• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si Altin Dumani nxorri zbuluar “Rregjimin e Ulsiut” në burgje?

by Mero Baze
17/10/2025 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve duket se kanë përdorur praktika antiligjore për të kufizuar të drejtat e të burgosurve nga radhët e politikanëve që janë në ndjekje për korrupsion, duke përdorur “regjime speciale” linçimi ndaj tyre dhe kufizime që prekin të drejtën themelore për t’u njohur me akuzën dhe përgatitjen për mbrojtje.

Kufizimet e shkaktuara nga ajo që njihet si “rregjimi i Ulsiut në burgje” kanë përfshirë moslejimin e përdorimit të kompjuterit apo laptopit në qeli, sekuestrimin e mjeteve të punës që lejojnë leximin digjital të materialeve, si dhe linçim poshtërues në rastet e sëmundjeve apo ndërhyrjeve kirurgjikale.

Dyshimet lindën pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, pranoi në raportimin vjetor në Kuvend se SPAK nuk ka ndaluar apo urdhëruar ndalimin e përdorimit të kompjuterit offline në burg nga të burgosurit që e kanë të nevojshëm përdorimin e tij, sidomos për t’u njohur me akuzat ndaj tyre.

Rasti i ish-ministrit Ilir Beqja, të cilit i kanë dhënë akuzën në USB por nuk i lejojnë kompjuterin që ta lexojë atë, është një cinizëm i pastër ndaj të drejtës themelore të një të akuzuari për t’u njohur me akuzën ndaj tij. Drejtoria e Burgjeve, nën standardet e vendosura nga ish-ministri Ulsi Manja, e konsideronte këtë një krim të rëndë të ndëshkueshëm dhe nuk lejonte kompjuterin offline në burg, duke u justifikuar se nuk e lejonte Prokuroria.

Eskortat, telefonat celularë me internet, lidhjet me Skype nga plehra brenda burgut për kriminelët lejoheshin, por kompjuteri për të shkruar e për të lexuar akuzën nuk lejohej — me sa duket, meqë kriminelët nuk dinë ta përdorin dhe është i panevojshëm.

Por deklarata e Altin Dumanit ngre një pikëpyetje të re rreth abuzimeve me ligjin nga Ministria e Drejtësisë, lidhur me kushtet e të burgosurve dhe spekulimin e Ulsi Manjës, duke përdorur SPAK si mbulesë për të gjitha kufizimet thelbësore që u ka bërë në mënyrë selektive të burgosurve, kryesisht atyre ku ai mendonte se bënte shërbime politike.

Fakti që Altin Dumani thotë se SPAK nuk ka ndaluar përdorimin e kompjuterit offline, madje është dakord që të kenë edhe akses të kontrolluar në internet, tregon se ky është një standard i paligjshëm, korruptiv, i vendosur nga ish-ministri i Drejtësisë, i cili u jepte akses kriminelëve dhe eskortave në burgje, ndërsa linçonte ish-kolegët e tij me shpresë se kjo do t’i njihej si shërbim politik.

Të jesh i burgosur dhe të mos kesh mundësi të lexosh akuzën tënde në burg, sepse nuk të lejon Ulsiu të kesh kompjuter, do të thotë se je vënë përpara detyrimit: ose duhet të paguash tek administrata e burgut, ose duhet të bësh pazar politik me ministrin që të krijosh kushtet minimale për të lexuar akuzën.

Ky rast, ku Dumani ka nxjerrë zbuluar ish-ministrin e Drejtësisë, ngre pikëpyetje të mëdha edhe për abuzimet e tjera në burgje ndaj personazheve politike nga Ministria e Drejtësisë.

Kontrollet brutale, për të cilat ankohet Ilir Meta, shoqërimi me polici speciale në sallën e operacionit të Erion Veliajt, regjimi linçues ndaj tij në burg, madje edhe intrigat për ta futur në konflikt me të burgosurit e tjerë “duke i detyruar të zbatojnë rregullat”, tregojnë se sistemi ynë i burgjeve ka qenë një mekanizëm antiligjor në dorë të një ministri që e ka përdorur atë për t’u “lëpirë lart e poshtë”, për shërbime politike dhe natyrisht, për pjesën tjetër, për të bërë edhe biznes me të drejtat e mohuara të të ndaluarve në burg.

Ndaj do të ishte normale që të ngrihet një komision hetimor parlamentar për të verifikuar cilat janë të drejtat e ligjshme të të burgosurve që janë mohuar në mënyrë abuzive nga Ministria e Drejtësisë në rastin e figurave politike të ndaluara, pasi kjo çështje ngre shumë pikëpyetje mbi keqpërdorimin e drejtësisë për arsye politike.

Kështu mund ta kuptojmë edhe më mirë nëse “rregjimi i Ulsiut” në burgje është personal për arsye korruptive apo shërbim politik.

Fakti që Altin Dumani e nxorri zbuluar në raportimin në Kuvend, për një çështje banale siç është përdorimi i kompjuterit offline në qeli, tregon se pas këtyre praktikave të paligjshme fshihet një problematikë shumë më e madhe, kriminale dhe politike, e cila duhet të hetohet.

Next Post
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Tiranë, reagon Rama: Liria ka emër!

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK në Tiranë, reagon Rama: Liria ka emër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In