• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si e shfryu Escobar, tullumbacen antiamerikane të Berishës?

by Mero Baze
14/04/2023 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Gabriel Escobar, çmontoi propagandën amerikane të Berishës përmes tre qëndrimeve të qarta në intervistën e tij në Top Channel.
Së pari ai rrëzoi legjendën që ka ngritur Berisha brenda demokratëve, sipas te cilës ,  nëse ata votojnë Berishën, SHBA do gjunjëzohet dhe të rishikoj qëndrimin ndaj sanksionimit të Berishës si “person non grata”, për minim të demokracisë për përfshirje në korrupsion madhor të tij dhe familjes së tij dhe për shantazhim ndaj sistemit të drejtësisë.
Deklarata e zotit Escobar pikërisht shfryu këtë tullumbace, duke deklaruar se nuk ka asnjë  rast që SHBA të ndryshoj qëndrim për personat e sanksionuar si “non grata” për shkak rezultateve elektorale.
Dhe është normale. Shumë liderë në botë, të sanksionuar nga SHBA bëhen popullor në vendet e tyre si antiamerikan. Dodiku në Bosnjë është fuqizuar dhe më shumë tani që është sanksionuar nga SHBA. Të tjerë në Rusi apo ish republikat sovjetike po ashtu janë bërë heronjtë antiamerikanë të vendit.
Problemi I Berishës është se gjendet në një vend proamerikan se po të ishte në Rusi apo Kinë hero kombëtar do ishte.
Këtu njerëzit nuk janë të lumtur të kenë udhëheqësin e tyre kundër SHBA, dhe Berisha e di këtë ndaj I gënjen duke thënë se nëse marrim vota, SHBA  ndryshon qëndrim. Deklarata e Escobarit I preu shpresat në këtë drejtim.

Së dyti Escobar deklaroi qartë për tu dal borxhit mbështetësve të tij se Sali Berisha i përket të shkuarës së Shqipërisë.  Kjo është një përsëritje e qëndrimit të SHBA për Berishën me të cilin nuk duan të kenë më punë. Dhe kur thonë nuk duan të kenë punë me të, kanë parasysh se ai nuk do të vij kurrë në pushtet.
Por si opsion antikombëtar mund të ekzistoj në pakicë. Ka dhe rryma të tjera antikombëtare në Shqipëri por që janë në pakicë. Nuk është problem se shtohet dhe një parti antiamerikane. Puna është që Berisha po përpiqet ti mashtroj njerëzit, duke shpikur që çështja ndaj tij është çështje inatesh personale të disa zyrtarëve të SHBA. Nuk guxon të dal hapur si antiamerikan ashtu sic është në të vërtet. Kjo tregon që mes të tjerash është dhe burracak.
Teza e tretë e Escobar-it e cila lidhet me akuzat e Berishës se SHBA po mbështet Edi Ramën ishte dhe më e qartë. Escobar tha se SHBA ka aleancë  me shqiptarët jo me politikanët.
Është një deklaratë standard amerikane prej vitit 1990 kur janë rikthyer në Shqipëri. Ata gjithmonë këmbngulin që nuk mbështesin individë në Shqipëri por institucione. Ndaj dhe kanë qëndrime kritike të përvitshme në Raportin e Departamentit të Shtetit.
Në kontekstin e sotëm kjo deklaratë është një përgjigje për ata që akuzojnë SHBA se po mbështet Edi Ramën personalisht.
Nuk po e mbështet personalisht. Mbështet institucionet Shqipërinë dhe sic e theksoi vet Escobar ka një aleancë me shqiptaret, dhe aktualisht marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin e tyre më të lart në të gjitha kohërat.
Dhe për të kuptuar se çfarë i kishte bërë Berishës intervista e Escobarit, mjafton të shikoje sot konferencën e tij për shtyp, ku vazhdoi me egërsi sulmet ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë dhe përpiqej të tallej me intervistën e të dërguarit special të SHBA duke ja nxjerrë fjalitë nga konteksti dhe duke e interpretuar intervistën, si frikë të SHBA se Sali Berisha do fitoj zgjedhjet.
Kështu është kur shikon ëndrra në diell në pleqëri. Të kujtohet rinia e të duket vetja djalë i ri.

Next Post
Berisha: Unë jam si Steve Jobs kur e hoqën nga puna dhe u rikthye! Do bëhem kryeministër për herë të tretë

Reagon për herë të parë ndaj Escobar, dëgjoni Berishën: Dera e burgut është e hapur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In