Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke nën akuzën e trafikut të heroinës, drogë e cila ishte në pronësi të një bosi me origjinë po ashtu shqiptare.
Media vendase shkruan se në pranga kanë rënë një 28-vjeçar i cili po e niste drogën përmes makinës pranë ishullit Mitilini.
Është arrestuar gjithashtu edhe kushëriri i tij, së bashku me një tjetër shqiptar të moshës 36 vjeçare. Këta të dy po prisnin 28 vjeçarin që t’u sillte 1 kg heroinë.
Sipas hetimeve të policisë, ai që “tërheq” fijet e trafikut është një 42 vjeçar me origjinë nga Shqipëria e cili ndodhet në burg në Greqi nën akuzën e trafikut të drogës. Media greke nuk bën të ditur emrat e të arrestuarve për momentin.










