• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si duhet t’i përgjigjet Perëndimi Putinit, dhe spiunëve të tij?

by Oliver Kamm
12/10/2018 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Oliver Kamm

Rusia nën regjimin e Vladimir Putinit është një shtet batakçi, por jo veçanërisht i aftë. Ky është përfundimi i pashmangshëm, që mund të nxirret nga përpjekjet e spiunëve rusë, për të shënjestruar operacionet kibernetike të Zyrës së Jashtme, objektin kërkimor në Porton Daun dhe Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Këto operacione të dobëta, u ekspozuan së fundmi nga autoritetet britanike dhe holandeze. Kërcënimi nga agresioni rus në forma të ndryshme është i fortë, por metodat e parandalimit dhe kontrollit, që funksonuan dikur për të mposhtur komunizmin në Luftën e Ftohtë, nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre edhe në epokën e luftës kibernetike.

Tereza Meji tha para Dhomës së Komunëve muajin e kaluar, se përpjekja për të vrarë Sergein dhe Julia Skripal në Salisbëri me një agjent nervor, nuk ishte një operacion privat, por një aksion i shtetit rus. S’ka pasur kurrë arsye, për të dyshuar tek ky përfundim shqetësues.

Ai përshtatet me një model të dhunës vdekjeprurëse, të përdorur gjatë shumë viteve nga regjimi i Putinit, brenda kufijve rusë dhe më gjerë, kundër kundërshtarëve dhe kritikëve të tij. Teoricienët e konspiracionit, përmendën menjëherë dhe në mënyrë të parashikueshme rastin e të dhënave të rremeve të agjensive inteligjente dhe OPCW për armët e shkatërrimit në masë në Irak, por helmimi i ndodhur në Salisbëri është një rast shumë i ndryshëm.

Analiza ligjore, tregoi se një agjent nervor ishte vendosur në Salisbëri, dhe një shtetas britanik është në agoni si pasojë e këtij akti. Qeveria britanike, synoi me të drejtë të bashkëpunonte menjëherë me OPCË, monitoruesen e armëve kimike, ndërsa shteti rus vazhdimisht e ka sulmuar vazhdimisht këtë organ.

Pse? Konkluzionet e përpikta të OPCW për përdorimin e armëve kimike në Siri fajësuan regjimin e Asadit, që është një klient i Rusisë. Megjithatë gjurmët, dezinformimi, dhe të gjitha mekanizmat e përdorur nga Kremlini dhe organet e tij të propagandës, janë ekspozuar nëpërmjet provave të qarta.

Në një konferencë për mediat, autoritetet holandeze treguan fotografi të pasaportave të 4 agjentëve të inteligjencës ruse, GRU, që mbërritën në aeroportin e Amsterdamit nga Moska më 10 prill. Ata udhëtuan për në selinë e OPCW në një mision zbulimi. Ishte një operacion tejet qesharak.

Agjentët rusë, përdorën pikat e ndërlidhjes së Ëi-Fi, kësisoj detajet mbi identifikimin e tyre ishin lehtësisht të arritshme. Ata shkuan më pas në aeroportin e Moskës nga kazermat e GRU-së, pa asnjë ndërhyrje; dhe pasaportat e tyre kishin numra të njëpasnjëshëm.

Morën me qira një makinë, e cila u kap nga autoritetet holandeze, dhe që kishte pajisje inkriminuese brenda saj. Një nga agjentët, kishte marrë ndërkohë pjesë në veprimtari klandestine në Malajzi, për të tentuar të mblidhte informacione, në lidhje me hetimin e rrëzimit të fluturimit Malaysia Airlines MH-17 mbi Ukrainë në vitin 2014.

Është gjithmonë joshëse, që me një shtet kundërshtar, të supozosh se një gafë kaq e madhe të jetë pjesë e një plani më të gjerë. Por kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht e vërtetë. Rasti patetik i Majkëll Betani, një spiuni që vdiq disa javë më parë, e dëshmon më së miri këtë.

Betani punonte për inteligjencën britanike, MI5, dhe ishte i dëshpëruar të tregonte gatishmërinë e tij për të spiunuar për Bashkimin Sovjetik. Kështu në vitin 1983, ai i dërgoi materiale të vjedhura nga inteligjenca britanike, shefit të KGB-së në Londër – i cili dyshoi se mos kjo ishte një kurth, ndaj nuk bëri asgjë. Betani u arrestua më vonë, dhe u dënua me 23 vjet burg.

Komploti për të vrarë Skripal dhe spiunimi tek OPCW, që ishte duke testuar agjentin nervor të përdorur në sulmin në Salisbëri, duket se lind nga i njëjti manual i dështimeve. Skema ruse, ka pasur pasoja të tmerrshme, por ajo qe në thelb jo-funksionale për shkak të dështimeve njerëzore.

Vetëdija mbi këtë, duhet të udhëheqë politikën perëndimore.

Rusia po zhvillon prej kohësh një luftë kibernetike. Në vitin 2007, Estonia pësoi një valë sulmesh kibernetike. Ajo qe me gjasë një pararendëse e një fushate të ngjashme kundër qeverisë dhe ekonomisë së Gjeorgjisë në vitin 2008, kur Rusia ndëmorri një inkursion ushtarak.

Ndërkohë në vitin 2009, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut u vunë në shënjestër në një fushatë të luftës kibernetike, që duket se kishte origjinën në Korenë e Veriut. Problemi për demokracitë perëndimore që përballen me sulmet kibernetike, është se sipas përkufizimit, fajtori në këtë lloj agresioni nuk është i lehtë për t’u zbuluar.

Ka shumë pak pengesa për të hyrë infrastrukturën kibernetike të një shteti kombëtar. Hakerat mund ta bëjnë këtë, me shumë më pak se sa kapitali intelektuali. Lufta kibernetike, synon jo vetëm sistemet kompjuterike të dukshme, por edhe infrastrukturën jetike të nje vendi, siç janë centralet bërthamore.

Atëherë, si është e mundur të pengohet një luftë kibernetike, e cila do të kishte pasoja shkatërruese? E vetmja mënyrë e besueshme e reagimit, është të demaskohen regjimet që janë

të njohura se e zhvillojnë një luftë të tillë. Pra në rastin konkret Rusia, pas përpjekjes për të sabotuar hetimet mbi sulmin ndaj avionit malajzian MH-17 dhe helmimin në Salisbëri.

Regjimi i Putinit, duhet ta dijë se është kapur me presh në dorë. Diplomatët e tij të supozuar, duhet të dëbohen nga kryeqytetet perëndimore.

Aparati i tij propagandistik, si mediat famëkeqe të lajmeve RT dhe Sputnik, duhet të shmangen nga politikanët demokratë. Frenimi nuk është një kurs joshës, por siguria kolektive është po aq thelbësore në epokën e luftës kibernetike, sa ishte edhe në epokën e Bashkimit Sovjetik.

CapX

Në shqip nga bota.al

Next Post
Hëna e re/ Si do të ndryshojë energjia e çdo shenjë të HOROSKOPIT pas 12 tetorit

Hëna e re/ Si do të ndryshojë energjia e çdo shenjë të HOROSKOPIT pas 12 tetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

April 30, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

April 30, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!

April 30, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

I sëmurë apo…? Meta pranon ndryshimin drastik: Jam dobësuar, por…

April 30, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë

April 30, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

April 30, 2026
Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

April 30, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Partia është e imja, topin e gjuaj vetë!

April 30, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In