• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do të udhëtojmë brenda 50 viteve të ardhshme?

by
17/07/2022 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në më pak se 100 vite, njerëzimi kaloi nga kuajt tek udhëtimet hapësinore. Dëshira jonë e pashuar për të zbuluar dhe nevoja e vazhduar për të udhëtuar u bënë bashkë, për të bërë që sektori i transportit të pësonte një progres të jashtëzakonshëm.

Ne jetojmë në kohën e teknologjive të reja, automatizimit, Inteligjencës Artificiale (AI), zhvillimeve të energjisë së rinovueshme dhe standardeve të reja në udhëtim – ndaj është e sigurt që në dekadat e ardhshme, mjetet me të cilat ne udhëtojmë do të ndryshojnë në mënyrë radikale.

Lëvizja tek energjia elektrike 
Efektet e vazhduara të pandemisë dhe përkeqësimi i klimës po luajnë një rol të rëndësishëm në rikonceptimin e të të udhëtarit. Për shumë, e ardhmja është elektrike.

“Me pak fjalë, çdo gjë që punon duke djegur diçka do të ketë ndaluar,” – shprehet CEO i firmës daneze Fastned, Michiel Langezaal.

Sidoqoftë, për ekonomistin nga Universiteti i Cambridge, Dr. Justin Bishop transferimi tek elektriket nuk është aq i thjesht sa mendohet, duke qenë se mund të kërkojë sasi edhe më të mëdha energjie.

Ja pse, Bishop shprehet se ‘udhëtimi pro-aktiv’ ka nisur të kthehet në një qëllim në vetë vete.

Ideja e tij anon nga  “qytetet 15-minutëshe” ku integrimi i planifikimit urban dhe shkurtimi i distancave, do t’i lejojë banorët t’i përshkojnë distancat e përditshëme ose me këmbë dhe biçikletë, ose me transport publik.

Hidrogjen vs. Elektrike

Foto e një makine me hidrogjen nga ‘Hopium’ Alpha 0 Protoype

Kompania franceze Hopium ka dizajnuar një makinë sportive tejet elegante të furnizuar me hidrogjen, e cila shpreson të konkurrojë Tesla-n në garën drejt emetimeve-zero.

Kjo makinë sportive furnizohet me hidrogjen, elementin më të gjendur në univers. Hopium e quan atë “të ardhmen e botës”.

Sistemi furnizues ‘Machina’ transformon oksigjenin dhe hidrogjenin në elektricitet, duke mos çliruar asgjë veç ujit.

Depozitat e karburantit me hidrogjen nuk e ruajnë elektricitetin në të njëjtën mënyrë si një bateri. Në të kundërt, ato e tërheqin hidrogjenin nga një cisternë që mund të rimbushet për punë minutash.

Një disavantazh i makinave elektrike është se në bateritë e tyre gjenden elementë si litiumi apo kobalti, ekstraktimi i të cilëve arrihet me anë të gërmimeve të dëmshme për ambientin.

Lombard pretendon se serbatorët e Machina përmbajnë më pak “substanca të dëmshme”.

Një tjetër karakteristikë e kësaj makine sipas Lombard, është ndjesia e vozitjes e cila është mjaft e ndryshme nga rivalët e tyre elektrikë.

“Diçka interesante është eksperienca fonike, pasi me makinat elektrike të gjithë thonë që nuk janë të zhurmshme por me hidrogjenin është një eksperiencë krejt e veçantë,” tha ai.

Por makinat e hidrogjenit nuk janë ende tërësisht gati për të marrë titullin “makinat e së ardhmes”.

Stacionet e hidrogjenit janë të pakta dhe larg njëri tjetrit. Në Europë, ka vetëm rreth 100 syresh ndërsa në SHBA edhe më pak.

Hopium nuk ka të njëjtat mjete dhe kushte si Tesla për të zhvilluar një rrjet të mirëfilltë stacionesh furnizuese. Kjo është edhe arsyeja përse Lombard po shpreson në mbështetjen që mund t’i ofrohet nga shtete të ndryshme që besojnë në modelin e tij të biznesit.

Një shoqëri pa makina
Disa të tjerë ama mendojnë se makinat kanë vdekur tërësisht.

