• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si është realisht marrëdhënia Trump-Tillerson?

by Java News
11/10/2017 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump po thotë se ai do t’ja kalonte Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson në një garë për inteligjencën, pas njoftimeve se zoti Tillerson e quajti Presidentin “njeri të trashë”.

“Unë mendoj se kemi të bëjmë me një lajm të rremë, por edhe në se ai e ka bërë një gjë të tillë, unë mendoj se duhet t’i krahasojmë rezultatet e një gare inteligjence dhe atëhere do t’ju them se kush ka për të fituar”- tha Presidenti Trump në një intervistë që u botua të martën në revistën “Forbes”.

Megjithatë, presidenti Trump i tha gazetarëve se ai ka besim tek kryediplomati Tillerson dhe se nuk synon ta thumbojë atë për testin e inteligjencës.

Sipas disa njoftimeve, Tillerson ka folur nëpër dhëmbë për mungesën e inteligjencës së Donald Trumpit në një takim të Pentagonit disa muaj më parë. Ditët e fundit Sekretari Tillerson ka ritheksuar përkushtimin e tij ndaj zotit Trump, por nuk ka mohuar që ta ketë thënë komentin për të cilin ai akuzohet.

“Nuk kam ndërmend të merrem me vogëlsira të kësaj natyre. Nuk kam për t’u pjesë e përpjekjeve për ta përçarë administratën”- tha zoti Tillerson javën e kaluar, kur u shfaqën për herë të parë akuzat ndaj tij.

Tillerson është distancuar prej disa komenteve të zotit Trump për politikën e jashtme, sidomos për disa tallje të Presidentit ndaj udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un dhe në se SHBA duhet të negociojnë me Phenianin për të vënë nën kontroll zhvillimin e armëve bërthamore.
“I kamë thënë Rex Tillersonit, Sekretarit tonë të mrekullueshëm të Shtetit, se ai është duke humbur kohën me përpjekjet për të negociuar me “burrin e vogël të raketave”. Ruaji energjitë Rex, ne do të bëjmë gjënë e duhur!”-shkruante në Tëitter Presidenti.

NBC Neës tha se Tillerson po shqyrtonte mundësinë e dorëheqjes për shkak të disa mosmarrëveshjeve me zotin Trump për politikën ejashtme, por Presidenti amerikan i hodhi poshtë njoftimet, duke i cilësuar ato “lajme të rreme”.

Por cilatdo qofshin marrëdhëniet Trump-Tillerson, Presidenti Trump pati të martën një drekë në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Shtetit dhe me atë të Mbrojtjes, Jim Mattis, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Të dhënat alarmante, 50 % e shqiptarëve duan të ikin

Të dhënat alarmante, 50 % e shqiptarëve duan të ikin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

October 23, 2026
Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

October 23, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In