• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si i shtuan infektimet foltoret dhe kuvendet e PD”, flet ish-ministri i Shëndetësisë

by A R
30/12/2021 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, ishte i ftuari i fundit për këtë vit në emisionin “FrontLine”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço.

Temë diskutimi ishte COVID-19 dhe vaksinimi i popullatës. Sipas Kojës, vaksinimi është një domosdoshmëri sepse shpëton jetë.

Ai shtoi se objektivi i shtetit shqiptar është që të shkohet në 70% të vaksinimit të popullatës. Sipas tij, varianti i ri Omicron ka infektueshmëri më të madhe dhe si e tillë të pa vaksinuarit janë më të rrezikuar.

“Rastet janë në kontroll. U bënë kaq muaj që janë bërë një vaksinim masiv të popullatës. Kemi një numër në rënie të numrit të viktimave dhe numrit të stabilizuar të të shtruarve që janë 90. Kemi një rritje të rasteve të reja ditore, me një numër testimesh relativisht të lartë. Padyshim te këto raste janë edhe foltoret, janë edhe Kuvendet. Thashë që numri i rasteve janë rezultat e këtyre tubimeve deri diku edhe ulje e vigjilencës së njerëzve.

Kujdes në këto tubime, se sa më shumë tubime të tilla, aq më shumë raste do të kemi. Varianti DELTA ka një incidencë tepër të lartë. Në këtë drejtim rastet janë të pasqyruara qartë e saktë. Do të ishin më tepër humbje jete nëse autoritetet shëndetësore nuk do të aplikonin një vaksinim agresiv. Edhe numri i rasteve aktive reflekton këtë.

Shpëtimtare mbeten vaksinat. Do të kishim një situatë dramatike, situatat kanë shpëtuar shumë intubime dhe sigurisht rastet e rënda. 2020 kapi të pa përgatitur të gjithë botën. Sistemet shëndetësore kërkonin kohën e tyre për t’u adaptuar. 2020 ishte një vit i vështirë, madje një vit pa vaksina. 2021 përvoja është më e madhe. (A është ky dimri i fundit?) Nëse qytetarët shqiptarë do të vaksinohen dhe do të respektojnë masat me shumë gjasë viti 2022 do të jetë viti i fundit i pandemisë dhe natyrisht nëse këto variante të reja shkojnë drejt një ulje të agresivitetit dhe të gjitha bashkë, mbi të gjitha vaksinimi do ta shndërrojnë pandeminë në një endemi, e njerëzimi do të jetojë me këtë endemi.

Vaksinimi ishte ai që në 2021 dha një tablo tjetër në raport me 2020. Tani duhet ndërgjegjësim i njerëzve, duhet edhe vaksinimi i popullatës kjo do të na çojë në daljen nga tuneli i pandemisë, të paktën në verë të 2022”, tha Koja.

Koja tha ndër të tjera se shumica e të shtruarve në spitale janë të pa vaksinuar.

“Të shtruarit në spitale shumica janë të pa vaksinuar, në masën mbi 92%. Ky variant COVID-i, qoftë edhe Omicron, janë shumë bizare. Nuk po lënë njeri pa prekur dhe infektuar. Në rang global të rritet mbi 11% e infektueshmërisë, do të thotë që aftësia infektuese e Omicron është e lartë. Ky variant i ri është shumë më infektues. Nuk ka të dhëna deri tani që është më vdekjeprurës se ky aktual, por nuk fal të pa vaksinuarit. Sa më shumë vaksinohesh aq më pak përfundon në spital e aq më pak kemi humbje jete. Në Shqipëri nuk ka lëvizje novax.

Por nëse një idiot del në një studio televizive dhe flet kundra vaksinave ne na duhen 1 vit që ta korrigjojmë këtë. Ka një vit që aplikohet vaksina dhe nuk ka pasur efekte madhore të komplikacionit të vaksinave. Sot ne jemi në parametrat që situatën e kemi në kontroll. Në mesin e vitit tjetër duhet të vaksinojmë 70% të popullatës, tani jemi në shifrat e 40%. Me imunitet natyror nuk mjafton. Nuk mjafton vërtetë sepse shohim që kanë pasur probleme të tjera më vonë. Imuniteti natyror duhet pasur me vaksinimin. Personat e vaksinuar e kanë kaluar sëmundjen me shenja të lehta. Vaksina nuk të mbron nga infektimi, por nga humbja e jetës, hospitalizimi dhe intubimi.

Ne sot jemi në një situatë më të relaksuar. Disa vende po marrin masa drastike. Duke arritur objektivin e parë 40%, strukturat tona shëndetësore do të vijojnë në mënyrë më agresive për të arritur shifrat e 70%. Puna e mjekut, e vaksinatorëve dhe shoqërisë civile ndikon shumë për të bindur njerëzit dhe jo mashtruar ato, bindja për të bërë vaksinën është për të shpëtuar jetë”, tha ish-ministri.

Po ashtu, ish-ministri nuk përjashtoi ashpërsim të masave, nëse varianti i ri omicron bëhet dominant në vendin tonë dhe kjo reflektohet me shtim të numrit të infektimeve dhe viktimave.

“Po mund të ketë ndryshim masash. Nuk mendoj dhe besoj që do të kalojmë në masa ekstreme. Zbatimi i mbajtjes së maskave në ambienteve të mbyllura dhe një vaksinim më i shpejtë do të shmangin më të keqen, por do të na bëjnë ne që të jemi më optimiste në mesin e 2022”, përfundoi Koja.

/a.r

Next Post
Donaldi puth Beatrix: Jam i lumtur që je këtu! Vjen një moment që shpërthen, plas

"Na e bënë trurin dhallë"/ Banorët ankohen për Donaldin dhe Beatrix: Kanë gjetur njëri-tjetrin e bëjnë tërrci vërrci!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

January 9, 2026
Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

January 9, 2026
Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

January 9, 2026
“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

January 9, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

January 9, 2026
VIDEO / Zjarri që dogji tregun e rrobave të përdorura, momenti kur nisën flakët

VIDEO / Zjarri që dogji tregun e rrobave të përdorura, momenti kur nisën flakët

January 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

January 9, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

January 9, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: 8 Janari, njollë turpi për Berishën! E ka kthyer PD-në në strehë për të mbrojtur familjen e tij

January 9, 2026
Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

Arben Ahmetaj: Një grup kriminal planifikoi rrëmbimin dhe eliminimin tim fizik

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In