• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Arben Pëllumbi e fitoi davanë morale me Kostë çapkënin

by Java News
12/03/2023 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Udhetimi në Itali i delegacionit të lartë shqiptar pat peripecitë e veta. Fundi i tij muar karakter epik dhe na la pa frymë.

Pas zallamahisë e poteres që plasi mbi “uren e vjeter” filloi një debat i fortë i karakterit kulturor i udhehequr nga vetë  akademiku Kosta si zoterues i idesë më të mirë. I bindur që në vazhdim do të thirret Kosta i Babos Gramozit dhe Lindites nuk ndalej më.

Per Babon ramë dakort që monumenti i tij ti zinte vendin Çelinit  pothuaj një zëri ndersa për të tjeret nuk qe e lehtë.

Ermua kishte një zemerim kostant dhe të pa adresë si mjegull. Viset e kaurrit ja dallashonin mendimet.

Unë e pranova Taon pa veshtersi  jo pse qe propozimi i saj  por tek e fundit e kam afer dhe ja njoh meritat  paçka se zemra me kerkonte Kryezevendes Liderin qe edhe mbi urë do ti trengonte Babos që ska paqe.

Por argumenti që perdoren në mosaprovim qendronte. Kundershtaret i vihen perballë Babos por atypari ishte një dyqan ari. Ndersa në anë shoket e armeve. Le të bëhet ndonjë varese floriri a medaljon me tiparet e Kryezevendes Liderit mejtuan me cinguneri shumice  ose ndonjë ikonë me fytyren ëngjellore të Banes.

Megjithese zëri i brëndshem me tha që Firence si ka shumë qejf revolucionaret se helbete qytet aristokrat.

Ndoshta duhej shtuar Niko Nikoqiri se çoku ka ca lidhje me aristokracinë se jo gjithmonë ka shitur rroba të perdorura.

Arben Pellumbin si njeri i vjedhur në ide ta therje në njëqind vende nuk nxirrte zë. Ai ecte mbi urë si xhind dhe fliste me vete.

Por siç do të shohim e drejta vonon po nuk harron e bashkë me të vjen shpagimi.

Vetem Kosta hardallisej në eksatazë sa desh i keputi mjekrren me duar Benvenutos nga qejfi.

Pasi shpetova gjallë nga vendimi i parë për të më punuar qindin filluan të ma dinë kimetin. Po ja po të mos jetë ky gjakprishur kush i rrefen bëmat tona , se një herë desh me poqen me idenë, se nuk shkon asgjë mbroth me keta dreqer të opozites afer, as që i duhet më vendit ajo delenxheshë?

Pa llafin e ketij si shkon fjala në vatan? Si do ta merrte vesh Babo që për të bëjmë hatanë? Prej ketij i patem mesuar dhe bëmat e Mimi di Puccini që aq shumë pat gezuar e tronditur Italinë e Jugut me sharmin e fjales dhe dukjes plot nur. E kush si mban mend ato rrefime, Mimia para ne nga pas, ec Mimia ec ne etj etj.

Duhet , duhet u pertypen me një ndjesi zgjidhjeje.

E verteta është si medalja ajo ka dy anë. Pas kesaj filluan të më marrin me te mirë madje Kosta që e ka zët të fusë doren në xhep pagoi kafenë qe të mos i hahej haku. Lindita me bleu një panine  me mish thiu dhe me tha më mirë mbllaçitu se të flasesh se na prish gjakun. Po Arbeni nja dy birra , të freskojnë tha të bëjne më të arsyeshem e keq se kishte.

Duke e ditur sa e rëndesishme është ajo urë per fiorentinet unë krahasova Elisen  me Beatriçen meqenese legjenda thotë se Dante e pat vëne re në qoshe të asaj ngrehine per ta bërë me pas të perjetshme siç Elisa po bëhet per rilindjen politike.

Por dikush aty më kundershtoi me vrull , me tha , ti je pedagog letersie qysh se dike që Elisa nuk permbush portretin se Dante e pershkruan Beatriçen  si “soave” domethënë të ëmbel dhe ajo qerratesha është e sertë e llafin zeher. Atë propozoje të zërë vend krah luftetarve të lirisë.

Sherri nuk na la të merreshim vesh po zëra pat që Etilda  dhe Jorida  janë “soave” dhe kanë melankoli poetike mjaftueshem. Nuk kisha më të drejtë tu perzihesha se e kishin marrë urën nën administrim tē thoja që Margeriti më mirë do të ishte  po jam i sigurtë që do merrja xhevapin nuk ishin njerzit aq të gjatë  e bjondë në të ri të Aligerit.

