• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si e luftuam korrupsionin në arsim, shëndetësi e polici”/ Rama: Rekrutimi i policëve bëhej me letra bakalli, që deputeti ia çonte ministrit

by Java News
13/06/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Konferencën e parë Kombëtare të Antikorrupsionit, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë qeverisje, që të luftohet korrupsioni si tani.

Sipas tij, kjo konferencë është një moment historik dhe ky është një proces, ku ndahet kushëriri i ndershëm nga i fajshmi. Kryeministri Rama sulmoi qeverisjen e mëparshme, që sipas tij, i bënte emërimet në punë me lekë ose me njohje.

Duke mos përmendur emra, Rama theksoi mes të tjerash se “Rekrutimi i policëve bëhej me letra bakalli, që deputetët ja dorëzonin Ministrit të Brendshëm, që ishte një nga anëtarët e grupit parlamentar të partisë në pushtet, dhe niveli i trupës së policisë përcaktohej nga cilësia e burimeve njerëzore, që dilnin nga xhepat e deputetëve ët zonave për vite me radhë. Kjo sot është e paimagjinueshme”.

“Ky është një moment historik, përtej mangësive që ka një proces. Ky është një proces ende në hapat e parë, ku ndahet kushëriri i ndershëm nga i fajshmi. Është jashtëzakonisht një sfidë e madhe dhe nuk ka ndodhur kurrë. S’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga politika, në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj, qoftë në mbretëri, qoftë në komunizëm, qoftë në periudhat përpara, as në periudhën përpara reformës në drejtësi. Ky është një fakt, pavarësisht se ky është një proces. Është një proces që ka ulje e ngritje, që ka rëniet dhe zhgënjimet e veta, por që është procesi i duhur në drejtimin e duhur.

Shumë herë gabimisht korrupsioni dhe lufta kundër korrupsionit identifikohet me thjesht çfarë bën drejtësia dhe kush u fut në burg, apo kush u akuzua përpara gjykatës. Ndërkohë që kjo është vetëm njëra anë. Ana tjetër është ana që ka të bëjë me marrëdhëniet mes qytetarit dhe shtetit në jetën e përditshme, ka të bëjë me drejtësinë e jetës së përditshme, ku jo domosdoshmërisht bëhet fjalë për një vepër penale, por ku e drejta shkelet dhe shkelet në mënyrë flagrante.

T’i marr me radhë disa prej aspekteve të përditshme të jetës. Kush ka qenë prind që ka çuar fëmijë në universitet, deri para pak vitesh e di shumë mirë si futeshe në universitet. E di që vendet në universitet ziheshin jo sipas meritës, pra nuk kishte drejtësi. Që me reformën që bëri Lindita Nikolla, si ministre në atë kohë, u kalua në platformën tërësisht digjitale, një platformë tërësisht transparente. Të vijmë te mësuesit. Sa shanse kishte deri para pak vitesh të bëheshe mësues, nëse nuk ishe i lidhur me partinë në pushtet, dhe sa mësues janë sot në vendet e punës falë platformës digjitale të rekrutimit të mësuesve, pasi prisnin me vite e vite në radhë për t’iu hapur dera e rekrutimit në punë. Çuditërisht platforma e rekrutimit të mësuesve tregoi se mësuesit që ishin në radhë merrnin më shumë pikë se tjerët, por nuk bëheshin pjesë e sistemit. Marrim infermierët, ishte e pamundur të bëheshe infermiere pa një tesere partie. Gjithë sistemi i rekrutimit të infermierëve kthehej në një sistem rekrutimi partiak, gjë që sot është e paimagjinueshme, sepse të gjithë sot rekrutohen përmes sistemit digjital.

Rekrutimi i policëve bëhej me letra bakalli, që deputetët ja dorëzonin Ministrit të Brendshëm, që ishte një nga anëtarët e grupit parlamentar të partisë në pushtet, dhe niveli i trupës së policisë përcaktohej nga cilësia e burimeve njerëzore, që dilnin nga xhepat e deputetëve të zonave për vite me radhë. Kjo sot është e paimagjinueshme. Nuk futesh dot në Akademinë e Policisë pa kaluar nëpër filtra. Futej kush paguante para apo kush kishte lidhje farefisnore apo krahinore, por asnjëherë nuk ishte e garantuar të futej ai që e meritonte. Kishte shumë pak vajza në polici, për shkak se rekomandimet që bëheshin, bëheshin nga mitingjet te tryeza e ministrit, dhe sigurisht që në mitingje shumica ishin burra”, u shpreh kryeministri Rama./m.j

Next Post
“Mjaft më me korrupsion!”/ Yuri Kim konfirmon hapat para: Të bëhemi bashkë për të mbrojtur demokracinë! Diktatura dhe komunizmi janë…

"Mjaft më me korrupsion!"/ Yuri Kim konfirmon hapat para: Të bëhemi bashkë për të mbrojtur demokracinë! Diktatura dhe komunizmi janë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com