Prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilët, pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin
Prandaj dhe lindi shprehja “lotet e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerezve të ligj.
E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë, por është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët. Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën së bashku me ujin e kripur, fillon veprimin e saj gjendra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës, e cila del jashtë në formën e pikave të lotit.









