• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuplaka politike e BE, ndaj protestës groteske për Berishën në Bruksel

by Ylli Pata
20/10/2024 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Pata

Ardhja e “kryeministres së Europës” në Tiranë më 23 tetor, natyrisht që është një axhendë diplomatike në lidhje politikat europiane në rajon.

Por sipas gjasave nuk është rastësi, caktimi i vizitës, pikërisht në shpalljen kur deputetët e Berishës kanë planifikuar një protest në kryeqytetin europian.

Pikërisht, kur ata ndodhen atje, Ursula Von der Leyen është në Tiranë. E cila, së bashku me krerët e Europës, nuk e kanë harruar që në samitin e Tiranës kur ishin mbledhur me të gjithë krerët e 27 vendeve të BE-së, Sali Berisha protestoi fort në Tiranë. Tek ne është harruar sepse quhet “dita e grushtit”, ku edhe pasojat, por edh protagonistin s’e përmend askush.

Por në realitet kemi të bëjmë sipas të gjitha gjasave me sinjal politik, për të treguar një lëvizje politike. Jo thjesht se BE, përkatësisht komisioni merret me një forcë politike jo aq relevante në një vend të vogël si Shqipëria.

Por BE, apo çdo shtet që e përbën atë janë mjaft serioze dhe veprojnë me kancelari shekullore. E këtu në Tiranë ata kanë ambasadorë, që nuk janë thjesht ndërlidhës, apo përcjellës mesazhesh, por pjesë integrale të një shteti. Sot ne pas më shumë se 500 vjet e mësojmë historinë e Skënderbeut nga shënimet e ambasadorrit të tij Pal Engjëlli, apo nga librat e Barletit. Ne sot, dimë për Ali Pashën nga Pukëvili, ambasadori i Francës në Janinë, apo për Shkodrën nga Franc Nopça, i cili bëri edhe hartat e Shqipërisë e veriut. E me radhë e me radhë.

Prej vitesh të gjithë ambasadorët e Bashkimit Europian, nga Romana Vlahutin e deri tek i sotmi, Silvio Gonzato, të gjithë shahen e mallkohen nga Sali Berisha edhe Ilir Meta, a thua se vërtetë ta janë fajtorët. Në fakt, ata janë dëshmitarët e ndodhive që ndodhin në Tiranë, e kanë aftësinë e mjeshtrinë për t’i përcjellë me sa më shumë finesë e korrektesë. Kështu ka ndodhur gjithmonë me diplomatët.

Të cilët në fund, janë edhe këshilltarët më të mirë të krerëve politikë për të marrë vendimin e duhur në lidhje me qëndrimin ndaj një shteti. Sepse në fund të fundit e njohin më mirë dhe punojnë ditë për ditë për këtë.

Sinjali i vizitës së “gruas së hekurt” që sot i luten të gjithë shtetet europiane, pasi ajo firmos miliarda euro të PNRR siç quhet ndihma për zhvillim, është shumë i qartë. Dhe mund të themi është politik. Një sinjal që e kemi parë se si sillen ndaj një forcë politike Perëndimore, për t’i treguar se jo vetëm nuk janë të shqetësuar ndaj tij, por i qëndrojnë përballë.

Next Post
I akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ish-deputeti i PS

I akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ish-deputeti i PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In