• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

by El Be
06/03/2026 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka komentuar konfliktin në Iran.

Ai foli për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri dhe rolin që kanë pasur qeveria e Ramës dhe Berishës në këtë proces. Në një intervistë për Klan News, Mediu u shpreh se muxhahedinët u pranuan që në qeverisjen e Berishës, pasi rrezikonin të eliminoheshin.

“Berisha pranoi vetëm disa muxhahedinë, por Rama i mori të gjithë”, deklaroi Mediu. Ai shtoi se opozita iraniane ishte në rrezik të eliminimit dhe vendosja e tyre në Shqipëri u bë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Opozita iraniane ishte në rrezik të eliminimit fizik dhe do vendoseshin në vendet aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata ishin të mirëpritur. Por sot, ne i kemi izoluar tërësisht, sikur janë njerëz që vetëm mund të hanë e të pinë dhe nuk mund të bëjnë asgjë tjetër”, tha Mediu.

Ai u shpreh se kjo kategori erdhi në Shqipëri në rrethana të jashtëzakonshme. “Ne nuk duhet të harrojmë kontekstin ndërkombëtar dhe atë të sigurisë, sepse këta njerëz erdhën në Shqipëri në rrethana të jashtëzakonshme. Kjo nuk ishte një çështje vetëm humanitare, por edhe strategjike”, theksoi Mediu.

Ish-ministri komentoi dhe protestën kombëtare të Partisë Demokratike në 12 mars. Mediu iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubim.

“Protesta nuk duhet marrë si rast i shkëputur, është protestë ndaj qeverisë Rama, që ka shkatërruar çdo institucion të vendit. Rama po degradon institucionet e shtetit shqiptar. Rama sillet si monark. Ai nuk pyet për asgjë, as për sigurinë kombëtare, as për politikën e brendshme e as të jashtme.

Kilometri i fundit është për demokratët, por jo vetëm, është për të gjithë qytetarët. Ka një ndërgjegjësim, që jetojmë në një qeveri, që ka afera tërësisht skandaloze. Kjo ka bërë që Gjermania dhe BE-ja të reagojë. Protestat duhet të vazhdojnë, që Shqipëria ta kthejmë në binarët e BE-së. Kjo qeveri nuk ka asgjë të përbashkët me interesat e Shqipërisë. Reagimi shoqëror duhet të lidhet me shpresën për ndryshim”, tha Mediu.

Next Post
Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Gazeta gjermane "Der Spiegel" analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In