• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si kaluan ‘gazetarët’ e huaj nga seksologjia, te kritikat ndaj Ramës

by A R
20/11/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksti i mëposhtëm është marrë nga Lexo.al

Ditën e djeshme qarkulloi në portale një lajm sipas të cilit, revista amerikane NewsWeek i jepte një goditje të fortë  Kryeministrit Rama lidhur me situatën e kanabisit në vend.

Sipas portaleve, Newsweek i kushtoi Shqipërisë një artikull të gjatë mbi problemin e drogës.

Revista Newsweek – shkruajnë portalet tona – thotë se lufta e Edi Ramës me kanabisin rezultoi thjesht një fushatë marketingu politik.

Por me sa duket, në nxitimin maratonomak për ti nxirrë kush e kush më shumë faqen Shqipërisë, veç portaleve, janë përfshirë edhe disa gazetarë të rinj përmes artikujve dizinformues. Arsyeja?

Së pari, artikulli që i referohen portalet shqiptare nuk është një shkrim redaksional i vetë revistës Newsweek, as ndonjë hulumtim apo analizë e redaksisë së revistës.

Sic duket në artikullin original, redaksia e publikon atë brenda zhanerit OPINIONE, si një artikull me qasje subjektive të dy autorëve Vincent Triest dhe Will Nicoll.

Pra portalet shqiptare po mundohen të na shesin një opinion personal të dy autorëve, si një tjetër goditje nga mediat e huaja për qeverinë Rama.

Së dyti, sa personal dhe jo profesional është shkrimi në zhanerin e opinionit, kuptohet kur lexon se si dy autorët citojnë vetëm Lulzim Bashën dhe për cudi Rudina Hajdarajn, dy demokratë që për hir të së vërtetës nuk e kanë kursyer baltën në prononcimet e tyre.

Një gazetar me sadopak vite experience e ka të qartë se në një cështje me seriozitet kaq të madh, duhet minimalisht ti ballafaqosh të gjitha palët, vecanërisht ata të cilët ti i akuzon si përgjegjës. Në këtë rast autorët ia hedhin përgjegjësinë qeverisë, por prononcimet e kësaj pale nuk shihen kurrkund në artikull.

Së treti ka një problem në raport me kompetencën profesionale të autorëve për çështjen.

Vincent Triest e njohim të gjithë si ish gazetarin shqiptaro-hollandez të ABC NEWS që dallohet për interesin e tij në politikën e jashtme, me zero eksperincë në gazetarinë e kronikës apo krimeve. Meqënëse shkrimi është opinion, Vincenti justifikohet deri diku, por ama, të shprehësh pikëpamjet e tua mbi një cështje që ka angazhuar edhe faktorin ndërkombëtar, minimalisht duhet të kesh përgjegjësinë për të vënë palët përballë.

Fokusimi i vëmendjes vetëm te akuzat e Bashës dhe politikanes fare, fare të re si Hajdaraj, të lë të kuptosh se artikulli është një instrument i porositur nga interesa të caktuara politika.

Më skandaloze dhe më qesharak bëhet artikulli, kur mëson profilin e gazetarit tjetër me të cilin Vincenti ka zgjedhur të ndajë autorësinë e artikullit të paguar.

Will Nikoll është një gazetar britanik që shkëlqimin e vet e ka patur në revistën Men’s Health (Shëndeti i Meshkujve).

Dhe e dini cila është fusha e tij e preferuar për të mbuluar në media? Seksologjia!

Ky është një nga artikujt ku Nikoll lajmëron lexuesit meshkuj se femrat preferojnë penis të mëdhenj dhe nga kjo e dhënë, ai flet gjërë e gjatë për metodën e peno-plastikës, operacionit të thjeshtë plastik për rritjen e penisit.

Që gazetari është i thelluar në këtë fushë sikurse e dëshmon edhe me shkrime të tjera, nuk ka asnjë problem. Por të shkruash për rritjen e prodhimit të kanabisit, nuk është e njëjta gjë si të shkruash për rritjen e penisit.

Next Post
Jo vetëm gjermanët, ja kush është populli tjetër kampion i korrektesës

Jo vetëm gjermanët, ja kush është populli tjetër kampion i korrektesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com