Turqi, të paktën 8 nxënës të plagosur nga të shtënat me armë para një shkolle! Arrestohet autori i dyshuar

September 22, 2026
“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

“Fest 65” nis përgatitjet! RTSH hap aplikimet për Festivalin e Këngës dhe fton artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 22, 2026
Zgjedhjet në Rusi, fitore e pritshme për partinë e Putinit! raporti i CNN: Tani vëmendja te hapat e Kremlinit

Zgjedhjet në Rusi, fitore e pritshme për partinë e Putinit! raporti i CNN: Tani vëmendja te hapat e Kremlinit

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com