• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si funksiononte grupi me 32 të arrestuar, publikohen përgjimet e kreut Dritan Gramozi

by Java News
06/02/2019 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen e Prokurorisë, shpjegohet se si funksiononte grupi me 32 të arrestuar në operacionin “Rruga e Gabuar” që siguronin viza e pasaporta false për të mundësuar kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE, Kanadasë, SHBA por edhe drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Bëhet me dije se 32 të arrestuarit janë pjesë e të njëjtit rrjet të goditur edhe e të njëjtit pranverën e vitit 2018, ndërsa aktiviteti i tyre është i shtrirë në kohë dhe hapësirë. Bazuar në hetimet e kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, nisja bëhej me linjat e udhëtimit me mjete të ndryshme dhe me linja ajrore. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.

Ndërsa në funksion të këtij hetimi, janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të disa shtetasve. Dritan Gramozi i arratisur, i njohur edhe si koka e këtij grupi del nga përgjimet se ishte personi që kryente transportin. Nga përgjimet ai del se organizonte kalimin e klandestinëve drejt Greqisë dhe iu jepte direktiva pjesëtarëve të tjerë të grupit se si të bënimin kalimin.

Në datë 12.01.2018 në mëngjes në një bisedë të përgjuar Dritan Gramozi komunikon me shtetasin Rezart Hoxha

R: Alo
D: Alo, hë vëlla
R: E këtu jam o, ku je ti?
D: E ja do nisem, prandaj të mora
R: E ja të bëj një telefon unë që t;më dëgjojnë ata, Uester Junion me ça do t;i dërgojnë
D: O vlla, po pak shpejt se s’kam kohë
R: Në rregull, hajt

Po ky shtetas rreth mesditës flet me një tjëtër numër celulari dhe bisedon se si mund të kalonte kufirin një tjetër shtetas

D: Hë
Nr: O Byrazer
D: Hë vëlla
Nr: Po t’kaloj nga Rinasi për Athin
D: Po nga Rinasi ;mos i ashtu atëja
Nr: Ua
D: Mos i thonë e ke të mbushur tre mujorshin se unë e hodha në sistem, është brenda me afatin ai tremujorshin
Nr: O le të kalojë këtu na Kakavija, mbase si thënë gjë hajde
D: Jo ore lëre, se dëgjo Tanin është bërë keq unë i shikoj ditë për ditë

Nr: Uah
D: E
Nr: Vetëm andej nga ajo ë?
D: E

Në përgjime del edhe emri i shtetiasit Leonard Markaj i cili komunikon në telefon me një tjetër numër tjetër të përgjuar. Në bisedat që bëjnë flasin për njerëz që kalojnë në kufi dhe për korruptimin e personave që janë përgjegjës për kalimin në pikat e kontrollit.

B: Po ku je o ku je?
Leo: Kam pas një problem ashtu ta them
B: Mos ma thuaj në telefon po s;është për tu thënë
Leo: E nuk ta them në telefon, e s;kam lëvizur unë. Ta thashë kisha një problem e s;kam lëvizur. Po andej nesër kush është?
B: Nesër është Jorgaqi
Leo: A Jorgua është nesër
B: Kristinaqi
B: Me Nikon i kaloi du veta, ikën ata
Leo: Se nuk para të lë Kristina halea, nuk para lë. Pse ky lë ky kokëbardhi ë?
B: E të lë ai kokëbardhi nuk është i keq ai
Leo: Edhe Jorgo nuk është bërë i keq tani jo, i dhashë kafe unë, e qirasa me kafe të thashë unë/BW

foto galeri /a.meta

Next Post
Rriten tensionet Itali- Francë, zv.kryeministri italian takon figurën kryesore të protestuesve francezë

Rriten tensionet Itali- Francë, zv.kryeministri italian takon figurën kryesore të protestuesve francezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In