• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

by A R
09/01/2026 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, ka dhënë një panoramë të plotë mbi gjendjen e shkollave.

Ajo deklaroi se “sot mësimi është i ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin, kryesisht në qarkun e Durrësit në zonat si Krujë, Sukth, Katund i Ri apo edhe në Fier, Gjirokastër e Vlorë. Mes tyre prej tre ditësh mësimi është i pezulluar edhe në Universitetin e Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’ për shkak të përmbytjes”.

Kumbaro shpjegoi se komunikimi me drejtorët e shkollave dhe mësuesit është bërë në mënyrë të vazhdueshme, duke u mbështetur në rrjetin e komunikimit të ngritur për situata emergjente.

“Kemi qenë në kontakt për çdo orë për situatën nëpër shkolla në zonat ku u përballëm me këtë situatë. Kemi qenë në komunikim në mënyrë kapilare me çdo drejtor dhe me gjithë mësuesit nëpërmjet rrjetit të komunikimit”, tha ajo.

Sipas bilancit të paraqitur, në qarkun e Tiranës mësimi ka nisur normalisht në të gjitha shkollat, ndërsa në qarkun e Durrësit ka pasur ndërprerje të përkohshme në 12 shkolla, kryesisht në Krujë, Sukth, Katund i Ri dhe Durrës.

“Po ashtu, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” mësimi është pezulluar për shkak të pamundësisë së aksesit, por pritet të rifillojë ditën e hënë. Në Dibër, Lezhë dhe Shkodër mësimi vijon normalisht, ndërsa më problematike paraqitet situata në qarkun e Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, ku rreth 10 shkolla kanë pasur ndërprerje të kontrolluara për arsye sigurie.”

Ministrja sqaroi se ndërprerja e orës mësimore është bërë pikërisht në këto shkolla për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, sidomos atyre që duhet të udhëtojnë në zonat më të thella.

Në Vlorë ndërprerjet janë regjistruar kryesisht në Borsh, Orikum, Novoselë, Vlorë dhe Ferras, ndërsa në Gjirokastër në Ballaban dhe Piskovë.

“Në pjesën tjetër të vendit mësimi vijon normalisht, por në qarqet Korçë, Berat dhe Elbasan janë raportuar rreth 32 shkolla me ndërprerje, kryesisht në zonat malore si Skrapar, Kolonjë, Librazhd, Gramsh, Pogradec dhe Labinot. Ky bilanc i paraqitur nga ministrja Kumbaro tregon se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga përmbytjet, procesi mësimor është mbajtur nën kontroll dhe ndërprerjet janë bërë vetëm për arsye sigurie, ndërsa pritet që në ditët në vijim situata të normalizohet.”

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka garantuar sot mbështetje të plotë për qytetarët e prekur nga përmbytjet, duke theksuar se qeveria do të përmbushë çdo detyrim ndaj tyre, si për banesat ashtu edhe për gjënë e gjallë. Në të njëjtën kohë, vëmendja është përqendruar edhe tek sistemi arsimor, ku reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar ndërprerje të procesit mësimor në disa zona të vendit.

Next Post
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

“Vetëm koha do ta tregojë…”, Trump paralajmëron për kontroll afatgjatë të Venezuelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Bozdo: Rezerva e naftës të financohet nga buxheti i shtetit, të gjitha procedurat të kenë garë dhe transparencë

October 2, 2026
VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

Arrestimi dhe “zhdukja” e Enid Kasmit: Dosja sekrete në Venezuelë pengon ekstradimin ndaj Belgjikës

October 2, 2026
VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

VIDEO / ‘O hajdut, o hajdut…’, tensione te Kuvendi, Braçe përplaset fizikisht me protestuesit

October 2, 2026
Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

Kamerat e fshehta, procedohet penalisht kompozitori Adrian Hila

October 2, 2026
Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com