• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Si e përgjonte policinë njeriu më i kërkuar në Itali/ Çfarë u gjet në shtëpinë e Tesi Bashos dhe gabimi që i kushtoi arrestimin në Vlorë

by Java News
29/10/2019 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tesi Basho, njeriu më i kërkuar në Itali për vrasjen e dy prostitutave dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane, për disa vite ka qëndruar i pashqetësuar nga policia në Selenicë të Vlorës. Basho, ishte i mire armatosur në banesën e tij në momentin e arrestimit në 16 Tetor në Vlorë, madje kishte marë të gjitha masat teknologjike për të depërtuar në valët e radiove të komunikimit të Policisë së Shtetit, me qëllim marjen e informacioneve për vendodhjen e policisë dhe operacionet që kjo e fundit ka kryer.

Por megjithëse Basho kishte marë një sërë nismash që i garantonin atij sigurinë për të vijuar aktivitetin kriminal në Vlorë, kryesisht në kultivimin dhe shitjen e drogës, një gabim i vogël i tij ka sjellë zbulimin dhe më pas arrestimin e tij. Gafa e Bashos, ishte hyrja në një konflikt me dajën e tij, duke i kërkuar me anë të presionit shumën prej 100 mijë euro. Policia ka shkuar në banesën e Bashos, ku ka zbuluar se njeriu më i kërkuar në Itali, kishte ngritur një kullë të vërtetë sigurie. Madje Basho kishte investuar dhe në mjete teknologjike duke depërtuar në valët e radiove të policisë së Vlorës, ku mësonte gjithçka çfarë komunikonin oficerët e policisë.

Gazeta ka verifikuar me imtësi këtë rast, ku është mësuar nëpërmjet burimeve se në ambientet e koridorit të katit të parë të banesës, mbi një komodinë, janë gjetur dy radio Marrësë-Dhënëse, të markës “Tratalk”. Ndërsa në sirtarin e parë të kësaj komodinë është gjetur një radio marrëse-dhënëse e markës “TWO-WAY”,e cila pasi është provuar ka rezultuar se ka patur akses në valët e përdorura nga ana e Shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë. Kjo tregon edhe një herë tjetër si krimi i organizuar në vend, është shumë hapa larg policisë, e cila në shumë raste ndihet e pafuqishme dhe e pamotivuar për të luftuar krimin. Sot “Shqiptarja.com” zbulon atë çfarë gjeti policia shqiptare në banesën e tij në Selenicë të Vlorës dhe akuzat e ngritura kundër tij.

Telsi Basho

Dosja kundër Tesi Bashos personazh i njohur në botën e krimit në Vlorë, është ndarë në tre pjesë, ku për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro po heton Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi I bimëve narkotike”. Ndërkohë dosja tjetër ka të bëjë me ekstradimin ose jo të Tesi Bashos në Itali, pasi pak vite më parë Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali. Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por ai mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës.

Nga materiali që disponon “Shqiptarja.com” rezulton se Tesi allias Tesilvan Basho,rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në 8 nëntor 2016 gjykata e Torinos në Itali,e ka dënuar me burgim i përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes”, “Ushtrim i prostitucioni”, dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”. “…ky shtetas kishte ardhur dhe qëndronte në zonën e qytetit Selenicë dhe ushtronte aktivitetin kriminal që lidhet me lëndët narkotike, duke kultivuar dhe shitur drogën.

Në datën 14 shtator 2019, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Shërbimet e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontroll në banesën e Tesi (Tesilvan) Basho. Nga kontrolli i ushtruar në garazhin e banesës janë gjetur një automjet tip “Nisan Model X-Trail” me targa AA 728 TX me ngjyrë gri, brenda të cilit janë gjetur sende të kundërligjshme. Më konkretisht në makinë është gjetur dy armë zjarri automatik, me katër krehëra fishekë. Një krehër me fishekë luftarakë të kalibrit 9 mm. Një jelek antiplumb me ngjyrë bezhë, me mbishkrimin “Second chance”. Në ambientin e garazhit janë gjetur një kallëp lënde eksplozive, dy thasë celofani me ngjyrë të zezë dhe 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në ambientet e koridorit të katit të parë të banesës, mbi një komodinë, janë gjetur dy radio Marrësë-Dhënëse, të markës “Tratalk” dhe në sirtarin e parë të kësaj komodinë është gjetur një radio marrëse-dhënëse e markës “TWO-WAY”,e cila pasi është provuar ka rezultuar se ka patur akses në valët e përdorura nga ana e Shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në anën veri perëndimore të banesës në një objekt 1 metër larg banesës në një banesë të pabanuar, janë gjetur kërcej të bimës cannabis sativa.

Në ambientet e brendshme të banesës janë gjetur 10 llampa ndriçues, 10 drosler dhe 10 kapakë llampash. Brenda një dollapi është gjetur një sasi prej 100 gr lëndë në formën e thërmuar e dyshuar si produkt i lëndës cannabis sativa. Në oborrin para kësaj banese në një sipërfaqe me dimesione 10×7 m2, u gjëndën 55 bimë më lartësi nga 20 deri në 180 cm, të dyshuara si bimë cannabis sativa. Nisur nga këto sende të paligjshme prokuroria e Vlorës ka ngritur tre akuza për Tesi Bashon, akuza këto që janë konfirmuar dhe nga gjykata, e cila ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” për Bashon./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Drejt fundit punimet për Bibliotekën e re të Laprakës, do shërbejë edhe si qendër komunitare

FOTO/ Drejt fundit punimet për Bibliotekën e re të Laprakës, do shërbejë edhe si qendër komunitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

July 15, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

July 15, 2026
Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

July 15, 2026
Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

July 15, 2026
Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

July 15, 2026
Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

July 15, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

July 15, 2026
Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

July 15, 2026
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

July 15, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In