• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si më mashtroi burri i martuar me dy fëmijë dhe më la edhe shtatzënë

by Java News
19/05/2017 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori që nisi nga një premtim i bukur për dashuri e besnikëri të përjetshme por që solli veç vuajtje dhe zhgënjim në jetën e një të reje dhe një tjetër viktimë të pafajshëm, djalin e saj. 

Klodjana që vjen nga fshati Slabinjë i Pogradecit rrëfen në studion e emisionit “Me zemër të hapur” historinë e saj, me vuajtje që nisin nga fëmijëria për shkak të gjendjes ekonomike dhe probleme shëndetësore të nënës së saj. Në vitin 2013 u njoh dhe u martua me Ardjan Cano, 47 vjeç nga fshati Vërdovë i Pogradecit (familja e tij ishte familje e ardhur nga një fshat i Korçës).

Së bashku kanë qëndruar 8 muaj dhe kanë sjellë në jetë një fëmijë me emrin Mediol por që sot mban mbiemrin e nënës, Balliu. Nuk kanë bërë celebrim se bashku pasi ai e kishte mashtruar, vazhdonte të ishte i martuar me një tjetër grua me të cilën ka 2 fëmijë. Kur ishte 2 muajsh shtatzënë ajo u detyrua të ikte tek shtëpia e prindërve, atje lindi dhe fëmijën ndërsa bashkëshorti e braktisi dhe nuk u bë më i gjallë.

Djali u regjistrua në trungun familjar të gjyshërve dhe babai i tij nuk e njohu kurrë atësinë. Klodjana thotë se është interesuar dhe në gjendjen civile dhe i kanë thënë se nuk ekziston asnjë person me emrin Ardjan Cano dhe sipas Klodit ai ose ka ndryshuar emër ose e ka mashtruar përherë dhe nuk i ka treguar identitetin e tij të vërtetë.

Klodjana thotë se ka qenë babai i saj i cili e ka rritur me shumë sakrifica djalin e saj. Ajo vjen nga një familje me shumë probleme, është rritur me një nënë me të meta mendore. Jetojnë në kushte të mjerueshme dhe ajo ka nevojë të punësohet që të jetë në gjendje të përballojë jetesën për vete dhe të birin. Klodjana nuk ka përfituar as ndihmë ekonomike dhe jetojnë në gjendje të mjerueshme.

“Isha 33 vjeçe dhe thashë mirë. Më vjen tek lokali një grua. Më thotë që: ‘Ky nuk më mbajti mua me dy fëmijë, po si do vazhdojë me ty’. I thash që si ka mundësi që kjo grua thash ashtu. Ai më tha se nuk është e vërtetë. Unë nuk veprova. Unë s’ja fal vetes. Sepse duhet të isha çuar që në atë moment. Flisja më te në telefon dhe e doja. E kisha besuar. Pas një muajsh më merr në shtëpi. Më pas në kat të dytë erdhi ajo bashkë me fëmijët. Dhe unë e pash i thash po kjo kush është? Është gruaja e parë më tha vjehrri. I thash po pse s’më treguat? Pse më gënjyet i thash? Po të pëlqehu më tha vjehrri. Ne kishim sherr dhe debate. Ajo vinte sillte fëmijët. I kërkova që të bënte celebrim me mua. Më pas unë mbeta shtatzënë, më mori në qafë. Personi që më lidhi s’më tha asnjë gjë. Më mori rininë. Djali im se njeh babain e tij”, tha Klodjana.

ma.me

Next Post
Kundërshtoi dhe shau policin, dy veprat penale që konsumoi kreu i PD Lushnje

Si parashikonte Myslym Murrizi i PD, se çadra e opozitës mund të bëhej sebep dhe për Luftë të 3 Botërore!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com