• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ia doli ishulli i vogël të zhdukë turizmin masiv

by A R
29/08/2024 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestat kundër turizmit masiv kanë pushtuar së fundmi vendet si Barcelona, Mallorca, Santorini, Ibiza etj. Përkundrazi, ishujt El Hierro kanë zgjedhur në heshtje të bëjnë gjërat shumë ndryshe.

El Hierro, pjesë e ishujve Kanarie, mendohet se u shfaq në Oqeanin Atlantik rreth 1.2 milionë vjet më parë, pas shpërthimeve të dhunshme vullkanike nënujore, duke krijuar një peizazh të egër luginash pjellore dhe pyjesh me gjelbërim të përhershëm. Kjo topografi nuk është e përshtateshme për ndërtimin e resorteve apo rrokaqiejve që janë ngritur në ishuj të tjerë turistikë.

Ishulli me 11 000 banorë nuk ka fluturime direkte nga jashtë arkipelagut, që do të thotë se ai pranon vetëm një pjesë të vogël të vizitorëve në krahasim me fqinjët. Në vitin 2023, El Hierro priti afërsisht 20 300 vizitorë, ndërsa Tenerife, ishulli më i madh i arkipelagut, mirëpriti më shumë se 6.57 milionë turistë.

Qëllimi i El Hierro ka qenë gjithmonë rritja e numrit të vizitorëve gradualisht. Ishulli është angazhuar për të zbatuar një plan të gjerë zhvillimi që nga viti 1997, duke përfshirë krijimin e muzeve dhe qendrave të vizitorëve që promovojnë kulturën dhe traditat e tij. Fokusi kryesor ka qenë në organizimin e aktiviteteve me ndikim të kufizuar mjedisor, duke ruajtur natyrën.Vetëm në vitin 1962 në ishull u shtrua rruga e parë me asfalt dhe kishte vetëm një semafor.

“Ne duam të rrisim turizmin dhe të vazhdojmë të përmirësojmë standardin e jetesës së ishullit, por jo në dëm të cilësisë së jetës së banorëve apo burimeve natyrore të ishullit. Ne preferojmë të ruajmë kulturën tonë dhe të ndajmë mënyrën tonë të qetë të jetës me vizitorët”, tha Davinia Suarez Armas, drejtoreshë e turizmit dhe transportit të ishullit.

UNESCO e ka shpallur të gjithë ishullin dhe një zonë të madhe të ujërave të tij, Rezervë të Biosferës në vitin 2000 dhe Gjeopark në vitin 2014. Në mesin e shekullit të 20-të, për shkak të thatësirës shkatërruese nisi një emigracion masiv deri në Venezuelë, por sipas besimit vendas, falë ndërhyrjes hyjnore të Virgen de los Reyes, shenjtori mbrojtës i ishullit, iu dha fund kësaj katastrofe në vitin 1741. Që prej asaj kohe, çdo katër vjet organizohet Bajada de la Virgen, një festë njëmujore në të gjithë ishullin.

Duke qenë kështu shumë i lidhur me natyrën, ky ishull dëshiron të jetë destinacioni i parë spanjoll që arrin zero emetime. Ishulli po zhvillon një plan veprimi për klimën me qëllimin për të reduktuar emetimet me 50% deri në vitin 2030 dhe të arrijë zero emetime deri në vitin 2050. Këto janë ambicie të mëdha për një ishull kaq të vogël, por arritjet e tij në qëndrueshmëri po vlerësohen shumë, ndaj në shtator të këtij viti, El Hierro do të vlerësohet me çmimin e Turizmit për Destinacionin e Turizmit të Qëndrueshëm.

/a.r

Next Post
Champions me rregullat e reja/ Hidhet shorti, sot drithërimat, rrezikohet Çelsi-Real

Pritjes i erdhi fundi, të gjithë gati për formatin e ri të Champions League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
Rama prezanton platformën online “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…!

Rama prezanton platformën online “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…!

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In