“Në 50 vitet e ardhshme, udhëtimi do të jetë 100 % i ndarë mes njerëzve, ai do të merret me qera, do të jetë autonom dhe do të mundësohet nga bateritë dhe hidrogjeni,” – thotë Adetayo Bamiduro, CEO i Max.ng.

Shumë shpejt, thotë ai, askush nuk do të ketë nevojë të ketë një makinë personale, as në Amerikë as në Afrikë. Dhe po, fluturimet për në hënë shumë shpejt do të bëhen të përballueshme nga klasa e mesme.

Edhe pse udhëtimet komerciale për në hapësirë janë ende një pikëpyetje, eksperimentet me transportin publik kanë arritur një pikë kulminante, dhe një shembull konkret është projekti futuristik Hyperloop – një tren elegant që qëndron mbi tokë dhe udhëton me anë të një tubi që e lejon të arrij shpejtësi marramendëse – duke eliminuar forcën e fërkimit që vjen nga rrotat dhe shinat në trenat apo autobusët normalë.

“Koncepti i blerjes apo pronësisë së një makine shumë shpejt do të zhduket,” – thotë Bibop Gresta, CEO i Hyperloop Italia.

Taksitë fluturuese 
Duke vazhduar edhe më tej, ka edhe nga ata që mendojnë se të fluturuarit nga një vend në tjetrin do të jetë normalja e së ardhmes. Christine Wang, Drejtore në Innovation Hub Lufthana, beson se fluturimi autonom gjithashtu do të jetë më i përhapur.

“Mbase, brenda 50 vitesh, ne do të kemi bërë të mundur taksitë ajrore dhe të tjera teknologji që përdorin qelizat e hidrogjenit,” – thotë ajo.

Sigurisht nëse do të na duhet të fluturojmë, pasi teknologjitë e realitetit të augmentuar, po avancojnë dita ditës dhe mund të na çojnë deri në pikën ku eksperienca e të udhëtuarit mund të jetë më interesante nga karrigia e shtëpisë se sa duke i bërë ato fizikisht, – thotë Wang.

Hyperloop

Foto e konceptit per trenin e shpejtesise se larte Hyperloop

Përfytyroni këtë: është viti 2045. Po qëndroni mbi një platformë në Berlin, duke pritur të hipni në një nga kapsulat e trenit elegant Hyperloop,  i cili do t’ju dërgojë për 1 orë të vetme në mbledhjen tuaj të radhës në Paris.

Në mbrëmje do të hipni në një tjetër tren me drejtimin jug, pasi do të kaloni fundjavën në Barcelonë – një udhëtim që do t’ju zgjasë jo më shumë se 90 minuta.

Koncepti i trenave të shpejtë Hyperloop i ka rrënjët që prej fillimit të shekullit të 19-të, kur inxhinieri mekanik George Medhurst propozoi metodën e parë për t’i transportuar njerëzit dhe mallrat me ‘tuba pneumatik’.

Ama ishte miliarderi Elon Musk, që i dha jetë kësaj ideje kur prezantoi konceptin e Hyperloop, si një sistem transporti masiv në vitin 2013.

Qëllimi është të arrihen shpejtësi deri në 1,000 km/orë, dhe asnjë emetim i dëmshëm.

Si funksionon?
Hyperloop është mënyra më e re e transportit që praktikisht e redukton fërkimin, i cili është burimi kryesor i mungesës së efikasitetit, thotë Juan Vicén, bashkë themelues i Zeleros Hyperloop.

“Dy fërkimet kryesore janë ai aerodinamik: kur mjeti lëviz, përballet me një sasi rezistence nga ajri. Dhe tjetri është ai që vjen nga toka, që ndodh kur rrotat prekin tokën.

Në mënyrë që ta evitojmë këtë, ne e vendosim mjetin në një tub, duke eliminuar kështu pjesën më të madhe të fërkimit që vjen nga ajri dhe në të njëjtën kohë e bëjmë trenin të qëndrojë pezull duke mos e prekur kurrë tokën. Duke reduktuar burimin kryesor të fërkimit, ne punojmë me një energji 5 deri 10 herë më të madhe se avioni”./ Euronews

/e.d

Next Post
Në rolin e recepsionistit, Këlliçi tregon se çfarë do t’i thoshte Bashës po t’i kërkonte një dhomë

Po të ishe recepsionist, suitën do ia jepje Kokalarit apo Spiropalit? Belind Këlliçi 'habit' me përgjigjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In