• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mund t’ia dilni me njerëzit negativë?!

by Java News
07/02/2017 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Secili prej nesh në ndonjë moment të jetës ka përhapur energji negative, sepse ka qenë i sikletosur apo nervoz. Megjithatë, ka njerëz të cilët vazhdimisht janë negativë, prandaj personat “normalë” thjesht e kanë të pamundur të mbijetojnë në afërsi të tyre. Ja disa këshilla se si të provoni t’i dispononi, ose thjesht t’i duroni më lehtë, transmeton koha.net.

Bëhuni informativ – Mund t’i thoni dikujt se sillet negativisht, vetëm nëse këtë gjë e bëni në mënyrë të matur dhe të pjekur. Njerëzit negativë zakonisht janë njerëz shumë të ndjeshëm, të cilët më së shpeshti për shkak të pasigurisë marrin qëndrim defansiv e edhe në provokimin më të vogël reagojnë ashpër. Nëse nuk dëshironi dramë, mos sulmoni. Në mënyrë të qetë informojini për atë se si ndikon në ju kur ai apo ajo bën ndonjë gjë të caktuar. Jini specifik, mos i përgjithësoni gjërat dhe mos harroni të jeni taktik.

Biseda pozitive – Shpesh mund të ndikoni te njerëzit e tjerë më qëndrimin tuaj pozitiv. Bëhuni pozitiv, në vend se të koncentroheni në disponimin e keq të dikujt tjetër. Ndoshta do të arrini që edhe ata fytyrëngrysur t’i dispononi me disponimin tuaj të mirë dhe tregoni që qëndrimi negativ nuk çon askund.

Nxitja – Mund të jetë e vështirë, por një nga këshillat më të mira për ata që duhet të jetojnë apo të punojnë me persona negativë është që t’i mbysni me mirësi. Mundohuni t’u thoni diçka të bukur dhe gjithmonë mendoni për atë që ndoshta personi është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, dhe ju nuk dini asgjë për këtë gjë. Kujtohuni që çdokush ka të drejtë për të pasur ditë të keqe: ndoshta me të vërtetë nuk mendojnë të sillen ashtu si sillen, por ju jeni gjetur pranë tyre.

Bëhuni të dobishëm – Ofroni ndihmë, sepse nganjëherë pikërisht kjo i çarmatos. Personat negativë shpesh janë të frustruar për shkak të ndonjë problemi të cilin ndoshta pikërisht ju mund ta zgjidhni. Madje edhe kur nuk jeni të afërt, fakti që ofroni ndihmë do të bëjë të mos ndihen të vetmuar.

Jini diskret – Njerëzit me disponim të keq shpesh mund të lëndohen jashtëzakonisht lehtë. Nëse gjithsesi duhet të diskutoni, bëjeni këtë gjë në katër sy, kurrsesi para një grumbulli të njerëzve të tjerë.

Linja e rezistencës më të vogël – Nëse dikush është vazhdimisht negativ, qoftë nëse bëhet fjalë për fëmijën, një vartës, koleg apo mik, nuk duhet që për shkak të kësaj t’u ofroni më shumë kujdes, t’i merrni me të mirë apo të lëshoni pe. Ky është shpërblim, dhe ju nuk duheni ta shpërbleni sjelljen e keqe. Veçanërisht nëse qëndrimi negativ i atij personi ndikon te njerëzit e tjerë.

Shmanguni – Fatkeqësisht, ndonjëherë personat negativë nuk janë në gjendje ta largojnë qëndrimin e tyre negativ. Në këtë rast, më së miri për ju është t’i shmangni njerëzit me qëndrim të keq sa më shumë që është e mundshme. Kur kuptojnë që do të mbeten vetëm, le të mbushen mend. Të tjerët, megjithatë, vazhdojnë të akuzojnë gjithçka rreth vetes për problemet e tyre. Nuk ka arsye që të bëhen problemi juaj, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Prezantuesja sexy shqiptare poston një foto… aspak interesante

Prezantuesja sexy shqiptare poston një foto... aspak interesante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com