• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si fëmijë isha tifoz, ishte klubi pas Dinamo Kiev”/ Rrëfehet Shevchenko: Sacchi, revolucionar si Lobanovski. Maldini është simboli i Milanit

by Java News
14/12/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“La Gazzetta dello Sport”, me rastin e 120-vjetorit të Milanit, ka realizuar një intervistë speciale me Andriy Shevchenko, ish sulmuesin e njohur kuqezi: “Topi i Artë”? Fitimi i tij me fanellën e Milanit më dha një lumturi të jashtëzakonshme, ishte ekipi për të cilin ëndërroja të luaja që fëmijë. Sigurisht, golat që shënova me Ukrainën në Kupën e Botës më ndihmuan shumë”.

Andriy, çfarë dije për Milanin kur zbarkove në Milano?
Unë njihja Sacchi dhe Capello nga Milani. E dija që kishte qenë një ekip i shkëlqyeshëm edhe në vitet e largëta, me Nereo Rocco. Si fëmijë isha tifoz, ishte klubi që ndoqa më shumë, pas Dinamo Kiev. Pashë ndeshjet në TV, mbaj mend finalen e Ligës së Kampionëve, të fituar në Barcelona kundër Steaua, edhe tjetrën e humbur me Olympique Marseille. Ai ekip mbizotëronte edhe kundër Barcelonës së Cruijff. Unë e doja Milanin, për këtë doja të vija të luaja te kuqezinjtë.

A ishte Van Basten idhulli juaj?
Në kohën e Sacchi kishte kaq shumë kampionë si Gullit, Van Basten, Baresi, Donadoni dhe Maldini. Një ekip i jashtëzakonshëm, e vështirë për të zgjedhur një idhull mes kaq shumë yjeve.

Ju jeni trajnuar për një kohë të gjatë nga Ancelotti, një nga teknitët fitues të Milanit. A do të dëshironit të punonit me dikë nga e kaluara, si Rocco apo Sacchi?
Puna me Sacchi do të ishte shumë interesante. Sacchi si mentalitet ishte i ngjashëm me Lobanovskin, teknikun që më stërviti te Dinamo Kiev. Intensiteti, angazhimi, puna, mendimi kolektiv, përkushtimi…, konceptet e tij ishin ato të futbollit modern. Sacchi revolucionarizoi futbollin, pak a shumë siç bëri Lobanovski në ish-Bashkimin Sovjetik.

Çfarë ka mbetur nga ditët e tua të hershme në Milano? Cila është gjëja e parë, që të vjen në mend, nëse ktheheni përsëri në ato ditë të vitit 1999?
Pritja e djemve, e cila ishte shumë e nxehtë. Billy Costacurta, Ambro, Demetrio Albertini dhe, natyrisht, Paolo Maldini. Senatorët kuqezinj menjëherë më bënë të ndjehem i qetë. Kam biseduar gjithashtu shumë me Zvone Boban dhe Leonardo. Mikpritja e lehtësoi shpejt përshtatjen time.

Një start i lumtur, duke pasur parasysh që golat tuaj arritën menjëherë. Le të imagjinojmë se momenti juaj i preferuar mbetet penalltia vendimtare, e shënuar ndaj Juventusit në finalen e Champions-it, në Manchester. Ai ka mbetur i gdhendur në kujtesën e tifozëve…
Fitimi i Champions-it më 2003 ishte diçka e shkëlqyer, filloi një cikël kuqezi dhe periudha ime magjike, ajo që më solli “Topin e Artë”.

Të mendosh që sezoni kishte filluar me një dëmtim të gjurit dhe kualifikimin për në Champions të rrezikuar për klubin. E kujtoni ndeshjen e kthimit me Slovan Liberec?
Çfarë ankthi duhet të kesh, për ta parë atë nga jashtë. Por, për fat të mirë, ajo ndeshje përfundoi në mënyrën e duhur. Kohëra të vështira ekzistojnë për të gjithë, por për mua, ato në Milano kanë qenë vite të mrekullueshme, pa marrë parasysh emocionin e gjetjes së vetvetes në ndonjë periudhë, apo edhe në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Me Berlusconi keni patur një lidhje mjaft të dashur…
Eshtë e natyrshme. Gjithçka në lidhje me karrierën time në Milano ka të bëjë me atë.

Milano mbush 120 vjeç. A mund të zgjidhni një lojtar simbol kuqezi?
Unë them Maldini, sepse përfaqëson Milanin tim, por ka luajtur gjithë karrierën aty. Po kështu, klubi ka pasur kaq shumë kampionë si Rivera, Baresi e të tjerë. Paolo është simbol i kohës time, por është gjithashtu një njeri i veçantë te Milani. Ai ishte kapiteni i madh, me babanë trajner aty, ndërsa tani është menaxher, me djalin që luan te Milani. është një histori që përshkon pothuajse të gjitha epokat dhe mendoj se është më unike sesa e rrallë në futboll. Për këtë arsye mendoj se, në fund të fundit, nëse dikush duhej të zgjidhte një emër të vetëm, do të ishte e drejtë të zgjidhte Paolo. Ky mbiemër është simboli i një klubi të jashtëzakonshëm, që ka shënjuar kaq shumë epoka.

E dini, ndonjëherë gjërat harrohen dhe vitet e fundit sharmi i Milanit është zbehur…
Historia nuk mund të harrohet. Tifozët e vërtetojnë atë, shikoni sa prej tyre vijnë në stadium, madje edhe në kohë vështirësish.

120 vjeç, çfarë dëshirash të mira keni për Milanin?
Uroj të gjithë ata që kanë kontribuar në krijimin e këtij emocioni të gjatë, në një mënyrë, ose në një tjetër. është një festë për të gjithë ne, jo vetëm për ata që kanë pasur fat të jenë në skenë. Milani është unik, është një film i shkëlqyeshëm, që nuk mbaron kurrë. Ata që e duan futbollin e dinë këtë. /telesport

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Zogu nga Komorani që po trazon ujërat në rrjete sociale dhe konkurron Kim Kardashian

FOTO/ Zogu nga Komorani që po trazon ujërat në rrjete sociale dhe konkurron Kim Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In