• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Si dështuan liderët e Maqedonisë në Bruksel

by
11/06/2015 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian e ka lënë Maqedoninë në mëshirën e fatit. Liderët e katër partive kryesore të këtij shteti nuk shfaqën asnjë pikë gatishmërie për të arritur marrëveshje, në takimin që nisi mbrëmë e përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bruksel.

Një burim i Klan Kosova, që ka dijeni për ato që janë thënë në këtë takim, bëri të ditur se bisedimet ishin të mundimshme dhe të tensionuara.

Pos takimit të përbashkët me katër liderët, përfaqësuesit e BE-së, por edhe ata të SHBA-së, liderët i takuan edhe veç e veç.

Sipas burimit, oferta për një qeveri gjithëpërfshirëse nuk u pranua nga të gjithë, përfshirë edhe PDSH-në.

Në tavolinën e bisedimeve, ku ishte edhe komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, pati edhe shantazhe nga përfaqësues të pozitës, që thanë se në rast se nuk arrihet marrëveshja, ata do të dalin nga Qeveria dhe do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, në afat sa më të shkurtër.

Kjo ndodhi në takimin e parafundit që u zhvillua rreth mesnatës. Pas këtij tensionimi u kërkua një orë pauzë, në tentim të vendosjes së dialogut serioz. Por, as pas kësaj kohe nuk pati lëvizje pozitive.

“Komisionari Hahn konstatoi se mundësia e marrëveshjes dështoi dhe tha se prej atij momenti Maqedonia dhe liderët e saj janë në mëshirën e fatit”, ka thënë burimi i Klan Kosovës.

Sipas tij, për këtë dështim janë fajësuar liderët e VMRO-së dhe BDI-së, por edhe ai i LSDM-së.

Mësohet se pas këtij zhvillimi, përfaqësuesi i PDSH-së ka thënë se marrëveshja e 2 qershorit nuk ekziston më dhe ka shprehur gatishmëri për një ujdi të re politike.

Klan Kosova merr vesh se në takimet e ndara me katër liderët, përfaqësuesit ndërkombëtarë të nivelit të dytë i kanë pyetur mysafirët nga Shkupi se çfarë mendojnë për modelet e rregullimit shtetëror të Zvicrës dhe Belgjikës, pasi është e qartë se ky aktuali në Maqedoni nuk po ka sukses.

Në bisedimet e Brukselit morën pjesë edhe Christian Danielson, shef i Drejtorisë për Zgjerim të BE-se, Alain Le Roy, Sekretar i përgjithshëm i shërbimit për politikë të jashtme dhe siguri në BE (zëvendësi i komisionarës Federica Mogherini), Jes Bailey, ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav.

Më poshtë mund t’i lexoni pikat e draftit të marrëveshjes të arritur më 2 qershor mes kryeministrit Nikola Gruevski, kryeopozitarit Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, në dorëzani të Komisionarit për Zgjerim në KE, Johannes Hahn.

1. LSDM kthehet në Parlament,

2. LSDM do ta udhëheq komisionin parlamentar anketues për përgjimet,

3. Ndërprehet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015,

4. Definohet formati i Qeverisë së Gjerë,

5. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ketë më shumë kompetenca,

6. Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016,

7. Integrimi euro-atlantik është prioritet,

8. Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit,

9. Raporte të mira ndërfqinjësore.
Nëse këto pika do të implementoheshin, atëherë në nëntor do të bëhej hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE./Telegrafi/

Next Post

17­-vjeçarja shqiptare nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com