• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si mund ta ndajë SHBA, marrëdhënien Kinë-Rusi?!

by Java News
05/08/2018 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Hal Brands

“Bloombergview”

Kur Henri Kisinger shkoi në Kinë në vitin 1971, ai arriti shumë më shumë se sa i dha thjesht fund një armiqësie gati çerekshekullore midis Uashingtonit dhe Pekinit. Ai realizoi grushtin diplomatik të ndarjes së armiqve më të mëdhenj të Amerikës – Kinës dhe Bashkimit Sovjetik – duke e shtyrë SHBA-në nga një pozicion strategjik në tendosje, në një avantazh strategjik.

Tani që Amerika po ballafaqohet me një armiqësi të ripërtërirë me Moskën dhe Pekinin, administrata e Donald Trump thuhet se po mendon të përpiqet të përsërisë atë lloj qasje, këtë herë duke u pajtuar Rusinë, me shpresën për ta kthyer atë në një kundërshtare gjithnjë e më të ashpër të Kinës.

Është një ide e zhdërvjellët për një superfuqi nën tendosje, por ndoshta nuk do të funksionojë derisa gjërat të përmirësohen apo të përkeqësohen më shumë. Në pamje të parë, logjika gjeopolitike për të distancuar Rusinë dhe Kinën nga njëra-tjetra, dukej shumë e saktë.

Dy vendet përbëjnë kërcënimin më të madh për ndikimin amerikan, dhe stabilitetin e sistemit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-në. Ato po ndërmarrin fushata paralele për të reduktuar sferat e ndikimit, dobësuar aleancat dhe partneritetet amerikane, dhe projektuar fuqinë e tyre në nivel global.

Megjithatë, në të kaluarën këto kombe kanë konkurruar më shpesh, sesa kanë bashkëpunuar mes tyre. Ato kanë zhvilluar luftërat e nxehta dhe të ftohta kundër njëra-tjetrës. Sot, mbeten rivale për ndikim në Azinë Qendrore dhe gjetkë, dhe historia do të sugjeronte që dy vendet ambicioze, me një madhësi kontinentale, me mijëra kilometra vijë kufitare të përbashkët, përfundimisht do të ktheheshin kundër njëri-tjetrit, dhe ata e dinë këtë.

Ndërkohë, SHBA-ja mund të tentojë me siguri një reduktim të numrit të kundërshtarëve me të cilët përballet. Amerika po i afrohet me shpejtësi paaftësisë së saj strategjike – pikën në të cilën angazhimet e saj globale, i tejkalojnë aftësinë e saj për t’i mbështetur ato.

Nëse mund të arrijë një detantë të re me Rusinë, kjo mund të ulë shpenzimet e mbrojtjes së SHBA në Europën Lindore. Sigurisht, një administratë e zgjuar do të shmangte përballjen e njëkohshme me Rusinë dhe Kinën, dhe ndoshta do të formonte një partneritet strategjik me Moskën, për të adresuar kërcënimin më të madh afatgjatë nga Pekini.

Kjo është në thelb ajo që bënë Kisinger dhe Riçard Niksoni disa dekada më parë, megjithëse me Kinën në pozicionin e Rusisë dhe anasjelltas. Duke parë armiqësinë e dukshme dhe dhunën në rritje në mesin e aksit Sino-Sovjetik, administrata Nikson çeli një marrëdhënie me palën më të dobët, Kinën, për të balancuar palën më të fortë – Bashkimin Sovjetik.

Gjatë viteve 1970 dhe 1980, zyrtarët amerikanë e ndërtuan gradualisht këtë marrëdhënie, në një aleancë joformale të orientuar drejt përmbajtjes dhe përmbysjes së ndikimit sovjetik. “Ne mund të punojmë bashkë për t’u marrë me një bastard”- i tha Mao Kisingerit në vitin 1973 – dhe kjo është pikërisht ajo që bënë të dyja vendet, nëpërmjet një bashkëpunimi gjithnjë e më të madh në fushën diplomatike, ekonomike, inteligjencës dhe madje edhe ushtarake.

Arritjet strategjike të këtij ndryshimi ishin të mëdha. Ai e shkatërroi thellësisht Bashkimin Sovjetik. “Diplomacia trekëndore” e Kisingerit përballi sovjetikët, më shumë sesa amerikanët, me dilemën e përballjes me dy rivalë të fuqishëm dhe të bashkuar, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në triumfin e fundit të Perëndimit në Luftën e Ftohtë.

Kjo është padyshim analogjia që kanë në mendje strategët brenda dhe jashtë administratës Trump, kur nxisin një afrim me Rusinë, si një mënyrë për të ushtruar presion më të madh ndaj Kinës. Mjerisht, analogjia nuk funksionon vërtet, të paktën jo ende.

