• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si mafia shqiptare në Itali funksionon në bazë të Kanunit/ Dënimi që jepen dhe çfarë e bën atë një ndër më të fortat

by Java News
29/01/2022 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi shqiptar në Itali por edhe në nivel ndërkombëtar ka filluar të zgjerohet me hapa të shpejtë përgjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Shërbimit të Analizës Kriminale në Itali, megjithëse grupet kriminale shqiptare kanë pasur një frenim të vogël si pasojë e masave të marra ndaj pandemisë së koronavirusit, ato mbeten me mjaft ndikim në vend.

Një nga elementët që e bën mafian shqiptare mjaft të rrezikshme në Itali por edhe në vendet e tjera është përdorimi i Kanunit, kodit të vjetër zakonor shqiptar.

Megjithëse grupet kriminale abuzojnë me përdorimin e këtij Kodi zakonor, ato veprojnë në bazë të rregullave të familjes patriarkale shqiptare,shkruajnë mediat italiane.

Në studimet e fundit të realizuar mbi mafian shqiptare konstatohet se organizimi i brendshëm i grupeve mafioze ka strukturën e një familje të vjetër patriarkale dhe që operon në formën e klanit ku shkeljet e rregullave zakonore dënohen rreptësisht, veçanërisht pabesia.

“Krahas formimit të komuniteteve të mëdha në territorin italian, flukset migratore drejt Italisë kanë çuar edhe në zgjerimin e krimit shqiptar, i cili është përhapur dhe ka evoluar  nga organizimi i brendshëm bazuar në përkatësitë familje dhe klane, i bazuar, rreptësisht nga rregullat e huazuara nga Kanuni. Kanuni është një përmbledhje dispozitash të së drejtës zakonore, që datojnë që në mesjetë, e cila sot përdoret në mënyrë të krejt të çrregullt nga grupet kriminale; aty identifikohet bërthama ideale e shoqërisë, siç është familja patriarkale e cila dënon shkeljen e rregullave shoqërore sidomos në tradhtinë apo pabesinë ndaj familjes”, shkruhet në studimin mbi mafian shqiptare.

Më tej theksohet se këto organizata karakterizohen nga qëndrime të forta kriminale në nivel ndërkombëtar, ku kombinohen elementët tradicionalë me ato modernë e inovatorë.

“Organizatat kriminale shqiptare karakterizohen nga qëndrime të forta kriminale në nivel ndërkombëtar, duke kombinuar karakteristikat tradicionale (disiplinë e brendshme e ngurtë, strukturë e organizuar në klane, hermetikë, besueshmëri) me elementë e rinj dhe modernë si lidhjet ndërkombëtare, aftësia tregtare si dhe aftësia për të vepruar në sektorë të larmishëm të  botës së krimit”, raportojnë mediat italiane.

g.kosovari

Next Post
“E mbajta në gojë”/ Meridiani zbulon sendin që futi në Big Brother VIP natën e parë për Arjolën

“E mbajta në gojë”/ Meridiani zbulon sendin që futi në Big Brother VIP natën e parë për Arjolën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In