U la që të behej një vizite tjeter pasi të bëhej një studim akademik i thelluar në Tiranë ku të flitej edhe me skulptoret. Në të dalë të qytetit ishte një spital i madh me një statujë murgeshe emrin e të cilit mbante. Aty besova që erdhi çasti im për të thënë një fjalë! Po sikur ashtu i drojtur fola, ti vihet emri i Teta Gertes  kesaj gjëje , ajo ka luftuar me kovidin duke e bërë virusin pistil, në vend të kesaj murgeshe kaq të merzitshme do të rreziste fytyra e qeshur e Tetes. Nuk më thanë as po as jo më e keqja situatë ku mendimi gjykohet si i parendesishem. Ah të ishte Çyrbja ketu si vetë zeheri i tokes ai do kishte vënë rend ku fjalet e teperta do ishin fukarallek dhe secili do merrte hakun mbi atë kandar që nuk gabon.

Tisi i nates ra. Në aeroport mberrimë kush krenar e kush kokëulur. Hypem në balonë, zumë vendet.  U nis e uruara. Aty nga mesi i udhetimit balona tronditej, erë e tufan jashtë. Turbulencat na bënë të gjithve vellezer e Zotin në qiell Baba. Lindita mbante në dorë një rruzare. Ermua në dileme në ishte natyra jashtë apo Kosta  brënda që shkaktoi këtë qamet habitej e nuk dinte ku të mbahej.

Kosta ishte zvogluar e bërë sa një grusht, mu duk se në një moment u fut poshtë karriges . I bëra një shenjë gajreti se ti kishe idenë per të zevendesuar Benvenuto Çelinin me Babon. Ai ma bëri me shenjë si për të thënë dreqi i marrtë ato ide në kohë qejfi tani duhet shpetuar lekura. Ndryshe Arben Pellumbi, nuk i levizte asnjë muskul pos ndoj loti që i rridhte si rakia nga kazani. Siç do të mesonim në të zbritur nuk kishte qënë frike. E pyes po ti pse reagove asisoj ? Ti mendon që pata frikë per jeten time dhe tuajen? Hiç fare tha. Po ç’qe ateherë?! Mendova tha dhimbjen që do i shkaktonim Babos, merzinë, dëmin, kohen që do i merrnim per fjalime, dallaveret që do i duhej të perballonte për të na zevendesuar e partia mund të perçahej.E ke kollaj ti tha se në të dy partitë e tua po e hengre gezohen.

Nuk po u besoja veshve. Arbeni mu duk si Çezari i cili sapo ndertoi një monument në shpirtin e Babos si ai tek romaket, atë që Kosta e humbi në momentin e fundit. Kjo më ben të dyshoj se propozimi i tij mbi urë nuk qe i vertete madje ai ishte plagjatiura më e madhe e shekullit që i bëhej Arbenit i cili fitoi davanë morale.

Next Post
Imazhi i ri, One Albania; zbulohet axhenda dhe surprizat

Imazhi i ri, One Albania; zbulohet axhenda dhe surprizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

October 9, 2026
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
Qëlloi me armë bashkëshorten, burri sapo kishte lënë qelinë, ishte dënuar për dhunë në familje

Tragjedia në Gjilan, zbardhen detajet e krimit në familje! Burri vrau bashkëshorten dhe kunatin, plagos edhe një tjetër

October 9, 2026
“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

Pas skandalit në Dervician, hiqet portreti i Napolon Zervës, ishte ekspozuar në Dropull! Reagon ashpër Shoqata e Çamërisë: Provokim i rëndë

October 9, 2026
E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

E rëndë në Kosovë, dy të vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri, autori vetëdorëzohet në Polici! Kishin lidhje familjare, mister motivet!

October 9, 2026
Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

Kreu i AMP-së takohet me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Michel Tarran: Bashkëpunimi për forcimin e mbikëqyrjes policore në fokus të takimit

October 9, 2026
Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

Ministri Karakaçi sqaron ndërhyrjet në Shkumbin: Argjinatura është e përkohshme, do të hiqet pas punimeve për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë

October 9, 2026
“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!

“Proces vlerësimi dhe testime nga lart-poshtë”- Shkalla e meritës, Rama: Rekrutimet në administratë drejt një sistemi digjital dhe më transparent!

October 9, 2026
Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

Dhuna barbare ndaj 2 të rinjve shqiptarë në Maqedoni, BDI kërkon dorëheqje në Ministrinë e Brendshme!

October 9, 2026
Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

Pas Antoneta Sevdarit, zgjidhen edhe 2 anëtaret e tjera të KLP-së nga radhët e Prokurorisë (EMRAT)

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com