Arsyeja themelore, është se forcat që i bëjnë bashkë Rusinë dhe Kinën, janë shumë më të fuqishme se sa ato që i ndajnë. Në fund të viteve 1960, Bashkimi Sovjetik dhe Kina ishin në prag të luftës – ndoshta bërthamore – për shkak të rivalitetit të tyre shpërthyes për udhëheqjen e botës komuniste.

Sot, Moska dhe Pekini po luajnë mirë së bashku. Ata po bashkëpunojnë gjerësisht për çështje të tilla si zhvillimi i teknologjisë ushtarake, stërvitjet ushtarake në pika të nxehta nga Deti i Kinës Jugore dhe Balltiku, promovimin e normave pro-autoritare të qeverisjes globale (siç është koncepti i “sovranitetit në internet”), dhe forcimi i sundimit autokratik në vende nga Kazakistani në Venezuelë.

Ata po e bëjnë këtë, pasi të dyja vendet kërkojnë të minojnë një rend ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, që ata besojnë se e pengon ndikimin dhe prestigjin e tyre. Por edhe për shkak se që të dyja sundohen nga regjime autokratike, që perceptojnë një kërcënim ideologjik ekzistencial nga një superfuqi demokratike.

Megjithatë diplomacia, është arti i gjetjes së mundësive në kohë të vështira. Pra, a mundet Amerika ta thyejë këtë bosht të autokracisë, duke ndjekur një politikë më pak konfrontuese ndaj Putinit? Ndoshta, por çmimi që do të paguhet do të ishte ndoshta astronomik.

Në terma afatgjatë, Kina përfaqëson kërcënimin më të madh ndaj interesave amerikane, si rezultat i potencialit të saj të madh ekonomik dhe ushtarak. Megjithatë, në një periudhë afatshkurtër, Vladimir Putin është dëshmuar të jetë aktori më i rrezikshëm. Udhëheqësi rus ka ndërmarrë 3 ndërhyrje të mëdha ushtarake gjatë dekadës së fundit – në Gjeorgji, Ukrainë dhe Siri – dhe kryer sulme të guximshme në sistemet politike perëndimore.

Putini ndoshta mendon se kjo ofensivë po përparon mjaft mirë aktualisht, duke pasur parasysh suksesin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe Siri, ndërhyrjen e tij me kosto të ulët por me fitim të lartë në politikën elektorale të SHBA në vitin 2016, dhe krizat e thella të brendshme që prekin Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Kështu SHBA-së do ti duhej të bënte një mal me lëshime, për të bindur Putinin të ndalë sulmet ndaj një Perëndimi të dobësuar, dhe të krijojë një armiqësi të re me partnerin e tij të mëparshëm kinez në lindje. Ky nuk do të ishte një shkëmbim “Ukraina për Sirinë”, siç thuhet se favorizojnë disa zyrtarë të administratës (Uashingtoni do të heqë sanksionet ndaj Moskës lidhur me Ukrainën, në këmbim të ndihmës ruse kundër terrorizmit në Siri).

Këto lëshime do të kërkonin ndoshta edhe çmontimin e pengesës anti–raketore ndaj agresionit rus, që NATO ka filluar të ndërtojë në Evropën Lindore dhe Balltik. Nga ana tjetër, lëshime të tilla do të kompromentojnë më tej një strukturë të aleancës amerikane, që tashmë është duke u lëkundur nga goditjet që po i jep vetë Trump, më së fundi në samitin e NATO-s në Bruksel.

Ndërkohë Putini apo pasuesit e tij duhet të binden, se Rusia ka nevojë për një marrëdhënie më të mirë me Perëndimin – se kostoja e përballjes me SHBA-në dhe aleatët e saj europian është thjesht shumë e lartë – dhe se një qëndrim më i moderuar, është më garantues.

Amerika mund të ketë nevojë për një Kisinger të ri që shkëlqen në artin e diplomacisë trekëndore. Deri atëherë, përpjekja për të kundërshtuar Kinën, duke “blerë” Rusinë ka të ngjarë të dëshmohet një gabim i kushtueshëm.

Shënim: Hal Brands, është profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Xhon Hopkins. Libri i tij më i ri titullohet “Strategjia e madhe amerikane në epokën Trump”.  Në shqip nga bota.al

Next Post
Flakët shpërhapen në të gjithë Portugalinë dhe Spanjën, raportohen 3 viktima

Flakët shpërhapen në të gjithë Portugalinë dhe Spanjën, raportohen 3 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In