• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Einxhel dhe Dagz fejohen/ Çifti zyrtarizon lidhjen dhe niset për ‘muaj mjalti’

by Java News
01/05/2022 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz çojnë marrëdhënien e tyre një hap më tej. Bëhet me dije se dy të rinjtë tashmë janë zyrtarisht të fejuar. Si tradita e do, ata janë takuar së bashku me familjarët e tyre në Tiranë, duke shpallur kështu fejesën.

Sinjalet e para për këtë fejesë i dha vetë moderatorja. Einxhel publikoi në “Instastory” foton e një unaze që Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja, i ka dhuruar. Përtej faktit që është unazë, shenja më domethënëse që personifikon fejesën dhe martesën, çifti ka treguar se janë të gatshëm të hedhin hapa të shpejtë dhe seriozë në lidhjen e tyre (madje kanë folur edhe për fëmijët).

“Në çdo rrahje të zemrës sime”, shkroi Einxhel krah fotos, një dedikim shumë romantik.

Megjithatë, kishte edhe argument ‘Kundër”?

Nuk është unazë fejese. Ose thënë më qartë nuk është si unazat e zakonshme e tradicionale të fejesave, që janë rreth ose rreth shoqëruar me një gur. Unaza në fjalë shihet se në vend të rrethit është në formën e rrahjeve të zemrës dhe në vend të gurit ka simbolin që përdoret për të mbajtur larg syrin e keq.

Por, në fakt, unaza nuk ka qenë simboli i ceremonisë, por një dhuratë simbolike për partneren e tij. ‘Sinjalet’ e para për zyrtarizimin e lidhjes i bëri pikërisht Fjoralba Ponari. Einxhel Shkira dhe Fjoralba Ponari ruajnë një raport shumë të ngushtë miqësor. Madje, moderatorja ka treguar shpesh mbështetje për shoqen e saj të ngushtë, Einxhel Shkirën, në rrugëtimin e saj në BBV dhe e ka suportuar gjithashtu lidhjen me Dj Dagz. Ditë më parë, Fjoralba ka postuar një video të 2019 në “Instastory” teksa vajzat duket se ndodhen në studion e programit ‘E DIELL’ dhe shikohet që ajo hedh lulet, ndërsa Einxhel hidhet për t’i kapur.

Teksa kujtojnë momentin gazmor, Ponari ka shkruar krahas videos: “Edhe 19 sot e kësaj dite presim ende dasmën”, duke iu referuar traditës që vajza, e cila kap lulet e nuses, duhet të martohet. Më pas ka ardhur dhe reagimi i modeles, e cila e ka ripostuar storyn dhe mbi të ka shkruar: “Po duhet të martohesh ti një herë prej vërteti që të ketë efekt tufa me lule”.

Menjëherë pas fejesës, dyshja do të nisë edhe bashkëjetesën në Tiranë, duke mos kaluar më kohë larg njëri-tjetrit. Por fillimisht nuk ka munguar një mini muaj mjalti për ta. Teksa pjesa më e madhe e ish-banorëve të “Big Brother VIP” janë fokusuar te puna me koncerte, emisione, reklama etj., Einxhel dhe Dagz duken më të relaksuar dhe po shijojnë kohë bashkë.

Sigurisht, Dagz vijon angazhimet e tij si Dj gjen kohë të shëtisë edhe me të fejuarën e tij. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar. Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë.

Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti. Këto janë pushimet e para që ata bëjnë si çift i zyrtarizuar. Në rrjetet sociale ata kanë shpërndarë fotot e njëritjetrit shoqëruar me dedikime dhe emoji plot zemra. Të shumtë janë fansat që e pëlqejnë dhe e ndjekin këtë çift, duke e cilësuar si më realin të formuar brenda shtëpisë së “Big Brother”.

g.kosovari

Next Post
Mbyllet numërimi/ Vokshi: 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar, nga Forumi i Gruas dhe Forumi i të Rinjve

Mbyllet numërimi/ Vokshi: 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar, nga Forumi i Gruas dhe Forumi i të Rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In